U thirr në polici për protestën, qytetari: Presion, por ne nuk tërhiqemi! Rama ik!
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Ishte lloji i miqësisë që mund t’i kishte shpëtuar lehtësisht kujtesës. E luajtur në fillim të sezonit kund&eum...
Robin Hood filloi si një traditë gojore në shekullin e 12-të përpara se të shndërrohej në një stereotip heroik dh...
Parlamenti Europian i kërkoi qeverisë shqiptare që të ndalojë lejet për ndërtime në zonat e mbrojtura si dhe të shfuqizojë ndryshimet ligjore të vitit 2024, si përgjigje ndaj zhvillimeve në zonën Vjosë-Nartë dhe protestave masive në Tiranë.
Parlamenti Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të vendosë menjëherë një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura si dhe shfuqizojë ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura në përputhje me legjislacionin europian.
Me shumicë votash, Parlamenti Europian votoi në seancën plenare ku diskutohej ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit europian, një amendament që reflektonte shqetësime serioze për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë – ku planifikohet të ndërtohet një resort i turizmit masiv.
Në formulimin e përfshirë në rezolutën përfundimtare, Parlamenti Europian “shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që ato krijojnë për zonat me vlera të njohura ekologjike”.
PE u bën thirrje autoriteteve shqiptare që “të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, në përputhje me kërkesat afatgjata të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe me kriteret e mbylljes së Kapitullit 27”.
Duke marrë në konsideratë protestat masive paqësore që po mbahen në Shqipëri, Parlamenti Europian po ashtu thekson se “çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes së publikut me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile” .
Amendamenti për Vjosë-Nartën u propozua nga europarlamentarja Tineke Strik nga Grupi i të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane, e cila gjatë diskutimit të saj në seancën plenare bëri thirrje që të kërkohet një moratorium për të ndaluar planet për ndërtimin e resortit në Zvërnec – i lidhur me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner. Teksti i miratuar ndryshon nga propozimi i saj fillestar.
Qëndrimi i Parlamentit Europian u përshëndet nga organizatat ndërkombëtare mjedisore Birdlife, EuroNatur dhe PPNEA, duke vlerësuar si një mbështetje për protestat qytetare që kundërshtuan projektin turistik brenda zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës në Vlorë.
“Sot Parlamenti Europian është rreshtuar në krah të mijëra shqiptarëve që kanë dalë në rrugët e Tiranës. Mbrojtja e Vjosa–Nartës dhe respektimi i Direktivës për Shpendët dhe Direktivës për Habitatet janë kushte themelore për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqiptarët që protestojnë në Tiranë e dinin tashmë se mbrojtja e natyrës dhe mbrojtja e demokracisë janë e njëjta betejë,” tha Anouk Puymartin, drejtuese e politikave në BirdLife Europe.
Ndërsa në deklaratën e tyre të përbashkët, EuroNatur and PPNEA vënë në dukje se qëndrimi i Parlamentit Europian tregoi se mbrojtja e mjedisit nuk është një çështje dytësore në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian.
“Parlamenti Evropian e ka bërë të qartë se natyra, pjesëmarrja publike dhe sundimi i ligjit nuk janë elementë opsionalë të pranimit në BE. Ato janë standarde themelore evropiane që nuk mund të kompromentohen”, tha Gabriel Schëaderer, drejtor ekzekutiv i EuroNatur.
Ndërsa Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA-s tha se “diskutimi rreth Vjosë-Nartës tani shkon shumë përtej vetëm mbrojtjes së mjedisit, është bërë pjesë e një diskutimi më të gjerë evropian rreth sundimit të ligjit, pjesëmarrjes demokratike, transparencës dhe besueshmërisë së vetë procesit të zgjerimit”.
Pas miratimit të rezolutës Kryeministri Edi Rama bëri një status në Facebook ku tentoi të zhvendoste vëmendjen nga mesazhi i amendamentit të miratuar për Vjosë Nartën dhe kërkesës së PE-së për shfuqizim të ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke hedhur akuza për dizinformim në lidhje me përmbajtjen e rezolutës.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku që ndoqi nga afër seancën parlamentare në Strasburg replikoi me Ramën duke i kërkuar të pranojë rezolutën që kërkon rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024./BIRN
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas kërcënimit të deputetes Marjana Koçeku. ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të rezolutës p&eum...
Revista prestigjioze britanike "The Economist" i ka kushtuar një analizë protestave të fundit në Shqipëri, që prej 17 ditësh ...
Një telefon “Iphone 11” që BKH i sekuestroi, Viola Haxhiademit, sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Energ...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në ...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sot ka denoncuar Belinda Ballukun, që sipas tij ka kryer tre udhëtime me skaf në Greqi d...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme, e cila ishte e 17-ta në radhë. Ai ka ndarë një video, ku dhj...
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestat qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protestuesit kanë të drejtë...