POLITIKE

‘Drejtësia me dy standarde’, Abilekaj: Ilir Meta në shënjestër, drejtësia e ndikuar politikisht

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 18:03
‘Drejtësia me dy standarde’, Abilekaj: Ilir Meta në

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve me gazetarin Edvin Parruca, analisti Enton Abilekaj u shpreh se rasti i Ilir Metës është shembulli më i qartë i një drejtësie me standarde të dyfishta dhe të ndikuar politikisht. Ai theksoi se që në nisje të procesit, pa u shqyrtuar ende provat dhe faktet, mënyra e trajtimit ndaj Metës tregon një predispozicion ndëshkues nga ana e gjykatës.

Abilekaj u shpreh se, kushtet e paraburgimit, kufizimet procedurale dhe vështirësitë në aksesin ndaj dosjes dëshmojnë për shkelje të të drejtave themelore. Ai vuri në dukje kontrastin me raste të tjera, si ai i Veliaj apo Beqajt, ku proceset zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe pa të njëjtat kufizime.

Pjesë nga deklarata:

Në fakt, sot po flasim për fillimin e një procesi. Fillim procesi për Ilir Metën, fillim procesi për Erjon Veliajn dhe për Ilir Beqën gjithashtu. Ky fillim procesi, ende pa nxjerrë letrat, provat, dëshmitarët dhe palët, pra pa u filluar shqyrtimi i vërtetë në themel, na tregon se ka dy qëndrime që mund të të orientojnë drejt predispozicionit të gjykatës ndaj të pandehurve.

Në qoftë se shikojmë Erjon Veliajn dhe Ilir Metën, të cilët mbahen në kafaz dhe mezi njihen me dosjet, që kanë probleme me të gjitha procedurat normale të një procesi gjyqësor, ndërsa avokatët detyrohen të ankohen publikisht, nga ana tjetër Ilir Beqja është një person ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor i rregullt. Nuk po them që Ilir Beqja po favorizohet, por ai zhvillon një proces gjyqësor të rregullt, ku nuk po i shkelen shumica e të drejtave dhe po i pranohen kërkesat në bazë të ligjit.

Kështu që, nëse te Ilir Beqja nuk e dimë se çfarë vendimi do të ketë, për shkak se gjykata nuk po tregon një kujdes të posaçëm për diskriminim, te Ilir Meta dhe Erjon Veliaj po shohim një kujdes të posaçëm për diskriminim. Një kujdes i cili, në fakt, nuk buron nga marrëdhëniet e tyre me gjykatën dhe prokurorinë, por nga marrëdhëniet e tyre me kryeministrin. Besoj se kjo është e dukshme, sepse të njëjtën marrëdhënie me gjykatën dhe prokurorinë e ka pasur edhe Ilir Beqja. Edhe ai i akuzoi për shkelje të të drejtave, dhe iu plotësuan kërkesat. Ndërsa këtyre të dyve, që bënë të njëjtën gjë si Beqja, nuk iu plotësuan.

Pra, raporti i tyre me gjykatën ishte i njëjtë, ndërsa raporti me kryeministrin ishte i ndryshëm. Ata që kishin raport më të keq me kryeministrin janë të diskriminuar në gjykatë, ndërsa ata që kishin raport të mirë janë të padiskriminuar. Kjo na orienton te varësia e gjykatës dhe te qëndrimi politik i saj, dhe sigurisht na çon edhe te vendimi gjyqësor që pritet të merret. Pavarësisht fakteve, provave dhe dëshmitarëve, duket sikur vendimi është paracaktuar nga kryeministri: ata që janë kundërshtarë të tij duhet të qëndrojnë sa më gjatë në burg.

Ju niseni nga premisa se SPAK-u i ka kushtuar më shumë rëndësi PR-it sesa provave dhe hetimit, dhe kjo, në fakt, duket e qartë. Mënyra se si ka vepruar SPAK-u në rastin e Ilir Metës, sidomos me arrestimin e dhunshëm të tij, apo mënyra se si është trajtuar Erjon Veliaj në burg, tregojnë këtë qasje. Arrestimet e filmuara, që duket se janë shpërndarë qëllimisht, në bashkëpunim me kryeministrin, si dhe rasti i Ilir Metës i filmuar nga një taracë pallati, ndryshojnë dukshëm nga rasti i Ilir Beqës, i cili nuk u shfaq fare publikisht në momentin e ndalimit.

Ndryshon tërësisht niveli i “show”-t. Ky nivel i tillë i paraqitjes publike duket se është ndërtuar për të treguar se lufta kundër korrupsionit po zhvillohet fort, pavarësisht krahut politik. Këto veprime shërbejnë edhe për raportet sipërfaqësore të Bashkimit Evropian për drejtësinë. Megjithatë, në një vend ku drejtësia ka probleme serioze, kjo mbetet çështje tjetër.

Pra, aksioni i PR-it dhe lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, për të cilën u krijua SPAK-u, forcuan besimin e publikut, sidomos kur shoqëroheshin me veprime të forta. Edhe ata që e kundërshtonin këtë metodë, shpesh e kaluan lehtë, duke pasur parasysh nevojën për ndëshkueshmëri.

Por tani po vjen momenti kur kërkohen rezultate reale. “Show”-u nuk mjafton më si provë në gjykatë. Gjykimi duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në ligj. Në mungesë provash dhe hetimesh të plota, SPAK-u duket se vazhdon të mbështetet te paraqitja publike, duke e bërë procesin sa më popullor, por jo realisht transparent.

Kjo përfshin përdorimin e ambienteve të izoluara me xham, mohimin e të drejtave elementare dhe keqtrajtimin në paraburgim të të dyshuarve. Kur këta persona shfaqen në publik pas muajsh në burg, duken në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, gjë që ngre shqetësime serioze për kushtet e trajtimit.

Në fund, i gjithë ky operacion PR duket se synon të krijojë idenë e ndëshkimit, pavarësisht rezultatit përfundimtar në gjyq. Edhe nëse nuk dënohen sipas pritshmërive, një lloj “ndëshkimi” tashmë është realizuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë