Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...
Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur për...
Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave onl...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar në Parlamentin Europian mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, duke akuzuar mazhorancën se po dobëson kontrollin parlamentar dhe po pengon procesin e integrimit europian. Ai solli si shembull refuzimin e mazhorancës për të zhvilluar një debat mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, si dhe moszhvillimin e interpelancave të kërkuara nga opozita me kryeministrin.
Pjesën kryesore të kritikave, Bardhi ia kushtoi çështjes së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar shumicën parlamentare se pengoi heqjen e imunitetit të saj pas kërkesës së SPAK.
Sipas deputetit demokrat, vendimi i mazhorancës për të mos lejuar procedurën ndaj Ballukut përbën “mbrojtje politike të zyrtarëve të lartë” dhe dëmton rrugën europiane të vendit. Ai tha gjithashtu se opozita ka kërkuar 11 interpelanca me kryeministrin gjatë këtij sesioni parlamentar, por asnjë prej tyre nuk është zhvilluar, duke e cilësuar këtë si mungesë llogaridhënieje.
Fjala e plotë:
Të nderuar kolegë,
Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo përcakton cilësinë e vetë demokracisë. Fatkeqësisht, në Shqipëri ky raport është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme. Parlamenti po largohet çdo ditë e më shumë nga funksioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbikëqyrjeje, për t’u reduktuar në një noter të vendimeve të qeverisë.
Vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë dha demonstrimin më të qartë të këtij përkeqësimi institucional, një zhvillim që nuk përputhet me standardet europiane të funksionimit të institucioneve demokratike.
Me forcën e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, që ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike.
Sot Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse,
nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive. Por problemi është edhe më i thellë. Shumica parlamentare jo vetëm që e ka zhveshur Parlamentin nga këto funksione, por i mohon edhe opozitës të drejtën për t’i ushtruar ato.
Së pari, Parlamenti nuk merr në shqyrtim nismat e opozitës. Pas Rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, opozita vendosi t’i kthejë një pjesë të rekomandimeve të saj në nisma konkrete ligjore. Asnjëra prej tyre nuk përfshihet në shqyrtim.
Së dyti, Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Instrumenti më i drejtpërdrejtë i llogaridhënies është interpelanca me Kryeministrin.
Gjatë këtij sesioni parlamentar, opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnjëra nuk është zhvilluar, sepse kryeminitri refuzon te jap llogari per aktet qe mbajne firmen e tij. Zero në 11 interpelanca të kërkuara.
Pa llogaridhënie parlamentare nuk mund të ketë as shtet të së drejtës, as institucione demokratike që funksionojnë sipas standardeve europiane, as integrim në Bashkimin Europian.
Por kontrolli parlamentar nuk është i vetmi funksion kushtetues që është dobësuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me funksionin mbikëqyrës të Parlamentit, veçanërisht në procesin e integrimit europian.
Komisioni për Integrimin Europian u bashkua me Komisionin e Politikës së Jashtme dhe drejtimi iu rikthye shumicës. Kështu u zhduk i vetmi mekanizëm institucional që garantonte një mbikëqyrje të pavarur parlamentare mbi procesin e negociatave dhe përfshirjen e opozitës.
E njëjta logjikë është ndjekur edhe ndaj instrumenteve të tjera të kontrollit.
Pesë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare janë refuzuar të gjitha.
Në vend që të luaj rol në përshpejtimin e procesit të integrimit, Parlamenti përmes veprimeve të tij po bëhet pengesë. Më lejoni tju sjell në vëmendje vendimin e Parlamentit për të mos i hequr imunitetin Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për paracaktim të tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit të zyratrëve të lartë, nuk e ndihmon integrimin, por e vështirëson atë.
Të nderuar kolegë,
Procesi i integrimit europian nuk matet vetëm me ligjet që miratohen apo me kapitujt që hapen, diksutohen dhe mbyllen.
Ai matet edhe me mënyrën se si funksionojnë institucionet demokratike.
Një Parlament që nuk merr nisma, nuk kontrollon qeverinë dhe nuk ushtron mbikëqyrje, ai nuk kryen funksionin për të cilin është zgjedhur.
Mund t’i vendosim shumë emra këtij institucioni: sekretariat i ekzekutivit, zyrë protokolli apo noter i qeverisë.
Por nuk mund ta quajmë Parlament në kuptimin europian të fjalës.
Në fillim të fjalës sime shpreha bindjen se mënyra se si funksionon një Parlament përcakton cilësinë e demokracisë. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për më shumë kapituj të hapur. Ka nevojë për një Parlament që ushtron plotësisht funksionet e tij kushtetuese. Që ka rol në procesin e integrimit. Sepse vetëm atëherë procesi i integrimit do të jetë jo vetëm më i shpejtë, por edhe më i besueshëm.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për mosdhënie informacioni lidhur me aktivitetin e kompanisë ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur 4.3 milionë euro ...
Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh ka braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një reagim në r...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...
Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur për...
Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk ë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se po përdor fondin e emergjencave për financimin e një koncerti priv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West, du...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipëri, duke mbrojtur vendimin e qe...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë një intervistë për Euractiv, ku ka theksuar se Brukseli duhet të ndalojë...