POLITIKE

"Raporti IBAR përbën një dokument kyç për ecurinë e negociatave", Xhixho: Shqipëria përballet me sfida të mëdha në shtetin e së drejtës

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 18:40
"Raporti IBAR përbën një dokument kyç për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë në një moment kritik dhe të ndërlikuar.

Sipas saj, raporti IBAR përbën një dokument kyç për ecurinë e negociatave dhe mbylljen e kapitujve, ndërsa thekson se procesi nuk varet vetëm nga miratimi i ligjeve, por nga vullneti politik dhe zbatimi real i standardeve. Xhixho ngriti shqetësime edhe për zhvillimet në vend, duke përmendur vendimmarrje politike dhe reagime ndërkombëtare që sipas saj ndikojnë në perceptimin e progresit të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Erisa Xhixho:  Në fakt, procesi i integrimit Europian ndodhet në një moment shumë kritik. Padyshim që prej janarit, raporti i IBAR-it, që është një raport i ndërmjetëm i kritereve dhe standarteve që do të duhet të plotësojë Shqipëria, si një raport kyç për mbylljen e të gjithë kapitujve të negocimit. Pra, pa këtë raport, ne nuk mund të mbyllim asnjë kapitull. Zoti Balla mund të vërë shumë deadline. Çështja është që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është thjesht plotësimi i disa ligjeve, miratimi i disa reformave, por vullneti politik dhe zbatimi në realitet i këtyre standarteve. Dhe fakti që shumë nga shtetet europiane kanë vënë shumë pikëpyetje, sepse ky raport mbulon edhe kapitujt 20-23, 24 që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, demokracinë, zgjedhjet dhe çdo gjë tjetër, kanë ngritur shumë pikëpyetje, sidomos padyshim me bllokimin e imunitetit për rastin Balluku, që tregoi fare qartë 83 vota, të cilat treguan fare qartë jo vetëm pengimin e drejtësisë në vazhdimin e hetimit ndaj zonjës Balluku dhe ndjekjes penale, por nga ana tjetër dhe bllokimin e procesit të integrimit Europian.

Ju keni parë deklaratat të menjëhershme që bëri ambasada britanike, ambasada gjermane e të gjitha me radhë, sepse nuk mund të quash thjesht zbatim, thjesht miratimin e reformës në drejtësi një sukses, apo kur po ndiqen kundërshtarët e tu politikë, reforma ecën shumë mirë, ama kur kjo reformë vjen tek numri dy i qeverisë, që praktikisht është numri një, sepse çështja Balluku e dimë të gjithë që është çështja Rama, ti përdor 83 mandate, si një mburojë politike, përdor parlamentin si një... E dimë shumë mirë që çdo urdhër të çdo afere korruptive e ka dhënë zoti Rama dhe padyshim kemi një ndryshim të qasjes. Pra, në qoftë se Partia Socialiste deri dje thoshte që unë nuk bëhem zyra avokatie për askënd, që në qoftë se do të vijë një kërkesë e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Në fakt, dosja e AKSHI-t është një dosje absolutisht që e ka cituar tashmë SPAK-u qeverinë shqiptare si një grup të strukturuar kriminal. Pra, atë që thoshte opozita gjatë gjithë kohës, që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një keqqeverisje apo një qeverisje të korruptuar, por kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe ajo dosje, e cila ka brenda, ka pengmarrje të biznesmenëve të ndryshëm, ka pastrim parash, ka vjedhje miliona euro dhe koordinatori  Ergys Agasi ishte pikërisht ai që drejtonte në fakt gjithë afera korruptive të AKSHI-t dhe absolutisht në prononcimet e SPAK-ut, imagjinoni ku ka shkuar, nga 33.000 euro që kishim verat, ka shkuar në një kuti verash ku mbaheshin 200.000 euro. Domethënë, jo vetëm korrupsion, po ky është korrupsion masiv, ka shkuar në nivele shumë të larta korrupsioni i kësaj qeverie dhe padyshim që në të gjithë këto afera është kryeministri Rama, sepse jemi të gjithë shumë të qartë që askush nuk ka ngrënë as kumbulla, as dardha mbrapa krahëve të kryeministrit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan