
Sponsorizimi me çdo mjet i opozitës së opozitës mediatiko politike ishte një nga projektet që Rama e konsideroi prioritet dhe tezë themelore të tij në përgjigje të krizës së tij shumë të rëndë politiko korruptive.
Duke e pasur të pamundur të kundërshtonte mijëra fakte, dokumenta e prova, që rëndonin mbi të dhe qeverisjen e tij në çdo nivel, Rama mbështeti shumë fort opozitën e opozitës duke pasur dy teza kryesore:
Të gjithë njësoj jemi të korruptuar ndaj pse duhet opozita.
Mirë ne jemi të korruptuar, po kush do na zëvendësojë se opozita është më keq se ne, me konflikte dhe e ç’organizuar.
Në funksion të këtyre tezave e gjithë armata mediatike e Ramës, që paguhet me korrupsionin e tij, është vënë në dispozicion të këtij projekti si një zgjidhje gjoja shpëtimtare.
Iluzioni ka qenë se njerëzit do pranojnë pa rezistencë korrupsionin dhe plaçkitjen e tmerrshme të Ramës dhe të tijve se nuk paska kush ta zëvendësojë atë dhe të tijtë.
Por ky projekt i Ramës u përdor kaq shumë, kaq masivisht deri në kufijtë e budallëkut dhe idiotësisë sa u inflacionua keqas.
Gjithashtu edhe personazhet mediatike dhe politike u stërpërdorën në mënyrë kaq të pamëshirshme nga Rama sa që u bënë tërësisht qesharake, të pabesueshëm dhe tërësisht të zhvlerësuar e komikë thjesht papagallë të debilizuar.
U pa qartë se opozita e opozitës nuk e ndali dot thellimin ekstrem të krizës politike të Ramës sepse faktet dhe provat tashmë po trokasin fort edhe brenda familjes së tij dhe njëri pas tjetrit të gjithë personat më të rëndësishëm rilindas po përfundojnë nën hetim njëri pas tjetrit.
Nga i gjithë ky projekt ajo që mbetet është se inflacioni dëshpërues i opozitës së opozitës është kaq evident sa duket edhe shpesh komik me zilkat e tij të mekura përpara ngjarjeve bubulluese korruptive njëra më e rëndë dhe më e turpshme se tjetra.
Inflacioni i opozitës së opozitës u shpejtua në mënyrë spektakolare sepse personazhet, që u bënë pjesë e tij ishin të gjithë të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me të përfitues të dhuratave të Ramës ndaj edhe besueshmëria e tyre ishte afër zeros.
Rezultatet e projektit të dështuar opozita e opozitës janë:
Një tufë njerëzish që u përdorën morën shpërblime nga Rama në forma të ndryshme.
Projektin e zuri për fundi super inflacioni nga super përdorimi.
Rama nuk zgjidhi asnjë hall sepse situata e tij është rënduar thellë e më thellë.
Rama nga halli doli hapur kundër drejtësisë që e kish mburrur si krijesë politike të tij fuke shembur malin e propagandës së tij.
Nxori në dritë si vegla të Ramës edhe personazhe të shfaqur gjoja si të pavarur dhe gjoja me një lloj integriteti fals.
Populli thotë: “hajdeni o të zgjuar hani gjënë e budallait”.
Në këtë mes të fituar dolën këta personazhet e përdorur, që i morën shpërblimet, ndërsa i humburi i madh mbetet Rama, që harxhoi dhe i shpërbleu, por hallin jo vetëm nuk e zgjidhi, por ju bë më keq se më parë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Dhjetor14:10
Berisha publikon video-n: Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro
Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncoi me anë të një video në rrjete sociale se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në ...
POLITIKE
27 Dhjetor12:36
PL: Siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit dhe karteleve të drogës!
Partia e Lirisë lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama sa i takon skandaleve tek AKSHI. Në një dalje për mediat, z&e...
POLITIKE
27 Dhjetor12:30
PD Elbasan kundër buxhetit të Bashkisë për 2026: Pa dialog, pa vizion zhvillimi, u miratua në mënyrë të njëanshme
Ditën e sotme sekretari politik i Partisë Demokratike, dega Elbasan, Sokol Shkelzeni, në një deklaratë për shtyp lidhur me buxhe...
POLITIKE
27 Dhjetor12:19
'Premtime për propagandë'/ Pollo: Shqipëria pa asnjë shans real për anëtarësim në BE deri në 2030
Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka shprehur skepticizëm të fortë ndaj premtimeve të qeverisë Rama dhe sinjaleve optimiste nga zyrtar...
POLITIKE
27 Dhjetor11:46
Berisha: Foltorja sot në orën 18:00 në Korçë!
Kryetari i opozitës, Sali Berisha njoftoi se Foltorja do të ndalet sot në Korçë.
Në një postim online, Berisha shkruan s...
POLITIKE
27 Dhjetor11:23
"Balluku"/ Avokati: Rama po luan me dy standarde! I ka rënë ‘zjarri’ në shtëpi
Avokati Gylsen Zhllima, ka komentuar çështjen ‘Balluku’, për të cilën deklaroi se kryeministri Edi Rama po luan me...
POLITIKE
26 Dhjetor23:53
‘27 vera në Alpe me dele e libra!’ Berisha kujton vitet studentore: Lexoja dhe rilexoja Dostojevskin rusisht
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në emisionin “Elevate” u ndal te rrënjët e tij personale, duke folur për f&e...
POLITIKE
26 Dhjetor23:23
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Besoj ende se do rikthehem në pushtet
Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si ed...
POLITIKE
26 Dhjetor22:55
“Asnjë transparencë”/ Dorjan Teliti: Projektbuxheti mbi 400 mln euro nuk adreson asnjë nga problematikat e Tiranës
Dorjan Teliti ka folur për situatën në Bashkinë Tiranës, situatën në Partinë Demokratike dhe si edhe mbrojtjen e kauza...
POLITIKE
26 Dhjetor21:02
"Vendimi më i vështirë"/ Rrëfehet Sali Berisha: Ja pse hyra në politikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer jetën e tij në 360 gradë, nga rinia dhe familja, politika dhe sfidat, profes...