
Moslejimi i pyetjeve për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë ka ngritur shqetësime të mëdha në sallën e kuvendit.
Deputeti Luçiano Boçi e quan këtë një ''pushkatim'' për fjalën e lirë.
Në fjalën e tij, Boçi argumentoi se Rregullorja e Kuvendit, konkretisht neni 103, i jep të drejtën çdo deputeti të bëjë pyetje me gojë gjatë seancave dhe se manuali i miratuar nuk mund të jetë mbi Kushtetutën apo Rregulloren
Fjala e deputetit Luçiano Boçi
Këtu me pompozitet nga kryetari i grupit parlamentar na u listua kushtetuta, rregullorja dhe ai manuali që ju e lexuat si manualin e pushkës model 56, sepse kërkoni të pushkatoni me manual fjalën dhe qëndrimin e opozitës.
Po mirë mo se e tha zonja Topalli, si qenka manuali i barabartë me Kushtetutën dhe rregulloren? Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, lexova rregulloren dhe rregullorja në mënyrë taksative në nenin 103 më jep të drejtën të bëj seancë pyetjesh ndaj përfaqësuesve të institucioneve të pavarura dhe nuk e përcakton fare që pyetja duhet të jetë me shkrim apo duhet të jetë me gojë.
Dhe manuali jot i pushkës model 56 nuk e përcakton njëkohësisht dhe ndërkohë që është krejt i pavlerë, sepse është miratuar në korrik 2021-shit, ku asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka qenë në atë sallë dhe në atë vendim. Se jua tha zonja Tabaku, keni marrë dhe vendime të tjera ju, duke hequr dhe koalicionet, po histori tjetër, le ta lëmë atë historinë atje, atje ku është. Pra, qartazi ju tregoni që keni frikë. Unë dua ta falenderoj zotin Gogu sepse me atë dëshirën e madhe për të thënë fjalë të bukura, tregoi sinqeritetin e tij.
Ju doni që ne t'jua sjellim të gjitha pyetjet me shkrim. Ju doni që këtë pjesë ta vendosni me hekura dhe ne të bëjmë komunikim me letra me ju. Po jua thanë dhe të tjerët. Po unë kam një propozim tjetër, se do bëj dy propozime. Po e kthejmë me korrespondencë parlamentin. Po ç'e duam ne, unë s'e kuptoj. Me shkrim pyetjet, po dhe me shkrim përgjigjet, e bëjmë me korrespondencë.
Dhe tek e fundit, zoti Peleshi, që kur je ulur në atë karrike, ti e drejton parlamentin sipas urdhërave politikë që vijnë nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste. E heqim kushtetutën, e heqim dhe rregulloren, e heqim dhe manualin, megjithëse është i juaji, e zëvendësojmë me statutin e Partisë Socialiste. Po ç'i duam këto ne? Ti as nuk e lexon, as nuk e zbaton këtë. Edhe këtë, as nuk e lexon dhe as nuk e zbaton. Zoti Peleshi, që kur ke ardhur, e ke bërë këtë gjë, edhe në raporte, edhe më të ngushta. Po të them një gjë, nuk është ky parlament për të ndarë epokat. Nuk je aty për të folur për epokën para Peleshit dhe kjo është epoka pas Peleshit.
Ndryshosh ti traditën parlamentare, ndryshosh ti pozicionin dhe rolin e deputetit si llogari kërkues. Nuk e bëj për veten time unë, zoti Gogu, e bëj për publikun dhe e bëjmë vetëm për publikun, në interesin e publikut. Pse i viktimizoni ata njerëz? Ata janë drejtues me autoritetin e tyre dhe unë jam me autoritetin e votës për të biseduar, bashkëbiseduar, kërkuar llogari për shqetësimet që ka publiku. Nuk janë personale. Shqetësimet personale i keni ju. Ju jeni në konflikt interesi, sepse keni dosje të kapica atje dhe prandaj doni që të heshtë opozita. Faleminderit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor11:48
''Keni asgjësuar parlamentin...”/ Agron Gjekmarkaj: Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ku ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkelje të rregullave të parlamentariz...
POLITIKE
27 Tetor11:39
Tomorr Alizoti: Po ndodh precedenti i dytë, dua të pyes drejtpërdrejtë Dumanin dhe nuk po e lejoni
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësinë të drejtojnë pyetj...
POLITIKE
27 Tetor11:36
“Klosit ia vodhi bixhozi rininë”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kuvendi tha se shumica nga mazhoranca kanë dosje në SPAK. Berisha akuzoi ministrin e Financave, Petr...
POLITIKE
27 Tetor11:32
“Urdhri politik për t’i mbyllur gojën opozitës”, Topalli i kujton Niko Peleshit: Autoritarizmi fillon në këtë pikë
Nga Parlamenti, deputetja Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi që të përqendrohet te rregullorja dhe të le...
POLITIKE
27 Tetor11:16
Deputetja e PS la mandatin për të kandiduar në bashkinë e Vlorës, ja kush e zëvëndëson
Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati.
Pas largimit të saj si deputete, KQZ është njoftuar t&eu...
POLITIKE
27 Tetor11:04
Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë/ Belind Këlliçi: Kjo është tallje me Kushtetutën!
Ndalimin e pyetjeve për krerët e institucioneve të drejtësisë nga ana e deputetëve, Belind Këlliçi e quajti një...
POLITIKE
27 Tetor10:59
“Nuk do që të pyesim për dy kostume që i solli Altin Hajri”, Berisha akuza në Kuvend. Tregon kujt ia dha dhuratën i 'forti' i Shijakut
Ndërsa në Kuvend po debatoheshin pyetjet për institucionet e drejtësisë, Sali Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të...
POLITIKE
27 Tetor10:48
''Të kthejmë votën e lirë''/ Sali Berisha: Ja pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi sot në seancën parlamentare arsyen pse deputetët e PD-së votuan pro ngritjes së dy Komi...
POLITIKE
27 Tetor10:30
Pas daljes nga SPAK, deputeti i PD ironizon: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK. Gjatë fjal&...
POLITIKE
27 Tetor10:27
Pas ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, PS paralajmëron një tjetër nismë për partitë: E paraqesim brenda dhjetorit
Pasi mazhoranca dhe opozita votuan ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist, Taul...