Tmerr në Palasë/ Plas arma në një jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Policia jep detaje
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë u mbyll këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, akti...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi nj&eu...
Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të m...
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kan&eu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqi...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...
Gazetari Blendi Fevziu ka kundërshtuar hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër, duke argumentuar se një vendim i tillë nuk mbështetet në kriteret e përcaktuara nga Konventa Konsullore e Vjenës e vitit 1963 dhe se nuk mund të justifikohet me parimin e reciprocitetit.
Në një koment publik, Fevziu tha se marrëveshja e përfolur për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk përbën reciprocitet real.
Sipas tij, Konventa e Vjenës parashikon disa rrethana që justifikojnë hapjen e një konsullate, si prania e një komuniteti të madh të shtetasve të vendit përkatës, interesa të rëndësishme ekonomike e tregtare, fluks i lartë turistik, lidhje historike e kulturore, distanca të mëdha nga ambasada ose interesa strategjike e politike.
Fevziu argumentoi se asnjë prej këtyre kritereve nuk përmbushet në rastin e Shkodrës.
Ai tha se sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, në qarkun e Shkodrës janë vetëdeklaruar rreth 560 persona si serbë, numër që, sipas tij, nuk e justifikon hapjen e një konsullate.
Po ashtu, ai vlerësoi se Serbia nuk ka interesa të rëndësishme ekonomike apo tregtare në Shkodër, ndërsa shtoi se qyteti nuk përbën destinacion me fluks të konsiderueshëm turistësh serbë.
Fevziu theksoi gjithashtu se nuk ekzistojnë lidhje historike apo kulturore që do ta arsyetonin një përfaqësi konsullore serbe në Shkodër, ndërsa distanca mes Shkodrës dhe Ambasadës së Serbisë në Tiranë, sipas tij, është e vogël dhe nuk krijon nevojë për një konsullatë.
Sipas gazetarit, argumenti i vetëm që teorikisht mund të përdorej do të ishte ai i interesave strategjike apo politike, por ai tha se Serbia nuk ka shpjeguar se cilat janë këto interesa.
Duke folur për reciprocitetin, Fevziu tha se ai nuk mund të vendoset mes Shkodrës dhe Luginës së Preshevës.
Ai argumentoi se, sipas shifrave zyrtare serbe, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë rreth 57 mijë shqiptarë etnikë, ndërsa numri real, sipas tij, është edhe më i madh. Në anën tjetër, në Shkodër janë të regjistruar vetëm rreth 560 persona të vetëdeklaruar si serbë.
“Nuk mund të ketë reciprocitet mes 57 mijë shqiptarëve në Luginë dhe 560 serbëve në Shkodër”, u shpreh ai, duke shtuar se një konsullatë shqiptare në Preshevë do të ishte funksionale për shkak të nevojave të komunitetit shqiptar.
Fevziu e konsideroi gjithashtu të papërshtatshëm momentin politik për hapjen e një konsullate serbe në Shqipëri, duke iu referuar deklaratave të fundit të disa zyrtarëve serbë, të cilat, sipas tij, kanë rikthyer retorikën nacionaliste të lidhur me regjimin e Slobodan Millosheviqit.
Ai përmendi reagimet ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratën Lokale dhe mbështetjen që, sipas tij, i dha kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe reagimet ndërkombëtare që pasuan.
Në përfundim, Fevziu tha se Shqipëria nuk duhet ta miratojë hapjen e një konsullate serbe në Shkodër mbi bazën e reciprocitetit, por vetëm nëse plotësohen kriteret e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare.
“Shqipëria mund të hapë një konsullatë në Preshevë sepse ekzistojnë kushtet për këtë. Serbia, sipas meje, nuk i plotëson kushtet për një konsullatë në Shkodër. Prandaj nuk ka arsye që ajo të hapet”, ka deklaruar ai.
Deti me grekët në Hagë, Rama i interesuar vetëm për vendimin ndërkombëtar, jo për të marrë hakun që na ta...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit për ...
Edhe kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka dalë kundër propozimit për bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier në kuadër t...
Një valë protestash ka përfshirë qytete të ndryshme të vendit në kundërshtim të reformës territoriale, e cil...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi këkron që SPAK të veprojë, lidhur me që e konsideron si krim të rëndë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar vonesat në punimet për rrjetin e ujësjellësit në fshatin Gjashtë t&...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pritet të propozojë zgjerimin e modelit të Shqipërisë për qendrat e riatdhesimit, duke e ...
Alabar e pranon, por SPAK mbron në mënyrë kriminale Ramën për aferën e tmerrshme të Portit të Durrësit! SPAK &eu...
Një nga mediat më të mëdha në Australi, ABC Australia, i ka kushtuar një reportazh shtjellues protestave në Shqipëri k...