Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Ligjvënësi demokrat Belind Këlliçi ka dënuar ashpër vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të përfshirë ish-diktatorin Enver Hoxha në listën e personaliteteve të muajit tetor.
Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson këtë veprim si “skandaloz, kriminal dhe të turpshëm”, duke e konsideruar një përpjekje të qëllimshme për të manipuluar historinë dhe për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste.
Deputeti i Partisë Demokratike thekson se përfshirja e figurës së Hoxhës në një listë që nderon personalitete të shquara të kombit, bashkë me emra si Sulejman Delvina, Migjeni, Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta, është një tallje e papranueshme me memorien e mijëra viktimave të regjimit diktatorial.
“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dënoj me forcë normalizimin e së keqes dhe theksoj që Kuvendi duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe të kërkojë ndjesë publike nga shoqëria shqiptare dhe familjet e prekura nga krimet e komunizmit,” shkruan Këlliçi.
Ai paralajmëron se tendencat për ringjalljen e figurave kriminale dhe për normalizimin e mendësisë totalitare janë një rrezik i madh për shoqërinë dhe veçanërisht për të rinjtë, duke u shprehur se kjo “helmon mendjet” dhe përpiqet t’i bëjë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm, por edhe të dëshirueshëm.
Statusi:
Instituti Parlamentar i Kuvendit dhe “ringjallja” e Enver Hoxhës!
Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë!
Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës.
Sikur ky të ishte thjesht gabimi i një burokrati apo patronazhisti të lodhur që kopjon nga Wikipedia, edhe mund të merrej lehtë kjo “shkarje” parlamentare dhe tallje me shqiptarët.
Mirëpo duke konsideruar mijëra të vrarët e të pushkatuarit, por mbi të gjitha mbi 5 mijë të viktimat e komunizmit, të cilëve nuk u gjendet as varri dhe eshtrat, mijëra të burgosur e familje të internuara dhe një popull të tërë të traumatizuar e të mbajtur të rrethuar me tela me gjemba, kjo është e patolerueshme në çdo aspekt.
Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm.
Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimin pa asnjë dyshim kundër diktaturës si koncept dhe diktatorit më kriminel dhe gjakatar të historisë shqiptare.
Kuvendi i Shqipërisë duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe ti kërkojë ndjesë publike shoqërisë shqiptare dhe mijëra familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës.
Me më pak se 48 orë nga shpallja e kandidaturës së tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës, aktori dhe moderatori i ...
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durr&eum...
‘Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit&rsqu...
Gazetari Elton Qyno, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, tha se kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale përdori ndër...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një postim të publikuar në Facebook për nisjen e vitit të ri aka...
Qeveria heq dorë nga një skemë që u përdor për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje në Tiranë, n...
E hëna e 6 tetorit shënon një ditë të mbushur për jetën parlamentare, pasi në Kuvend do të zhvillohen mbledhje t&eu...
Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka vendosur që të mbështesë aktorin e mirënjohur Florjan Binaj si kandida...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Tirana mund të fitohet nga opozita nëpërmjet një kandidati të përbashkët e...
Pasi aktori i njohur Florian Binaj shpalli kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e 9 nëntorit, prezantuesja e ...