Pamja e veçantë në protestë! Flamingot "parakalojnë" përmes turmës
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Ishte lloji i miqësisë që mund t’i kishte shpëtuar lehtësisht kujtesës. E luajtur në fillim të sezonit kund&eum...
Robin Hood filloi si një traditë gojore në shekullin e 12-të përpara se të shndërrohej në një stereotip heroik dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi d...

TIRANË- Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Raportin e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë, i njohur edhe si Vjosë–Nartë. Eurodeputetët u kërkuan autoriteteve shqiptare të shfuqizojnë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda këtyre territoreve dhe dobësojnë mekanizmat e mbrojtjes mjedisore.
Në rezolutë kërkohet një moratorium i menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura dhe të garantohet përputhja e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.
Parlamenti Evropian shprehu shqetësim edhe për Ligjin për Investimet Strategjike. Sipas rezolutës, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe dobësimi i kontrollit mjedisor rrezikojnë të kenë pasoja negative në zonat e mbrojtura dhe territoret e tjera ekologjikisht të ndjeshme. Edhe pse rezoluta nuk është juridikisht detyruese, ajo përbën një sinjal të fortë politik për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
"46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur; ndjek nga afër protestat paqësore që po zhvillohen lidhur me këtë çështje; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, bazuar në një kërkesë afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile”, thekson amendamenti i miratuar nga Parlamenti Europian.
Çfarë u miratua dhe u rrëzua sot në Parlamentin Europian
Po ashtu, teksti i rrëzuar bënte thirrje për mbështetje ndaj hetimit antikorrupsion që po zhvillohet nga SPAK në këtë kontekst, si dhe kërkonte garantimin e së drejtës për protestë paqësore, duke përmendur përplasjet e ndodhura në fund të muajit maj 2026 mes protestuesve dhe kompanive private të sigurisë.

“Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i vitit 2015 i Shqipërisë për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të lejeve dhe shqyrtim të reduktuar mjedisor, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera të ndjeshme mjedisore; bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetencat kryesore të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore; shpreh shqetësime, pra, në lidhje me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë e Jared Kushner, Affinity Partners, për të zhvilluar një projekt turistik luksoz në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Vjosës-Nartës; bën thirrje për mbështetje për hetimin antikorrupsion që aktualisht drejtohet nga SPAK në këtë kontekst; bën thirrje që e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore të garantohet kundër shtypjes nga kompanitë private të sigurisë, si gjatë përplasjeve që ndodhën në fund të majit 2026," thuhet në amendamenti e rrëzuar.
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime kontradiktore li...
Një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Mariana Koçeku, është kërcënuar drejtpërdrejt nga klani ‘Bajri&...
Parlamenti Europian i kërkoi qeverisë shqiptare që të ndalojë lejet për ndërtime në zonat e mbrojtura si dhe të shf...
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas kërcënimit të deputetes Marjana Koçeku. ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të rezolutës p&eum...
Revista prestigjioze britanike "The Economist" i ka kushtuar një analizë protestave të fundit në Shqipëri, që prej 17 ditësh ...
Një telefon “Iphone 11” që BKH i sekuestroi, Viola Haxhiademit, sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Energ...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në ...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...