POLITIKE

"Ka pasur dijeni për të gjitha aferat..."/ Lala: Brenda 2026 Rama i pandehur nga SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 22:57
"Ka pasur dijeni për të gjitha aferat..."/ Lala: Brenda 2026

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të drejtësisë. E ftuar në emisionin A Show, Lala tha se Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat korruptive, dhe sipas saj, kryeministri brenda 2026 do të thirret ose do të jetë nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu, sipas Lalës, ngadalësimi i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen. Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes.

Gazetarja thekson gjithashtu, se kjo strategji e vendos atë në një përplasje të drejtpërdrejtë jo vetëm me SPAK, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë funksionimin e pavarur të kësaj strukture si një kusht të panegociueshëm të reformës në drejtësi.

"Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi.

Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione.

Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t'i intimiduar.

Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.

Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t'i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t'ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t'i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë. 

A do të shkojë SPAK telk Edi Rama apo Rama të shkojë në dyert e SPAK. Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të. Edhe për një grua që ishte shtatzënë dhe kishte urdhër-arrest Rama e dinte.

E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026," tha Lala.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë