Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur ndërtimin e aeroportit të Vlorës një nga skandalet më të mëdha korruptive në historinë e vendit.
Sipas tij, projekti është një skenar për 'Netflix', ku janë përfshirë Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla, të cilët sipas Berishës janë angazhuar në favor të një ortaku të përbashkët.
Sipas tij, projekti i aeroportit është ndërtuar mbi 'çmime të fryra', ku qytetarët shqiptarë do të paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para, ndërsa koncesionari do të përfitojë rreth 700 milionë euro në 30 vite.
Një skandal i përmasave shumë të mëdha, të paqarta akoma për nivelin e tyre, ka shpërthyer këtë javë dhe ky është skandali i aeroportit të Vlorës.
Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar çdo skenar tjetër të zhvilluar gjer sot, por edhe çdo skenar filmash.
Një ditë të bukur, Edi Rama me Lubi Vallukun vendosin të vjedhin qindra milionë dhe shpallin për këtë qëllim ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan në qytetin e Vlorës, që si qark mund të ketë gjithsej 180 mijë banorë që banojnë aty.
Aeroportin më të madh në Ballkan. Dy ministra refuzojnë në mënyrë të prerë të firmosin për këtë mashtrim më të madhin në Ballkan.
Sepse për shkak të atij që quhet high-risk, kishin përcaktuar aty 120 milionë garanci biletash, që do i ndanin njëri me tjetrin.
Pas kësaj, përsëritet tenderi dhe nuk është më 120, por 140 milionë euro garanci biletash. Dhe megjithëse ligji e kërkon që të jenë kompani me ekspertizë të certifikuar për ndërtimin e aeroporteve, thirret një kompani turke që e kishte këtë eksperiencë.
Natyrisht ajo thirrej si prestanome, sepse tenderi i jepet 47 asaj dhe pjesa tjetër 53 biznesmenit të njohur dhe politikanit të njohur kosovar, Bexhet Pacolli, por njeri pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Tani, pas firmosje së dokumenteve, natyrisht prestanome duhej të ikte në punën e vet. Turku u thotë mirupafshim se këtu janë Lubia me Ramën dhe këta. Si rezultat, aeroporti që kushton me çmimet më të fryra mbi tokë 105 milionë euro, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para. Dhe koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro. Nuk mund të ketë një akt më korruptiv se sa ky. Ndaj dhe tani që po vjen fundi, tani kërkojnë aksionet. Tani që vjen fundi, ka disa variante. Një variant është se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar mbi 40 milionë euro qeveritarëve. Nuk ka të dhëna. Por një gjë është e sigurt 100 përqind, që Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, janë të angazhuar gjatë dy javëve të fundit, sipas dokumenteve, me të gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku... nuk kam asgjë me ortakët, por fakti që e gjitha qeveria shqiptare futet për një ortak, do të thotë se ajo është ortak vetë.
Dhe e vërteta është se e kam denoncuar këtë krim të paktën 4-5 herë. Nuk kam ditur këto punët e ortakëve, por kam ditur se është dhënë një garanci e tmerrshme për 600 mijë bileta në vit, në një kohë kur ai aeroport nuk i bën dot 100 mijë në vit.
Pra, ky është një gjobë e tmerrshme që u bëhet taksapaguesve shqiptarë.
Dhe u kujtohet se si ajo për të mbuluar vjedhjen e saj, u thoshte shqiptarëve se ky është aeroporti më i madh në Ballkan. Po shko bëje pistën 500 metra më të gjatë dhe del më i madhi në Europë. Pra, po zhvillohet një skenar si në Netflix, por me personazhe të vërteta.
Berisha komentoi edhe raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si 'më damkosësin në 33 vite pluralizëm'.
"E vërteta është se në 33 vite, ky është raporti më damkosës për farsën elektorale të Edi Ramës. Ai që ka sy të lexojë, le të lexojë në faqe të tëra rreshtohen e gjithë batërdia zgjedhore. U përdorën të gjitha mjetet për të shndërruar procesin elektoral në farsë," – u shpreh kreu i PD-së.
Berisha tha se raporti konfirmon përdorimin e burimeve shtetërore për manipulimin e zgjedhjeve, si dhe faktin që zgjedhjet nuk përputhen me standardet ndërkombëtare të barazisë dhe lirisë politike.
Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se ba...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga mbledhja e grupit të PD-së, referuar raportit të OSBE-ODIHR që konstatoi 'masa...
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar nga mbledhja e grupit të PD-së, se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar 40 milion euro tek q...
Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka komentuar viodeon virale të ligjvënësit francez duke fshehur orën Rolex përpara se të jepte...
Në faqen publike “brryli.broadway” është publikuar një shënim i shkurtër që tregon për nivelin e instalimi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Tom Doshi, kryetar i PSD, është arratisur pas një urdhri arresti të l&e...
Tedi Blushi, deputet i Partisë së Lirisë, mbajti fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, ku hodhi akuza ndaj institucioneve të pav...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi Prokurorinë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, duke u shprehur se ajo dështoi n...
Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur një projektvendim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformë...
Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Durrësit, ka denoncuar publikisht disa problematika n&e...