POLITIKE

"Jemi shumë vonë me procesin e primareve brenda partisë", Bardhi thirrje forcave të tjera politike: Të bashkojmë votat për të siguruar fitore në 11 maj

r.ll Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 22:59
"Jemi shumë vonë me procesin e primareve brenda
gazment bardhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment Bardhi këmbënguli në qëndrimin se edhe anëtarët e diasporës që nuk kanë dokumenta shqiptare duhet të lejohen të votojnë, një kërkesë e cila shumica thotë se mund të lërë pa mituar ndryshimet që lehtësojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet e majit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bardhi shprehu shqetësimin se për primaret që pritet të mbajë për herë të parë forca e tij politike, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces.

Ai shprehu vlerësimin që partia është tani e bashkuar dhe u bëri thirrje forcave të tjera politike që të bashkojnë votat për të fituar ndaj Partisë Socialiste në pushtet. Duke folur për SPAK-un dhe kritikat e kryetarit të partisë Sali Berisha ndaj tij, ai tha se nuk e ndan mendimin e tij se bëhet fjalë për “organizatë kriminale”, por tha se pret më shumë nga struktura kundër korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, vota e diasporës, po zë një vend të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme. Partia juaj, siç deklaroi dhe dje zoti Berisha, ka vënë si kusht, që për miratimin e disa ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, të dakortësuara dhe me shumicën, të përfshihet votimi dhe i atyre që nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Zoti Berisha shprehet se kjo duhet të bëhet pasi privohen dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit, ndërkohë që KQZ-ja si shifër zyrtare ka dhënë 160 mijë. Pse kjo këmbëngulje tek kjo pikë e tillë që mund të rrezikojë edhe faza të tjera të këtij procesi të votimit të diasporës?

Gazment Bardhi: Sepse ne gjykojmë se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse jeton në Shqipëri apo jashtë vendit, ka të drejtën e vet për të votuar dhe ndikuar qeverisjen në Shqipëri dhe në kategorinë e e shtetasve që jetojnë jashtë vendit, fakti nëse ata kanë ose jo një dokument biometrik shqiptar nuk mund t’i privojë ata nga e drejta e tyre kushtetuese për të votuar. Dokumenti biometrik i identifikimit jep vetëm sigurinë për të identifikuar personin dhe kjo mund të arrihet edhe me një dokument identifikimi, fjala vjen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të një vendi të Bashkimit Evropian. Dhe ne çmojmë që burokracia administrative në këtë rast, pra fakti nëse kanë apo jo një dokument identifikimi shqiptar nuk mund t’i privojë këta qytetarë të Shqipërisë, pavarësisht se jetojnë jashtë vendit, nga e drejta e tyre për të votuar. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e Partisë Socialiste për t’i privuar një komunitetit të gjerë të qytetarëve shqiptarë, sepse nuk është një numër i pakët, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shifra të sakta në këtë drejtim, por bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, që për një arsye apo tjetër, nuk e kanë çmuar të domosdoshme të kenë dy dokumente identifikimi. Ata kanë mbajtur vetëm dokumentin e vendit ku ata jetojnë, por vazhdojnë të jenë shtetas shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Vonesat në këtë drejtim do të ndikonin edhe tek vonesat për ndryshimet që po propozohen për t’u dhënë më shumë kohë emigrantëve për të votuar çka do t’i pengonte ata në qoftë se zvarritet ky proces me kërkesën që ka bërë partia juaj. A nuk mendoni se duke vënë këtë si kusht kjo e vështirëson më shumë votimin për diasporën?

Gazment Bardhi: Nuk bëhet fjalë për një kohë më të gjatë. Pra, koha nuk është kërkuar për t’i dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për të votuar...

Zëri i Amerikës: E kam fjalën për kohën që është në dispozicion që ata të jenë në gjendje ...

Gazment Bardhi: Kjo është për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë kohë për veten për t’u përgatitur për procesin e dërgimit të fletës së votimit për qytetarët shqiptarë. Nëse ndryshimet nuk ndodhin, sigurisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra komisioneri shtetëror do të duhet të shtojë burimet njerëzore në këtë proces dhe të arrijë brenda kohës që cakton aktualisht ligji të drejtën apo t’i mundësojë të drejtën qytetarëve për të votuar. Pra nuk ka pengesa në këtë drejtim. Pra, dhjetë ditë më shumë apo dhjetë ditë më pak, është më shumë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se sa për qytetarëve që do të votojnë. Koha për ta për të votuar është mjaftueshëm në dispozicion, qoftë për ta marrë në dorëzim fletën, qoftë për ta kthyer atë mbrapsht të plotësuar me shprehjen e vullnetit se kë do të dëshironin ta shikonin në qeverisje.

Zëri i Amerikës: Kalojmë tek çështjet politike të partisë suaj. Zoti Bardhi, Partia Demokratike për këto zgjedhje për herë të parë do të zhvillojë procesin e primareve, siç parashikohet në statut. A jeni të shqetësuar se primaret mund ta penalizojë atë grupim që deri dje, ashtu si dhe ju, kundërshtonte me forcë rikthimin e zotit Berisha në krye të PD-së?

Gazment Bardhi: Së pari, unë mendoj që çdo anëtar i Partisë Demokratike, ka vlerësuar dhe vlerëson së tepërmi faktin që Partia Demokratike sot është e bashkuar dhe padyshim që është e bashkuar, por edhe falë atij që ju e quajtët grupimi që unë drejtoja apo që drejtojë në emër të grupit parlamentar, që u bashkua më së fundmi, grupimi që drejtonte zoti Berisha. Tashmë ne jemi gjithë Partia Demokratike dhe anëtarët e Partisë Demokratike. Në vlerësimin tim dhe sa unë shoh në kontaktet e përditshme me ata, vlerësojmë kontributin e secilit prej deputetëve për atë që ata kanë dhënë në mbrojtje të interesit publik. Pra, në këtë drejtim nuk kam një shqetësim. Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve. Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve. Interesi jonë është që PD të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është interesi madhor i çdo anëtari të PD-së.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, sa penalizohet opozita nga fragmentimi që ka ndodhur vitet e fundit, nga problemet që ka pasur, duke patur parasysh që kemi edhe disa parti të reja të krijuara, që megjithëse mund të mos ta kërcënojnë Partinë Demokratike por mund t’iu marrin grupe votash?

Gazment Bardhi: Unë gjykoj që fragmentarizimi në vetëvete është i dëmshëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjitmonë kam bërë thirrje që ne të jemi së pari të bashkuar brenda PD-së duke ruajtur secili prej nesh mendimet tona, por dhe të jemi të bashkuar si front opozitar. Opozita sot nuk ka luksin për të patur disa segmente brenda vetes ku kundërshtari është i unifikuar. Opozita gjithashtu, nëse qëllimi është për të mundur Edi Ramën do të duhet të jetë e gjitha e bashkuar. Nëse pastaj, ndonjëra nga partitë që është krijuar apo trashëguar ka si qëllim thjeshtë të përçajë opozitën për të mbajtur në qeverisje edhe katër vite të ardhshme, pra pas 12 vitesh keqqeverisje Edi Ramën, t’i japësh atij mundësinë të ketë edhe një katërvjeçar, unë kam bindjen e plotë që çdo opozitar që dëshiron ndryshimin në Shqipëri e kupton këtë dhe nuk do ta çojë votën dëm te secila prej këtyre partive. Pra, mirë apo keq ne do të duhet secili prej nesh duke ruajtur identitetin e vetë të grupohemi nën një formacion të përbashkët opozitar, duke ruajtur idetë, duke ruajtur propozime, duke ruajtur qëndrimet tona, pra nuk na bën kjo të unifikohemi, por do të duhet të përcaktojmë objektivin dhe nëse objektivi është të mundim Edi Ramën, atëherë fronti opozitar është e vetmja zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Të gjitha sondazhet, përfshirë një i fundit i Instituti Ndërkombëtar Republikan, e kanë vlerësuar institucionin e SPAK-ut, duke thënë se është i besueshëm edhe mes qytetarëve. Ndërkohë Partia Demokratike dhe kryetari i saj, e kanë sulmuar atë. A nuk mendoni se një qëndrim i tillë i arsyeshëm duke patur parasysh rolin që po luan ky institucion?

Gazment Bardhi: Unë kam patur dhe e kam shprehur edhe publikisht qëndrimin tim sa i takon SPAK-ut. Unë e nxis dhe e kam nxitur gjithmonë SPAK-un të bëjë detyrën. Sigurisht që kam pritur dhe pres shumë më shumë për shkak të aferave të jashtëzakonshme korruptive që ndodhin apo që kanë ndodhur gjatë këtyre 12 viteve, pres shumë më shumë rezultate. Unë pres të ketë hetime serioze ndaj Kryetari të Bashkisë së Tiranës i cili vazhdon të qëndrojë në detyrë edhepse vetë SPAK-u ka thënë në një deklaratë publike që është i dyshuar mbështetur në prova për konsumimin e katër veprave penale. Unë pres të kemi hetime serioze ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pra pres që SPAK-u të performojë në mënyrë të pavarur dhe tërësisht profesionale në përputhje me ligjin.

Zëri i Amerikës: Por nuk e quani organizatë kriminale si zoti Berisha?

Gazment Bardhi: Jo, jo nuk e kam quajtur kurrë sepse kam thënë që pavarësisht problemeve që ka Struktura e Posaçme Antikorrupsion brenda saj ka prokuror me integritet të cilët do të duhet të mbështetën që të bëjnë detyrën e tyre ashtu siç duhet. Në momentin që flasim, e vetmja thirrje që kam është që të veprojnë shpejt. Shqiptarët presin ndëshkime reale kundër korrupsionit./VOA

gazment bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan