POLITIKE

“Edhe Enver Hoxha s’arriti në këto nivele”, avokati: Arkivi Qendror falsifikoi dokumentet për llogari të mafies së pronave

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 09:23
“Edhe Enver Hoxha s’arriti në këto nivele”, avokati:

‘Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit’.

Kjo ishte deklarata e avokatit Kujtim Cakrani në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, teksa akuzoi ligjvënësin e ri socialist, Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivit Qendror, se ka falsifikuar dokumentet e pronarëve të ligjshëm për llogari të mafies së takave, siç e cilësoi ai.

Sipas Cakranit, Arkivi Qendror i shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokumenteve të pronave, dhe pavarësisht se Bido ka qenë nën hetim nga Prokuroria kjo e fundit, e ka lënë të lirë dhe të paketuar, pasi urdhrat të tilla kanë qenë nga lart.

Avokati Cakrani shkoi më tej kur tha se kryeministri Edi Rama po pastron paratë e korrupsionit politik përmes studiove të huaja arkitekturore, me lidhje të forta me eurodeputetë të korruptuar. 

Arkivi Qendror i Shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokument të pronave. Dhe drejtori i zgjedhur deputet është kapur në flagrancë nga prokuroria, që ka futur dhe ka bërë pjesë të Arkivit Qendror, dokumente të mafies së tokave. Mafia e tokave ka futur dokumente në bodrumet e  errëta të Tiranës, dhe i ka futur  në arkiv si dokumente me rëndësi historike e më pas i ka nxjerrë që aty dhe më pas si dokumente toke. Ka vjedhur hektarë pronash e kanë marrë dëmshpërblim financiar. Problemi i pronave, veç falsifikimeve në hipotekë, problemi qëndron tek Arkivi Qendror i Shtetit, institucioni kryesor. Nëse arrin të fusësh dokumente të falsifikuara, ti ke shkatërruar jo vetëm pronat por edhe historinë e Shqipërisë.

Bido është deputet dhe ishte në përgjegjësi penale me një grup tjetër. Është hetuar, dhe si përfundim doli nga hetimi e mbetën të tjerë brenda. Prokuroria s’donte ta hetonte, e thirri e pyeti dhe tha s’mbaj përgjegjësi. Tani del e na flet për historinë, tani deputet. Nëse në falsifikimet i ke në arkiv, dhe i nxjerr e vjedh pronat, e kupton se në çfarë nivele jemi. Janë vjedhur prona në mes të Tiranës. Askush nuk flet për këto. Problemi është akoma më i thellë, s’është vetëm vënia e një pistolete në kokë. Grupet e interesit afër kryeministrit si investitor strategjik kanë futur dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit.

 Si i ka marrë familja e kryeministrit 124 mijë dynym tokë në Vuno, ku familja e tij s’ka vend varri në Vuno. SPAK për pronën e pronarit bëri gjithë ato hetime, ndërkohë SPAK s’heton këto që kanë zaptuar bregdetin e Shqipërisë me dokumente false. Po e shkatërrojnë Shqipërinë. Këtë që ka bërë Rama me investitorët s’ia ka bërë asnjë pushtues që ka bërë në këto anë. Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkiv Shteti. Sajoi Hoxha po jo në nivelet e Edi Ramës.

Studiot e arkitekturës, janë studiot e korrupsionit politik. Studiot arkitekturore i përdor për korrupsion politik dhe u thotë bizneseve çojini jashtë e nga pas kanë të korruptuarit e Evropës. Melonit i dha një copë Shqipërie, tjetrit Vlorën, Butrintin, Gjirokastrën. E ka ndarë në copa- copa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë