Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar ditën e sotme përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me çeljen e fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Salianji shkruan se nuk do të jetë fizikisht për shkak të një dënimi politik teksa theksoi se kjo do të jetë hera e parë që do të mungojë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në çeljen e fushatës si dëshmi e nevojës për ndryshim. Salianji shkruan se Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës. Ai tha se PD është e vetmja shpresë për ndryshim. Ish-deputeti theksoi se kryeministri Edi Rama kërkon që qytetarët të jenë të nënshtruar. Sipas tij Rama kërkon të shpërndajë qytetarët për të shpëtuar vetën.
Postimi i plotë i Salinjit
Eja, jam dhe unë në shesh Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për shkak të një dënimi politik, dirigjuar dhe firmosur në një farsë gjyqësore prej Kryeministrit, nuk do të jem fizikisht aty, dhe kjo është hera e parë që mungoj. Kam qënë në secilën fushatë të Partisë Demokratike.
Por jam sonte aty prezent, si dëshmi e nevojës për ndryshim. Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës. Dënimi i kundërshtarit politik, për një konferencë shtypi është një turp që vendi ynë s’ka pse e mban mbi shpatullat ende të brishta, e duhet ta heqë duke hequr autokratucin. Edi Rama se ka mundësnë ta mbyllë këtë sikur të ishte një ngjarje e brendshme. Eshtë cenim i demokracisë dhe tanimë kjo flitet në Strazburg, në Bruksel.
Jam sonte aty në shpresat që ka çdo qytetar për të larguar frikën që ka futur një qeverisje që mbahet jo me konsensus e me besim, por me dhunë, represion, penalizim, ndëshkim. Tek çdo i ri që kërkon të rigjejë besimin e humbur, që është në ushëkryq, që dëshiron të qendrojë, që aspiron një të ardhme këtu, ku të realizohet, e që meriton të ketë në krah një qeveri që stimulon sipërmarrjen e tij, apo e lehtëson kreditimin për banesë. Tek çdo pensionist që ka dhënë mjaftueshëm për këtë vend, e që e ka dinjitetin dhe ekonominë të shkelur nga një autokratuc që tallet. Jam me të, siç kemi qënë në gjithë fushatat.
Jam te secili demokrat që ka 12 vite që jo vetëm i duhet të luftojë në një vend ku për të ka qënë edhe më e vështirë se të tjerët, prej armiqësisë politike, por që është munduar edhe për të mbajtur të bashkuar e për të mos lejuar shkatërrimin e forcës së tij, PD, e vetmja shpresë për ndryshim. Jam te secili demokrat e demokrate që ka 12 vite që lufton pa u ndalur asnjë ditë, pa u joshur, me atë motorrin e pandalshëm që e mban ndezur besimi. 30 ditë kanë mbetur për të materializuar gjithë këtë ndjesi, emocion, shpresë, revoltë, pakënaqësi, aspiratë, pritshmëri, në një rend të ri. Në një qeverisje, me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit.
30 ditë për t’u ndarë nga një e keqe që jo vetëm ndihet në lekurën e secilit, por që përmasat e të cilës do të dalin sheshazi me transparencën që ndryshimi, rotacioni do të sjellë. Eshtë krejtësisht e mundur. Çlirohuni nga ankthi e nga frika. Mundeni dyshimin brenda jush. Dilni mbi skepticizmin. Mos jini ai, ajo që Edi Rama kërkon të jeni, të nënshtruar. Paniku i gjithi është sot tek autokratuci. Ai kërkon ta shpërndajë, për të shpëtuar vetë. Do të shihni pas 11 majit, se sa dordolec është ai që trimëronte me shtetin nën hyqëm. Eshtë në duart e secilit ky kalim në gjendjen tjetër. Ejani sonte në sheshin “Nënë Tereza”, e mos u ndalni më çdo orë, çdo minutë deri me 11 Maj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar për takimin e radhës me diasporën. Lideri i opozitës përm...
Sali Berisha TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani” dhe shkak është bërë mu...
SHBA- Flokët janë të rëndësishme për presidentin e SHBA-së Trump, sikurse thotë ai vet. Përmes një dekreti a...
TIRANË- Kandiati i PD-së në listat e mbyllura për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri mbrëmjen e djeshme, një ditë para ...
ROMË- Zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ditën e djeshme ka firmosur në R...
TIRANË- Një incident i rëndë raportohet se është regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit t&eu...
TIRANË- Partia Demokratike do të nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky moment p...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ditë para hapjes së fushatës elektorale të PD, priti në një ...
TIRANË- Fushata elektorale shpesh sjell ndarje, polemika dhe tensione, por në disa raste, mund të nxjerrë në pah një anë tj...
TIRANË- Kandidatja në listë të hapur e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ë...