"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, nga mbledhja e kryesisë së Grupit Parlamentar të PL-së, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mungesën e masave konkrete në përballimin e krizës ekonomike dhe inflacionit, duke theksuar se asnjë veprim nuk është ndërmarrë për uljen e çmimeve që rëndojnë mbi familjet shqiptare.
“Premtimi për lehtësimin e barrës ekonomike rezultoi vetëm një mashtrim tjetër në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale. Asnjë masë nuk është marrë për të ulur çmimet apo për të mbështetur familjet në nevojë. Gjithçka ka qenë vetëm propagandë,” u shpreh Xhixho.
Sipas saj, është e domosdoshme ndërhyrja përmes politikës fiskale, duke njoftuar se Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon ndryshimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
“Sipas propozimit tonë, kërkojmë që për produktet e shportës bazë të aplikohet një normë e reduktuar prej 5%. Kjo nuk është vetëm një masë ekonomike, por një domosdoshmëri sociale për të mbrojtur shtresat më të prekura nga rritja e kostove të jetesës,” theksoi Xhixho ndër të tjera.
Fjala e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho
Të nderuar qytetarë!
Shqetësimi më i madh i qytetarëve shqiptarë sot është kostoja e dyfishuar e jetesës në 3-4 vitet e fundit. Shqiptarët shpenzojnë 40% të buxhetit familjar për ushqim dhe paguhen më pak se të gjithë qytetarët e BE-së. Çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Europë në vitin 2024, sipas Eurostat. Shqipëria ka fuqinë blerëse më të ulët në Europë, duke tejkaluar edhe Moldavinë dhe Ukrainën, pavarësisht se të dy këto vende e kanë pagën minimale më të ulët se vendi ynë.
Shqipëria aplikon sot një TVSH prej 20% për ushqimet e shportës, më e larta në rajon dhe ndër më të lartat në Europë. Ndërkohë, Kosova prej kohësh aplikon TVSH të reduktuar 8%, Maqedonia e Veriut – 5%, Mali i Zi – 7%, Italia –4% për bukë, qumësht, miell, Greqia – 6%.
Në 2013, Kryeministri Rama premtonte 0 TVSH për produktet e shportës pra për bukën, qumështin, djathin, vezën ,vajin, miellin, orizin. Por premtim rezultoi një mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale që mbetën të tilla për 12 vjet me radhë. Asnjë masë nuk është marrë nga kjo qeveri për uljen e çmimeve për të lehtësuar familjet, por vetëm propagandë.
Të nderuar qytetarë,
Në kushtet e inflacionit të lartë të viteve të fundit dhe rritjes së kostove të jetesës, sidomos në ushqime dhe energji, bëhet e nevojshme që politika fiskale të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndihmuar qytetarët.
Prandaj Partia e Lirisë duke ndjere pergjegjesine per ti ardhur ne ndihme qytetareve ka depozituar në Parlament projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”. Me këtë propozim ne kërkojmë që në nenin 1 të këtij ligji, të bëhet shtesa si më poshtë:
Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 5 për qind aplikohet mbi mallrat ushqimore të shportës bazë.
Ne kemi bindjen se ulja e TVSH-së së çmimeve të shportës në 5% nuk është vetëm një masë ekonomike, por edhe një masë sociale. Dhe po flasim për çmimin e bukës, vezës, djathit, orizit, qumështit, mishit, vajit, perimeve e frutave, pra për produktet e domosdoshme në tryezën e çdo familjeje shqiptare.
Nuk flasim për jetë luksi, por për mbijetesë.
Pasi paga minimale në Shqipëri është jo vetëm më e ulëta në Europë, por dhe shumë më e vogël edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paga minimale në Shqipëri mbetet 40 mijë lekë, ndërkohë që Mali i Zi e ka 670 euro, Serbia 618 euro, Maqedonia e Veriut 584 euro, ndërsa Bosnjë-Hercegovina 511-660 euro.
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit i kanë rritur pagat minimale edhe pas vitit 2023. Në Serbi, paga minimale është rritur me 34%, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20% etj.
Qeveria nuk ka mbështetur as pensionistët, të cilët me një pension mesatar 170 euro, nuk mbyllin dot muajin. Fuqia blerëse për një pensionist shqiptar është më e ulëta në Europë. 90% e pensionit të tyre shkon për ushqime, duke ua bërë të pamundur të mbulojnë shpenzimet e tjera si ilaçe, faturat energjie apo uji dhe shërbime të tjera.
Qeveria nuk ka rritur as pagën minimale, as pensionet, por është mjaftuar me indeksime qesharake për pensionistët. Si pasojë, barra e rritjes së çmimeve ka rënduar më shumë mbi ta dhe mbi familjet me të ardhura të ulëta. Kjo ka sjellë tkurrjen e konsumit dhe përkeqësimin e cilësisë së jetesës.
Zerimi i TVSH që Rama premtonte në 2013 për produktet e shportës jo vetëm që nuk është bërë në tre mandate qeverisjeje, por shtresat në nevojë nuk janë mbështetur as në kulmin e krizës së pandemisë, duke u lënë në mëshirë të vendimeve të Bordeve që u kanë shërbyer klientëve të qeverisë dhe në asnjë moment qytetarëve.
Ndërsa shqiptarët mezi ushqehen, qeveria pasurohet me paratë e tyre përmes TVSH-së. Rritja e çmimeve i ka shtuar të ardhurat në buxhet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, prej janarit deri në fund të gushtit 2025 janë arkëtuar plot 499 miliardë lekë.
Pra qeveria pasurohet, ndërkohë që qytetarët varfërohen.
Pra, shqiptarëve që paguhen më pak se të gjithë qytetaret në Europë, qeveria u ngarkon barrën e TVSH-së për ushqime shumë më të larta se ato të BE-së.
Ndaj projektligji që ne kemi propozuar do të bëjë të mundur uljen e çmimeve për konsumatorin fundor, rritjen e aksesit në ushqime cilësore, mbështetjen e prodhuesve dhe tregtarëve vendas në formalizimin e ekonomisë, uljen e kostos së jetesës dhe veçanërisht për familjet e reja. Rritje e sigurisë ushqimore me produkte të sigurta të vendit, harmonizimin me praktikat fiskale të vendeve të BE-së dhe rajonit.
Me këtë ligj, ne i japim sot mundësi kryeministrit dhe kësaj qeverie për të mbajtur një pjesë të premtimit që u bëri shqiptarëve 12 vjet më parë!
Kemi bindjen që ky ligj do të ndikojë direkt në lehtësimin ekonomik të familjeve shqiptare. Kjo masë është marrë edhe nga Italia së fundmi dhe shumë vende të tjera dhe ka ndikuar pozitivisht.
Ftoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ta mbështesin unanimisht këtë iniciativë që vjen në shërbim të uljes së kostos së jetesës për qytetarët tanë!.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO ku ka qenë seanca e radhës për akuzat që...
Kreu i opozitës, Berisha, ka kritikuar zgjedhjen e Altin Dumanit, duke e cilësuar atë si një vendim të marrë nga kryeministri Ed...
Një akuzë e fortë ndaj pavarësisë së drejtësisë ka ardhur nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Pren&c...
Nëse Departamenti i Drejtësisë amerikane sjellë faktet dhe provat, atëherë SPAK nuk ka nga t’ia mbajë, pasi nëse v...
Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përhapur një lajm të rremë pas mba...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke i cil&...
Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se si kreu i SPAK-ut, Altin Duma edhe Prokuroi i Përgjithshëm, Olsian ...
Duke folur për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar i PD-së, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se “narko-shteti dikton gjithçka&r...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit të PD-së, ka reagruar ndaj heshtjes së qeveri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, duke i cilësuar si një shembull demokracie për t...