
Shqiptarët po vërshojnë masivisht në Maqedoninë e Veriut për të blerë karburant me çmim më të lirë. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se konsumi i naftës ka arritur rekordin e mbi 2 milionë litrave në ditë për shkak të blerjeve në kufi.
“Arsyeja për këtë është se disa qytetarë nga vendet fqinje vijnë në Maqedoni për të furnizuar me karburant, veçanërisht në zonat kufitare.Presioni më i madh është në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë, pasi çmimet e naftës dhe benzinës në vend janë më të ulëta krahasuar me disa nga vendet fqinje,” tha Mickoski.
Të dhënat zyrtare nga qeveria e Maqedonisë së Veriut tregojnë se konsumi ditor i naftës është rritur me mbi 40 për qind krahasuar me para krizën, pikërisht për shkak të blerjeve masive nga shqiptarët dhe grekët, dy vende të cilat kanë çmim naftë shumë më të lartë se sa Maqedonia e Veriut.
“Çmimi i benzinës me 95 oktanë në vend varion midis 1.27 dhe 1.31 euro për litër, ndërsa në Greqi dhe Shqipëri ky çmim është mbi dy euro,” shtoi Mickoski.
Përllogaritjet nga zyra e statistikave në Maqedoninë e Veriut tregojnë se shqiptarët dhe grekët janë duke blerë mesatarisht 200-300 mijë litra karburant në ditë në Maqedoninë e Veriut. I pyetur nëse qeveria do të të ndërhyjë për ta kufizuar këtë fenomen, Mickoski tha se nuk ka arsye.

“Situata e furnizimit me naftë është mëse e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë sinjal për mungesa të mundshme,” tha Mickovski.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka qenë një nga më agresivet me masa për të përmbajtur rritjen e çmimit të naftës për qytetarët. Kjo ka bërë që diferenciali i çmimit të karburanteve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të rritet në nivele rekord. Aktualisht në M. e Veriut çmimi i një litër nafte luhatet në nivelin 1.3 euro, ndërsa në Shqipëri është mbi 2.1 euro duke e çuar diferencën në 80 cent të euros për litër, ose 80 lekë për litër.
Pasiviteti i qeverisë i ka shndërruar shqiptarët në turistë nafte, ndërkohë që ekonomia humbet konsum dhe të ardhura, të cilat fitohen nga fqinjët tanë./Kapitali.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Prill17:37
“Europa, po bën gabim të madh strategjik duke refuzuar të flasë me Rusinë!”/ Le Figaro për deklaratën e Ramës: Bie ndesh me qendrimet e BE
Njëriu që i ka mbyllur dyert vendit të tij për integrimin europian për shkak të korrupsionit dhe bllokimit të drejtësis&...
POLITIKE
24 Prill17:32
"Po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?"/ Këlliçi publikon mesazhin e rëndë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh që ai e cilëson si shqetësues nga ministri i Jasht&...
POLITIKE
24 Prill17:13
“33 mln euro të vjedhura nga fondet IPARD të BE”/ Deputeti publikon emrat: Paratë e fermerëve përfunduan në hotele e vila
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pasi iu anulua interpelanca në Parlament lidhur me fondet e vjedhura të BE. Kapri ka pu...
POLITIKE
24 Prill16:48
“GJKKO po më shkel të drejtat”, Ilir Beqaj letër Xhafajt, Gogut dhe Manjës
Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me procesin penal ndaj tij në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJ...
POLITIKE
24 Prill16:32
Shtyu seancën ndaj Veliajt, Gjykata e Apelit sqaron vendimin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka sqaruar vendimin për shtyrjen për në datë 29 prill të shqyrtimit të një ankimi të...
POLITIKE
24 Prill16:16
Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë e quan të paligjshëm shkarkimin e Gledis Nanos, dëmshpërblehet me 100 milionë lekë
Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të M...
POLITIKE
24 Prill15:52
Rama dëshmitar/ Gjokutaj: Strategjia për të goditur politikisht Berishën është kthyer kundër nxitësit kryesor
Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën nj&eum...
POLITIKE
24 Prill15:45
“Te korruptuara Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj”, Gazment Bardhi: Rama mbron këto dy afera pasi lidhen drejtpërdrejt me familjarët e tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon kryeministrin Edi Rama si garant të korrupsionit. Ai shkruan se ...
POLITIKE
24 Prill13:21
Berisha: 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra, u bënë tjetërsime të titujve të pronësisë. Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadast...
POLITIKE
24 Prill12:52
“Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut”/ Berisha zbulon datën e protestës së radhës:
Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës
“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe shesh...