POLITIKE

‘Gafa e Ferit Hoxhës pasqyron arrogancën e Ramës’ - Nesho: Të dorëhiqet! Kryeministri, politikë përçarëse në rajon!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 13:35
‘Gafa e Ferit Hoxhës pasqyron arrogancën e Ramës’ -

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, ka komentuar dy nga ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm në aktualitetin diplomatik të vendit, me skandalin e Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,  por edhe të shtënat në darkën e Uashingtonit të Presidentit Donald Trump me gazetarët.

Duke komentuar incidentin në Uashington, Nesho tha se ai nuk duhet parë si një rast i izoluar, por si pjesë e një fenomeni më të gjerë të dhunës politike që ka një histori të gjatë në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, ngjarja është një simptomë e polarizimit ekstrem që ka kapluar jetën politike amerikane.

“Kemi patur atentate herë pas here për president në SHBA. Nuk është rasti i vetëm,” u shpreh ai, duke kujtuar atentatet ndaj presidentëve Kennedy dhe Reagan.

Duke lënë Amerikën, Nesho foli edhe për skandalin që përfshiu ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, pas një komenti në një komunikim privat ku i quante “idiotë” një pjesë të kombit shqiptar.

Nesho e cilësoi këtë si një nga “incidentet më të rënda”, duke e parë atë jo thjesht si një gafë të papjekurisë politike, por si një pasqyrim të drejtpërdrejtë të “mendësisë së kabinetit të kryeministrit”.

“Kjo tregon arrogancën e qeverisë dhe një servilizëm të ministrave ndaj kryeministrit. Asnjë politikan karriere nuk mund të tentojë që t'i quajë pjesë të popullit të tij, të drejtat e të cilëve ruhen nga Kushtetuta, ‘idiot’,” deklaroi Nesho.

 “Akti më minimal që duhet të kryejë ministri është një dorëheqje e menjëhershme,” shtoi ai. Sipas diplomatit, kjo ngjarje nxjerr në pah një strategji më të gjerë të qeverisë Rama, e cila ka ndjekur një politikë përçarëse ndaj faktorit politik shqiptar në rajon.

Kemi patur atentate herë pas here për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është rasti i vetëm. Ajo që e bën diferencën në këtë rast është që për një periudhë prej 22 muajsh neve kemi përsëri të njëjtin atentat. Po. Presidenti Trump e dha vetë atë shpjegimin e tij në pyetjen në konferencën e shtypit në shtëpinë e bardhë me gazetarët, të cilët kishin ndërprerë në fakt një eveniment që ishte një eveniment festiv që bashkëbisedim të personaliteteve kryesore të vendit, qeveritarëve së bashku me familjet e tyre me shtypin e lirë, përfaqësuesit kryesorë të mediave. Ishte një sallë e mbushur plot, mbi 2500 veta. Unë e kam vizituar disa herë dhe kam marrë pjesë në pritjet e Prayer Breakfast në të njëjtën sallë dhe e di domethënë madhësinë nga evenimentet, nga sallat më të mëdha që ka Uashingtoni për të celebruar takime të tilla masive, sidomos me presidentin amerikan. Dhe në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, presidenti amerikan i ndërgjegjshëm tha që ne po transformojmë Amerikën tha, sigurisht ka edhe kundërshtarë.  Dhe dihet që në një supershtet si Amerika ka kundërshtarë të tillë, dihet që në Amerikë ekziston ligji që çdo individ mund të armatoset. Është liria, amendamenti i parë dhe liria e mbajtjes së armëve në të gjitha aspektet, si në mbrojtjen e vetvetes ashtu edhe në mbrojtjen e demokracisë. Është një nga principet kryesore të Kushtetutës amerikane, që shumë individë, në shumë raste edhe patologjikisht jashtë realiteteve, në shumë raste njerëz që kërkojnë të mbeten me madhështinë e tyre të cilët me akte të të pajustifikueshme kërkojnë të mbeten në histori.

 Pra, është në një moment kritik. Kjo është në vazhdimësinë e gjithë atentateve që u kanë bërë presidentëve, duke përfshirë që nga presidenti Kennedy, që nga presidenti Reagan, në të njëjtën sallë, në të njëjtin jo, në një eventin paralel me këtë, po duke dalë nga salla, ka ndodhur shumë vite më përpara edhe presidentit Reagan, që kaloi një periudhë kritike. Pra, kjo është ajo që po ndodh.  Dihet edhe duke përfunduar argumentin që jemi në një fazë të polarizimit ekstrem të jetës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një politizim që kishte ardhur më përpara në administratat e kaluara, të cilat kishin përkrahur jo vetëm të drejtat e minoriteteve në ekstrem, në kurriz të identitetit kulturor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerave të familjes, kemi patur parasysh një përkrahje e jashtëzakonshme për Woking, që është një nga lëvizjet ekstreme të majta dhe kundërreagimi në këtë raste sigurisht do të sjelli edhe reagimet e tyre të papranueshme.

Është një nga incidentet më të rënda. Kjo tregon domethënë, jo papjekurinë politike të ministrit të jashtëm, por duhet të kemi parasysh që është një pjesëtar i një kabineti që reflekton mendësinë e kryeministrit. Domethënë, sipërfaqësor, njerëz të cilët e bazojnë performancën e tyre në llogoren, por jo në përmbajtje. Dhe kjo tregon ato boshllëqet si në mendim që ka qeveria Rama, por edhe reflekton edhe kur prishin ato balanca të cilat asnjë politikan karriere nuk mund të tentojë që t'i quajë pjesë të popullit të tij që jetojnë edhe jashtë kufirit, të drejtat që ruhen nga kushtetuta shqiptare t'i quajë idiot. Domethënë, kjo është një  gafë politike e cila duhet të ketë pasoja. Unë mendoj që Vleni vepron nga përtej kufijve në Maqedoninë e Veriut, ka të drejtë të veprojë në një mënyrë të tillë, por nga ana tjetër ka vepruar edhe Partia Demokratike, lideri i Partisë Demokratike shumë qartë çfarë përfaqëson. Dhe unë mendoj që akti më minimal që duhet të kryejë ministri është një dorëheqje e menjëhershme, nuk mund ta justifikojnë në asnjë mënyrë as duke fshehur ose fshirë mesazhet e tij.

Pra, kur ka një përparësi politika e Edit Ramës, e Ferit Hoxhës që është në fakt një shtojce e Edi Ramës, nuk përfaqëson asnjë gjë në vetvete që të ketë, por ato ndarjet e partive politike që i bën në Maqedoninë e Veriut, sigurisht kanë edhe këto konsekuenca. Vleni nga ana tjetër gjen këtë rast, që është një rast tepër i rëndë për të kritikuar on block së bashku një politikë preferenciale të kryeministrit Rama, e cila ka filluar në diferencimin e partive politike, duke filluar si në Kosovë, si në Maqedoninë e Veriut, në në Malin e Zi, duke gjetur eksponentë të cilët për një kohë të gjatë kanë përkëdhelur sedrën si të Vuçiçit ose Ramën në iniciativat e tyre të përbashkëta të Ballkanit të hapur e kështu me radhë. Pra, kjo është në vazhdimësi të tyre dhe në qoftë se Vleni duhet të jetë më konkret dhe më efikas, sigurisht edhe kritikat duhet të t'i takojnë kreut të qeverisjes, një person i cili gjithmonë ka justifikuar ndërhyrjen në shtetet e tjera, për një politikë për të ngritur atë profilin e tij sikur është njeriu që përfaqëson shqiptarët, ose ka influencë në në shtetet përreth ku popullsia shqiptare, shqipfolëse është prezente.

Në mënyrën sipërfaqësore duhet të themi që kjo është një reflektim i arrogancës që prezanton gjithë qeveria me kryeministrin dhe ne nuk kemi individë në qeverinë Rama, ne kemi inspektorë të cilët i bashkohen atij me vullnet të lirë edhe me një servilizëm për t'i thënë gjithmonë jesmen. Pra, kjo është e para në sipërfaqe, gjë që e bën të gabojë nga vetë siguria, nga ato lëvdatat që kryeministri i bëri ministrit të jashtëm në një konferencë shtypi për t'i justifikuar bashkëpunimin e tij me Serbinë në letrat e përbashkëta që janë kundër interesit kombëtar të Shqipërisë, por nuk kishim parë ndonjë domethënë një servilosje deri të kësaj shkalle që ministri i jashtëm të mos ruajë edhe autoritetin e tij personal, por është vënë në shërbim me vullnet të lirë ndaj një kryeministri i cili kujton që është një protagonist i madh në politikën shqiptare dhe sigurisht e bën një gjë të tillë sepse e ka personalizuar jo vetëm shtetin shqiptar por edhe politikën e jashtme të Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë