10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ditë para hapjes së fushatës elektorale të PD, priti në një takim ambasadorin e Asamblesë parlamentare të OSCE, Andreas Nothele dhe dy përfaqësues të tjerë të kësaj zyre në Tiranë. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimin e fushatës elektorale dhe sfidat që mund të ndikojnë në vlerësimin e qytetarëve.
Kryetari i PD, Sali Berisha, ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.
Berisha gjithashtu diskutoi se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore.
Ndërkohë përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. Gjithashtu u sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.
Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara që rriten çdo ditë. Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve.
Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve. Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD. Biseda ishte e hapur.
TIRANË- Fushata elektorale shpesh sjell ndarje, polemika dhe tensione, por në disa raste, mund të nxjerrë në pah një anë tj...
TIRANË- Kandidatja në listë të hapur e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ë...
LIBRAZHD- Në Xhaminë e fshatit Dragostunjë në bashkinë e Librazhdit, është instaluar një sistem monitorimi m...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takimin me të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës. Rama vijoi me k...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Durrësit u shpreh se PS synon 1 milion vota n&eu...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në qytetit e Durrësit, foli për integrimin e Shiqpëris&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takimin me të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës. Rama tha se fokusi k...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës u shpreh se sektori i tur...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës zbuloi projektin e r...