POLITIKE

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Korrik 2026, 17:15
Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për mosdhënie informacioni lidhur me aktivitetin e kompanisë “Advanced Arms Technology” (AAT), për të cilën ministri Ermal Nufi deklaroi në Kuvend se prodhon armë që përdoren aktualisht në zona konflikti.

Sipas Këlliçit, më 28 prill 2026 ai i ka drejtuar Ministrisë një kërkesë për informacion, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Deputeti kërkon sqarime nëse AAT, kompania e Ron Yeffet mikut të kryeministrit, ka prodhuar dhe eksportuar armë, sa është sasia e prodhuar, në cilën fabrikë janë prodhuar dhe cili ka qenë destinacioni i parë i eksporteve.

Në reagimin e tij, Këlliçi i bën thirrje ministrit Nufi të japë përgjigje, duke theksuar se “heshtja nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore”.

Postimi i Belind Këlliçit:  

Në interpelancën parlamentare të datës 23 prill, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi:

“Së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë, janë sot në përdorim në konflikte diku, jo patenta fiktive.”

Pra ministri Nufi informoi Kuvendin se kompania e mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet, “Advanced Arms Technology”, ku ortak me 20% është dhe KAYO, jo vetëm që ka prodhuar armatim, por se ky armatim është eksportuar dhe përdoret aktualisht në zona konflikti!

Për këtë arsye, menjëherë pas deklaratës, më 28 prill 2026 i drejtova Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion.Ligji për të drejtën e informimit është i qartë: institucioni publik ka detyrimin të përgjigjet brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. Kanë kaluar më shumë se 60 ditë dhe deri më sot, nuk kam marrë ende asnjë përgjigje.

Prandaj sot po bëj publike disa nga pyetjet që pres ende të marrin përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi:

1. Në interpelancën parlamentare deklaruat se: “Advanced Arms Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë janë në përdorim sot në konflikte diku, jo patenta fiktive”. Pra ju keni informuar Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se shoqëria AAT ka prodhuar armatim dhe municione dhe madje ka lidhur edhe kontrata me vënde të tjera, duke i eksportuar aty ku ka konflikte SOT? A e konfirmoni edhe sot këtë deklaratë dhënë në seancë parlamentare?

2. Çfarë sasie armatimi dhe municionesh është prodhuar nga kjo shoqëri?

3. Në cilën fabrikë janë prodhuar këto armë dhe ku gjendet

4. Kur është realizuar eksporti i parë dhe cili ka qenë destinacioni i tij?

Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore!

Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri në fund të lojës.

Në shah, mbreti mbrohet gjer në fund, ushtarët sakrifikohen pa mëshirë. Për më shumë, pyet shefe Belën!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan