I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha tha se nëse PD vjen në pushtet, rrogat e mësuesve në krye të mandatit do të jenë 1500 euro ndërsa premtoi ringritje të sistemit arsimor.
"Klasat do zbresin në 20-25 nxënës dhe ata do mbajnë vendin e punës. Jam këtu për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se tabelat dixhitale do vendosen në shkollat e vendit. Dixhitalizimi i thellë i sistemit arsimor. Jam këtu për t’u premtuar se shkolla e partisë për drejtorë dhe portali i partisë për mësuesit, marrin fund me datën 12 maj", tha ai.
Kryedemokrati tha se PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Ai tha se rrogat minimale do të rriten në 500 euro ndërsa sipërmarrësve u kërkoi mirëkuptimin duke shktuar se kjo është ngarkesë, por u dha fjalën që PD do të ulë taksat në atë shkallë, sa atyre do u mbeten para më shumë në llogaritë e tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Elbasani madhështor fillon me virtytin më të arrirë të shpirtit të mirë shqiptar. Nuk mund të pranojmë ne këtë hendek të tmerrshëm që është krijuar në shoqërinë tonë. Nuk mund të pranojmë ne, që ata të cilët sollën mbi supet e tyre Shqipërinë, shkrinë djersët, shkrinë vitet, shkrinë jetën, të trajtohen tani më keq se një qen shtëpie në Gjermani. Të marrë një pension më të ulët se sa paguan ai vend për kafshët shtëpiake. Merr fund kjo. Nuk është ky shpirti i Elbasanit, përkundrazi virtyti më kryesor i yni ka qenë bamirësia dhe shteti që nuk frymëzohet nga ky virtyt, nuk e meriton të ekzistojë. Ndaj dhe ne do e nisim hapin e parë drejt Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore duke vendosur minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Nga kjo përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë, përfitojnë të gjithë studentët që meritojnë bursën, përfitojnë të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike.
200 euro nuk janë shumë, por ka një kriter, me 6.3 euro në ditë, përjashtohet varfëria ekstreme. Çdo vend i lirë nuk pranon varfërinë ekstreme dhe ne, 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do e zhdukim nga Shqipëria. Do e zhdukim nga Shqipëria dhe ndaj tyre, ndaj kësaj shtrese, të cilët marrin sot 40-50 herë më pak se rrogëtari më i lartë. Absurde, nuk ka në botë një gjë të tillë. Ndaj kësaj shtrese ne do përdorim kartën e konsumatorit. Ata do i blejnë ushqimet, duke marrë mbrapsht TVSH-në. Ajo në një vit është 450 euro minimumi. Rrogat minimale do të rriten në 500 euro. Sipërmarrësve u kërkoj mirëkuptimin. Unë e kuptoj që kjo është ngarkesë, por u jap fjalën e nderit që do ulim taksat në atë shkallë, sa atyre do u mbeten para më shumë në llogaritë e tyre se më parë. Miqtë e mi, vendi, shoqëria, kombi nuk mund të jetë kurrë madhështor në qoftë se nuk u jep ndihmën e duhur atyre që jetojnë në kushte më të vështira. Në qoftë se thellon hendekun mes të pasurve dhe të varfërve siç ndodh sot.
Ndaj dhe kjo merr fund. Por unë jam këtu në qytetin djep i arsimit të Shqipërisë. Rikujtoj sot një ditë në jetën time të veçantë, në vitin 2005, unë u kam premtuar në këtë qytet mësuesve të Shqipërisë dyfishimin e rrogave. Jam sot këtu po në Elbasan për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se në krye të një mandati, rrogat e tyre do jenë 1500 euro. Jam sot këtu për t’u premtuar nga ky qytet, djep i arsimit, mësuesve shqiptarë, se ata nuk do largohen për mungesë orësh nga sistemi arsimor. Jo, klasat do zbresin në 20-25 nxënës dhe ata do mbajnë vendin e punës. Jam këtu për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se tabelat dixhitale do vendosen në shkollat e vendit. Dixhitalizimi i thellë i sistemit arsimor. Jam këtu për t’u premtuar se shkolla e partisë për drejtorë dhe portali i partisë për mësuesit, marrin fund me datën 12 maj.
U përdorën si kurthe për të krijuar patronazhistë dhe militantë në arsim. Jo, mësuesit tanë do të respektohen në të gjithë dinjitetin e tyre dhe unë u them një gjë, atyre dhe shqiptarëve, po nuk vendosim mësuesin në piedestal, shkolla jonë nuk do ngrejë kokë kurrë. Patëm disa rezultate në këto përpjekje të para që bëmë para disa vitesh. Arritëm një ngjitje vertikale në testin e PISA-s. Por çfarë ndodhi mbrapa? Çfarë ndodhi pasi u vendos portali i partisë? Çfarë ndodhi pasi u mbushën shkollat me patronazhistë? Rënie në pikiatë e cilësisë së arsimit. Të fundit në botë nxënësit shqiptarë për mendimin kreativ. Por ka një ligj, sado poshtë që të biesh, kurrë nuk duhet të ngurrosh të ngrihesh përsëri. Dhe ne do ngrihemi përsëri. Ne do rikthejmë arsimin aty ky ishte.
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qark...
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë lajmëron sërish, përmes postimeve në rrjetet sociale, shtetasit shqiptarë që...
DELVINA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa bën me dije se KQZ ka pranuar një denoncim të Partisë Demokratike, për të h...
Edi Rama TIRANË- Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojn...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij dhe kësaj here ka zgjedhur ta bëjë nëp&...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një seance gjyqsore pas arrrestimit të tij hodhi akuza dhe pretendime q&eum...
VAU I DEJËS-Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës ka ftuar kr...
VAU I DEJËS- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës ësht&...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Malësisë ...
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërin...