POLITIKE

Investigimi i 'Le Iene' për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 21:53
Investigimi i 'Le Iene' për hijet e Olsi Ramës në

Emisioni PLUG trajtoi sot akuzat që kryeministri Edi Rama bëri javën e shkuar ndaj Syri Televizion. Jo pa qëllim, sepse akuzat e montuara nga Edi Rama siç dosja që i kërkoj Arben Ahmetajt të bënte për Syrin, ishin në fakt simboli i qeverisë së tij, por edhe i rrethit të tij të ngusht, që shpesh kanë qenë objekt denoncimesh nga Syri por edhe nga media prestigjoze europiane. Do tju tregojmë sot, se si ortak, bashkpunëtorë e të afërm të Edi Ramës, kanë ngritur skema të mirfillta pastrimi parash.

Miliona euro të zhvatura nga korrupsioni, krimi e deri te zhvatja nëpërmjet mashtrimi që pastrohen në biznese të hapura rishtazi për këtë qëllim. Por fillimisht do tju sjellim një material prezantues të një prej personazheve kryesorë, Amant Josifit, ortakut në biznes dhe mikut të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama e më pas do të ndalemi gjerësisht te vetëm një prej këtyre skemave. 

Teksa Edi Rama sulmonte Syri Tv, po javën që shkojë, një tjetër mediat prestigjoze italiane, e pacenueshme nga kryeministri ynë, Italia 1, në emisioni 'Le Iene' i drejtonte një apel publik kryeministrit Edi Rama, që të lejonte institucionet që tu jepnin akses gazetarëve për të investiguar, si dhe i kërkonin vllazërisht që të ndalte aktivitetin e mashtrimeve me Call Centerat, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron edhe vëllai i tij Olsi Rama.  Ky apel i gazetarëve italianë, që zbarkuan në Shqipëri për të invetiguar bazat e mashtrimit të qytetarëve italianë nga bazat e Call Centerave të vendosur në kullat e ndërtuara në qendër të Tiranës, edhe këto të fundit, një tjetër parajsë e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që lulëzojnë me firmë direkte të Edi Ramës. 

Teksa ishin kamufuluar në mënyrën më perfekte të gazetarisë investigative dhe kishin arritur të deportonin brenda bazave të mashtrimit, gazetarët italianë arritën të siguronin prova të mjaftueshme, se si kullat e Tiranës ishin shndërruar në fole të mashtrimit, ku pas tyre dyshohet se qëndrojnë njerëz me pushtet.

E papritura për investigimin e gazetarëve italianë ndodh në momentin që këtë investigim do ta raportonin pranë autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, me qëllim që Policia dhe Drejtësia ti kapte këto baza mashtrimi me presh në duar. Por e kundërta ndodhi, sapo autoritetet shqiptare u vunë në dijeni, çdo gjë u dekonspirua.

Persona me pushtet, pranë këtyre institucioneve njoftuan në kohë reale pronarët real të Call Centerave, dhe ato u boshatisën pak para se agjentët e BKH-së të mbërrinin aty. Madje, për të parë këtë dekonspirim skandaloz për të zhdukur gjurmët e mashtrimit të qytetarëve italianë dhe jo vetëm, mbërriti edhe kreu I BKH-së Jon Keta. 

Tashmë agjentët e BKH dhe Prokurorët e SPAK nuk arritën ti siguronin të gjitha provat, ndërsa në pranga ranë ata që prej muajsh përdoreshin për të ngritur telefonin, por bosët e vërtetë siç është bërë tashmë rutinë për realitetin shqiptar, arritën sërish t’ja hidhinin paq. Kjo fal pushtetarëve të lidhur me ta, që dekonspiruan këtë investigim të gazetarëve italianë. 

Dyshimet e gazetarëve italianë se pas tyre qëndron vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk janë të pabaza. Siç rëndomtë përflitet në qarqet e Tiranës, pas tyre dyshohet se qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. E kjo konfirmohet edhe nga fakti, se një prej bosëve të call centerave mashtruese që rropën qytetarët europian nga Shqipëri është Amant Josifi.

Organizata e tij, u zbulua nga një operacion ndërkombëtar ku të përfshira ishin autoritetet lizgjzbatuese Spanjolle, Italiane por edhe Gjermane të cilët siç përflitet, kanë në dispozicion një dosje goxha voluminoze për këta personazhe, elemente të cilave ua kanë vënë në dijeni edhe autoriteteve shqiptare. 

Por cila është lidhja dhe aktiviteti që bën bashkë Amant Josifin dhe Olsi Ramën dhe si përfshihet ky i fundit në skemën e Call Centerave, paratë e të cilave pastrohen në biznese në dukje të rregullta, tek të cilat do të ndalemi në vijim?

Biznesmeni shqiptar, Amant Josifi, i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 200 mijë shtetasve europianë për një shumë prej 2.5 miliardë euro nëpërmjet call-center, ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. “Syri Televizion” publikoi ekskluzivisht një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë krijuar shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, call-center.

Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, menjëherë sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit. Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018.  Jo vetëm ortakëri me Olsi Ramën, por Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka, si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës që tashmë mban postin e Komisioneres së Mbikqyrjes së Shqërbimit Civil, për dy mandate e votëbesuar nga deputetët socialistë. Aktualisht, Amant Josifi konsiderohet nga autoritetet spanjolle dhe ato gjermane si personazh kyç në një skemë gjigande mashtrimi, ku janë goditur dhjetëra-mijëra qytetarë europianë. Paratë e përfituara nga kjo skemë, sipas drejtësisë spanjolle e gjermane kanë patur si destinacion më së shumti Shqipërinë, e vetë Josifi vijon ti shijojë ato i strehuar në Dubai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan