Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të korrupsionit me fondet e IPARD. Më herët OLAF, deklaroi se pa hetuar e zbardhur plotësisht abuzimin 33 milionë euro me fondet e BE-së për fermerët shqiptarë, 112 milionë eurot e tjera të IPARD do të mbeten të bllokuara. Prof. Edmond Panariti në intervistën për “Telegraf” u shpreh se fondet IPARD kanë qenë oksigjeni i investimeve në bujqësi, dhe se skema me garanci sovrane për të cilën flet qeveria është e paarritshme për shumicën e fermerëve, pasi bankat kërkojnë kolateral, ndërsa fermerët nuk kanë asnjë garanci reale.Për Prof Panaritin : 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit bujqësor, ndaj duhet të rikthehet transparenca në menaxhimin e fondeve dhe reformuar AZHBR.Ja intervista e plotë:
Me pezullimin e tyre dhe me konfirmimin se nuk do të zhbllokohen as për vitin 2026, Shqipëria humbet jo vetëm financimin, por edhe besimin e partnerëve europianë. Kjo është një goditje e dyfishtë: nga brenda me buxhet mjeran , dhe nga jashtë me mungesë mbështetjeje.
Intervistoi: Biora Vojka
Intervistë me Prof. Dr. Edmond Panariti, ish-Ministër i Bujqësisë dhe ekspert i politikave agrar.
-Prof. Panariti, si e lexoni financimin buxhetor për Ministrinë e Bujqësisë në rishikimin e fundit për vitin 2025?
Mos ndryshimi i masës së financimit për mua është sinjal i qartë se bujqësia nuk është më prioritet strategjik. Në një kohë kur ky sektor përbën burimin kryesor të të ardhurave për mijëra familje, një stanjacion i tillë buxhetor është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Ai dëmton subvencionet, investimet dhe mbështetjen teknike për fermerët, duke e lënë fshatin në mëshirë të fatit.
-Si ndikon kjo ulje në kontekstin e bllokimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian?
Ndikon thellësisht. Fondet IPARD kanë qenë oksigjeni i investimeve në bujqësi për agroturizmin, agropërpunimin, infrastrukturën rurale. Me pezullimin e tyre dhe me konfirmimin se nuk do të zhbllokohen as për vitin 2026, Shqipëria humbet jo vetëm financimin, por edhe besimin e partnerëve europianë. Kjo është një goditje e dyfishtë: nga brenda me buxhet mjeran , dhe nga jashtë me mungesë mbështetjeje.
Nëse nuk ndryshon kursi, 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit Bujqësor . Pa IPARD, pa rritje buxheti, pa akses real në kredi, bujqësia do të mbijetojë vetëm në formën e vetëprodhimit. Do të kemi më pak investime, më pak eksport, më pak agroturizëm.
-Qeveria ka propozuar një skemë me kredi të garantuara për fermerët. A është kjo zgjidhje?
Absolutisht jo. Skema me garanci sovrane është e pamjaftueshme dhe e paarritshme për shumicën e fermerëve. Bankat kërkojnë kolateral, ndërsa fermerët nuk kanë asnjë garanci reale. Për më tepër, mungon edukimi financiar, mungon asistenca teknike, dhe mungon vullneti politik për ta bërë këtë skemë funksionale. Në vend që të ndihmojë, kjo skemë rrezikon të krijojë borxhe të pamenaxhueshme dhe zhgënjim të thellë.
-Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2026?
Nëse nuk ndryshon kursi, 2026 do të jetë viti i paralizës së prodhimit Bujqësor. Pa IPARD, pa rritje buxheti, pa akses real në kredi, bujqësia do të mbijetojë vetëm në formën e vetëprodhimit. Do të kemi më pak investime, më pak eksport, më pak agroturizëm. Dhe më shumë migrim nga fshati. Kjo nuk është thjesht krizë buxhetore—është krizë strategjike dhe sociale.
-Çfarë duhet të ndodhë?
Duhet të rikthehet transparenca në menaxhimin e fondeve. Duhet reformë në AZHBR. Duhet rritje e buxhetit me fokus në subvencione direkte, jo kredi të pamundura. Duhet rikthim i besimit të BE-së për të zhbllokuar IPARD. Dhe mbi të gjitha, duhet një politikë e re për fshatin jo si zonë e harruar, por si motor zhvillimi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur ndërtimin e aeroportit të Vlor&eu...
Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se ba...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga mbledhja e grupit të PD-së, referuar raportit të OSBE-ODIHR që konstatoi 'masa...
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar nga mbledhja e grupit të PD-së, se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar 40 milion euro tek q...
Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka komentuar viodeon virale të ligjvënësit francez duke fshehur orën Rolex përpara se të jepte...
Në faqen publike “brryli.broadway” është publikuar një shënim i shkurtër që tregon për nivelin e instalimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Tom Doshi, kryetar i PSD, është arratisur pas një urdhri arresti të l&e...
Tedi Blushi, deputet i Partisë së Lirisë, mbajti fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, ku hodhi akuza ndaj institucioneve të pav...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi Prokurorinë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, duke u shprehur se ajo dështoi n...
Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur një projektvendim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformë...