Të gjitha godinat dhe mund të jenë me mijëra e mijëra metër kub inerte që presin për t'u transportuar, por nuk dihet se ku do hidhen, nuk dihet se kush i ka marrë, nuk dihet se kush i privatizon. Flitet dhe banorët thonë se jepen me 1 euro për metër, me qira për 99 vite, por askush nuk e di se kush i merr dhe për çfarë do të përdoren. Një territor shumë i madh po bëhet gati sipas informacioneve që japin banorët e zonës për t'u shndërruar në një fushë të madhe me fotovoltaikë, por akoma nuk dihet se çfarë investimi do të bëhet. Atëherë flasim për... e thashë për qindra metra katrorë, mijëra metra katrorë, qindra hektarë sipërfaqe me këto ndërtime të kohës së diktaturës para viteve '90 tashmë të braktisura, të lëna pas dore dhe kanë filluar të shkatërrohen një për një.
Nuk jep askush informacion për arsye se edhe kur u drejtohemi institucioneve përkatëse, me informacionin që kam dhe me sa di unë këto varen nga Ministria e Energjitikës dhe e Infrastrukturës. Kjo ministri nuk jep asnjë lloj informacioni, as bashkia nuk jep informacione pavarësisht se u jam drejtuar disa herë, sidomos bashkisë dhe institucioneve lokale për të marrë informacion, absolutisht nuk kthejnë përgjigje fare ose kthejnë përgjigje të thata, përgjigje pa përgjigje duke thënë që nuk na lejohet të japim informacione të tilla. Pra, flasim për një terr informativ dhe patjetër unë jam i bindur që flasim për akte korruptive në këtë territor shumë të gjerë, ku këto godina shkatërrohen, nuk dihet se nga kush.
Nuk dihet se kush investon për shkatërrimin e tyre, për arsye se duhet të dimë që edhe shkatërrimi i tyre, sistemimi i tokës, transporti dhe depozitimi i inerteve që janë me miliona metër kub, nuk dihet se kush i hedh këto para. Pra, si bëhet privatizimi i tyre, me çfarë kriteresh jepen dhe për çfarë do të përdoren. Në radhë të parë, në këtë drejtim, është për të bërë një denoncim publik me statusin e deputetit, siç e kam bërë shpeshherë, dhe u bëj thirrje organeve kompetente, pse jo SPAK-u, të hetojë mbi këtë territor shumë të gjerë që janë prona shtetërore, janë prona të qytetarëve. Kush i privatizon, për çfarë privatizohen, për çfarë do të përdoren dhe si është bërë ky privatizim ose kjo dhënie me qira apo me koncesion, apo ndonjë investitori strategjik siç është gjetur formula e gatshme tashmë për t'i dhënë me 1 euro metrin dhe për 99 vite me qira.
Ka patur materiale të rrezikshme aty. Më lejoni t'ju kujtoj, para disa vitesh një operacion shumë i rrezikshëm është kryer aty, madje kanë ardhur dhe të huaj që kanë bërë groposjen e zhivës së mërkurit, që ishte një material shumë i dëmshëm dhe helmues, por para disa vitesh është kryer një operacion i tillë. Nuk dihet se ku dhe si është bërë mbulimi i kësaj mase shumë të rrezikshme dhe helmuese. Ndërsa në godinat e tjera, me informacionin që kam dhe me atë çfarë kam parë, janë godina të braktisura tashmë, ku janë marrë të gjitha materialet që kanë qenë brenda, çfarë ka pasur hekurishte dhe pjesë të tjera, që nuk dihet se nga kush janë marrë, si janë marrë, ku janë shitur për skrap dhe kush ka përfituar prej tyre.
Gjithmonë flasim për pushtetarët që ato i kanë... Madje në disa nga ato godina pranë ish-azotikut, kanë kaluar dy ndërmarrje, OSHEE dhe OST, dy pjesë të këtyre ndërmarrjeve. Janë disa godina të mëdha tashmë që kanë qenë të administratës së atëhershme, i kanë adoptuar për administratën e tanishme, OSHEE-në dhe OST-në. Por nuk e gjithë administrata ka vajtur aty, për arsye se këto dy ndërmarrje gjigante do t'i quaja, që veprojnë si sh.p.k., si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, si sh.a., dmth shoqëri aksionere, pra vetëfinancohen se kanë të ardhura të konsiderueshme për arsye se mbledhin lekët e energjisë elektrike. Gjithsesi, do të thoja që edhe këto dy shoqëri, përveçse kanë marrë godinat aty, madje një godinë e kanë rikonstrukturuar dhe kanë harxhuar shumë para për ta bërë një godinë të mirë për administratën. Administrata e OSHEE-së, një pjesë e saj, qëndron akoma me qira të konsiderueshme në një nga lagjet e Fierit, në një kat të parë të një pallati, dhe nuk janë transferuar aty.
Përsëri, sipas informacioneve të qytetarëve, nuk janë transferuar atje për arsye se pritet që e gjithë kjo sipërfaqe, i gjithë ky territor të jepet me qira, të jepet me 99 vite, të privatizohet, të jepet me koncesion, dhe si duket, ata do ta marrin... do ta marrin këtë të rikonstrukturuar, edhe godinën, për të patur një administratë të rehatshme me paratë e qytetarëve shqiptarë që janë investuar dhe vazhdojnë të paguajnë qiranë. Nuk e di sa jam i saktë, a OSHEE-ja apo OST-ja, pak rëndësi ka, për administratën e tyre që e mbajnë me qira dhe godina aty rri bosh. Pra, e solla si argument, si shembull, që kjo godinë rri bosh, që edhe është investuar, janë hedhur para, për arsye se pritet që këto të privatizohen. Se si privatizohen, me çfarë forme, askush nuk ka asnjë lloj informacioni, dhe askush nuk na jep asnjë lloj informacioni.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Gusht17:17
KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve
Teksa Kuvendi dhe qeveria hezituan të vinin në zbatim vendimin e GJK mbi llogaritjen e pagës së gjyqtarëve e prokurorëve, KLGJ u p...
POLITIKE
26 Gusht15:00
Beteja për Kuçovën nesër në KAS, Maliqi: Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në prag të seancës së 27 gushtit në Komisi...
POLITIKE
26 Gusht08:00
Sot protesta e 88-të kundër qeverisë! Qytetarët: Të arrestohet Rama dhe Balluku!
Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për...
POLITIKE
25 Gusht22:25
Java e katërt e protestës në Divjakë/ Banorët marshojnë në ditën e 26-të kundër shkrirjes së bashkisë
Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re admini...
POLITIKE
25 Gusht22:22
Qytetarët marshojnë masivisht në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion
Marshimi i protestuesve në ditën e 87-të të qëndresës po vijon me masivitet në rrugët kryesore të Tiranës. Qyt...
POLITIKE
25 Gusht21:46
Pogradeci i kthehet bumerang Ramës/ Qytetarët e kryqëzojnë në rrjetet sociale: Hiq dorë nga shteti! Ke marrë fund!
Kryeministri Edi Rama shiti mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja&rdq...
POLITIKE
25 Gusht21:26
“Në javën e parë të shtatorit presim arrestimin e Edi Ramës”/ Arben Kola thirrje SPAK-ut nga protesta: Mos u bëni palë me sistemin!
Në vijim të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës, aktivisti Arben Ko...
POLITIKE
25 Gusht20:48
‘Në ‘Pasqyrën’ tuaj, vetëm mashtrim’/ Protestuesit- Ramës: Në bulevardin tonë, vetëm guxim!
Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin pakqënaqë...
POLITIKE
25 Gusht20:41
Protesta para Kryeministrisë, aktivisti: Të gjithe bashkë mund ta rrëzojmë Ramën!
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar përpara Kryeministrisë, ku mes pjesëmarrësve ka marrë fjalën edhe një i...
POLITIKE
25 Gusht20:12
Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka ironizuar nismën e Bashkisë Fier për pritjen e qytetarëve çdo të martë.
Në...