Grushte e sende të forta/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë, 6 të shoqëruar
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
I ftuar në në “Taske Force” me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Bledian Koka tha se vendimi i unifikuar i Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë po prodhon efektet e para, të cilat nuk po favorizojnë qytetarët e thjeshtë, por zyrtarët e lartë.
Ai deklaroi se përfituesja e parë e këtij vendimi është Mirlinda Karçanaj, duke e lidhur këtë me interpretimin e ri të masave të sigurisë. Koka shtoi se vendimi mund të ndikojë në veprimtarinë e SPAK-ut dhe ngriti dyshime për përdorimin e drejtësisë në mënyrë selektive.
Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se vendimi po sjell përfitime për figura të caktuara të pushtetit, ndërsa koha do të tregojë efektet reale të tij.
Koka:
Po efekti mund të imagjinohet, sepse sigurisht që vendimi vjen pas një tjetër vendimi. Pra, ky mendoj, dhe besoj duhet të pajtohemi, koha do të tregojë që ky është efekti i parë i asaj që ishte vendimi i unifikuar që diskutuam pak më herët. Pra, ajo që është thënë që ky vendim synon, ta godasë ose ta frenojë punën e SPAK-ut ose veprimtarinë e SPAK-ut dhe atë po ta ndihmojë atë dhe përfitojnë nga ky vendim, qytetarët e thjeshtë siç u shit lart e poshtë që do të ndodhte apo do përfitojnë zyrtarët e lartë. Konfirmimi nuk vonoi as tre-katër ditë pas dhënies së këtij vendimi dhe ja ku jemi. Njeriu i parë që përfiton për shkak të interpretimit dhe vendimit të unifikuar që mori pak ditë më parë Gjykata e Lartë për çështjen e masës së sigurisë ose të paraburgimeve, është Karçanaj.
Edhe një herë, kjo përshtypje, nuk ka një mundësi të dytë për të dhënë impresionin e parë, impresioni i parë sigurisht që është kjo. Pra, çfarë, a ka ndryshuar ndonjë gjë nga hera e fundit që kjo zonjë ka pasur, i është rikonfirmuar masa? Sepse avokatët e zonjës bëjnë ankimime të herëpashershme për çështjen e masave të sigurisë. Pra çdo avokat i një njeriu nën hetim, bën gjithmonë reprekursione ose kërkesa për... Pyetja, është pse ky vendimi i Gjykatës së Lartë?
Si erdhi ky vendim i Gjykatës së Lartë? Sigurisht që erdhi duke iu referuar interpretimit që tashmë është bërë, që është pikërisht pra vendimi për unifikimin për, për masën e sigurisë. Dhe që këtu pastaj, koha do tregojë që e gjitha ajo që ndodhi ishte një propagandë, që sërish Gjykata e Lartë do lehtësojë vetëm zyrtarët e lartë dhe sigurisht ata zyrtarë të lartë që janë të preferuarit e kryeministrit. Unë dyshoj se kjo do të jetë, sepse në qoftë se e pashë reagimin e enturazhit të Erion Veliajt, i cili në fakt ishte ai në underground ose nën dhe, ishte ai iniciatori që mendoi se do ishte përfituesi dhe që e sponsorizoi fort bashkë me median e me njerëzit që i rrinë rreth e vërdallë qark, dhe pashë që kur vendimi u mor nuk kishte entuziazëm ndaj këtij vendimi, sepse u kuptua qartë që me sa duket nismën vërtet e mori Erioni, po kamxhikun e drejtësisë e ka akoma Edi Rama dhe sot u konfirmua kjo. Sigurisht që, domethënë që kjo mënyrë e drejtësisë dhe ai vendim vepron vetëm tek ata që zoti Rama do që t'i mbajë nën hetim po mishi të piqet dhe helli mos digjet.
Dhe pa diskutim që Mirlinda Karçanaj, është njeriu që ka mbrojtjen publike më të madhe aktualisht nga kryeministri, nuk e ka Belinda Balluku mbrojtjen më të madhe publike, sot e gjithë ditën mbrojtjen më të madhe publike nga kryeministri e ka Mirlinda Karçanaj. Është e vetmja e cila, nëse do të duhej të fliste, nëse do fliste, do na tregonte neve se çfarë roli ka pasur Linda Rama-Basha në, në AKSH, atë që e quante me të drejtë ish-zëvendëskryeministri si kopshtin personal të familjes Rama, AKSH-in, dhe çfarë roli pa diskutim ka edhe baxhanaku i zotit Rama, Armand Frangu. Dy personazhe të cilat u përjashtuan nga hetimi totalisht nga hetimi i SPAK-ut dhe që morëm vesh që në SPAK kishin ndodhur ca allishverishe nga 2024 deri në 2026 dhe në pjesën tjetër ky AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj paska qenë një institucion model. Dhe sigurisht që Mirlinda Karçanaj që mund të bënte narrativën, mund të tregonte bashkëpunëtorët e saj, këtë gjë nuk e ka bërë dhe mirënjohja e parë nga kryeministri mendoj që është ky vendimi i sotëm në sajë të atij vendimi të unifikuar të Sadushit të partisë.
Deputeti i PD-së, Blendi Himçi tha se taksat e larta mbi karburantin kanë rritur kostot e jetesës dhe çmimet e produkteve bazë...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, ka kritikuar funksionimin e SPAK dhe më...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur në Kuvend një sërë shqetësimesh që lidhen me gjendjen e infrastru...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë gjatë seancës plenare se po lejon bashkëpunim me grupe të m&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në or&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Gjatë një...
Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate e akuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ‘përplasje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Erion Braçes, ndërsa pohoi se ky i fundit ishte mashtruesi më i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama paraqitet në Kuvend vetëm për të bllokuar drejt&...
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi Belinda Ballukun, e cila një ditë më parë në homazhet për Servet Pëllumbin nuk ishte me...