POLITIKE

"Kemi ligje të bukura, por pastrimi i parave lulëzon", Boçi: Ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës?

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 18:08
"Kemi ligje të bukura, por pastrimi i parave lulëzon",

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për dështim në luftën kundër pastrimit të parave, duke theksuar se pavarësisht ekzistencës së ligjeve dhe mekanizmave, zbatimi i tyre mbetet i dobët.

Ai kritikoi interpretimin e treguesve ndërkombëtarë dhe ngriti shqetësime për nivelin e lartë të korrupsionit dhe ekonomisë informale në vend, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Luçiano Boçi: Paskemi kaluar dhe Gjermaninë. Po çfarë gallate më të madhe nuk ka, sepse ju i dashur ministër, keqinterpretoni një gjë shumë të rëndësishme. Indeksi i Bazelit, Manivali, FATF-ja, masin riskun e pastrimit të parave dhe përcaktojnë a ka një shtet mekanizma për ta parandaluar këtë gjë dhe nuk mat sasinë e parave të pista të pastruara në një ekonomi. Nuk e mat këtë. Dhe nuk e mat.

Po mekanizmat, cilat janë? Po zoti ministër, mekanizmat janë ligjorë, kjo është e vërtetë. Dhe fatmirësisht Shqipëria ka mekanizma ligjorë, se këtë po themi ne. Ka mekanizma, se e tha dhe zoti Braçe kur bëri krahasimin me Vatikanin. Por sa zbatohen mekanizmat ligjorë? Sa sy mbyllni ju dhe sa vesh i bëni shurdh? Sepse sot ne miratojmë shtesa ligjore që vërtet mbyllin ca shtigje, por Rama me zotësinë e tij hapi 100 shtigje të reja për pastrimin e parave. Këto ndryshime mbyllin pesë porta, por Rama hap 50 porta për pastrimin e parave. Dhe kjo është e vërteta. Dhe ky pastrimi i parave është edhe i dëgjueshëm, është dhe i shikueshëm, edhe i nuhatshëm, edhe i shijueshëm, kapet nga të gjitha shqisat, nga të gjithë secili prej nesh dhe qytetarëve. Jo më i arsyeshëm dhe i mendueshëm.

Sepse ky është realiteti. Ky është realiteti që ju doni ta fshihni. Dhe në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm. Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni dhe shtohet pastrimi i parave. Sepse ligje të bukura, po, kemi ne. Ky ligj ka dhe korpuse të tjerë partnerë dhe unë do t'ju listoj vetëm dy prej tyre. Është i lidhur ngushtë me ligjin për pronësinë përfituese. Apo jo, zoti ministër? Po ky ligj i pronësisë përfituese që duhet të zbulojë pronarët e fshehur, a di gjë ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës të deklaruara në vitin 2013 nga OSBE-ODIHR, i ka zbuluar ky ligj? Jo, sepse nuk funksionon. Nuk funksionon mekanizmi. Mekanizmi ekziston?

Po, ekziston. Po, ekziston dhe ligji antimafia, i lidhur ngushtë është me këtë, pastrimin e parave. Po ç'ndodh në Shqipëri? Sa para sekuestrohen në bazë të këtij ligji antimafia? A janë të prekshëm pushtetarët dhe bosët e krimit në Shqipëri, sipas këtyre ligjeve që ne i miratojmë? Jo, fare, aspak. Sepse nuk ndodh. Paratë pastrohen. Pastrohen në sy të të gjithë shqiptarëve. Jo më larg se para një jave, a e patë reportazhin e Rai 3? Ku qartazi argumentohej që paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen fare lehtësisht në Shqipëri. Por Shqipëria i ka mekanizmat, ja ka kaluar Gjermanisë. Por si është e vërteta? Ku është e vërteta? E thanë dhe kolegët e mi këtu. Jua tha zoti Balliu, shumë e thjeshtë.

Duhet t'i vini alarmin. Vetëm 22% e kullave i kanë para bankare. I kam në qarkullim bankar. 78% nuk i kanë. Atëherë ç'na tregoni përralla, vini na tregoni përralla këtu? Po mirë, e dini ju se jeni në pushtet, 1 metër katror, 1 metër katror sot shtëpi, e di sa kushton? Sa paga vjetore e pagës minimale të një shqiptari. Paga vjetore. 1 metër katror biznes, dyqan, e di sa kushton? Sa paga vjetore e një mësuesi. A e kuptoni çfarë alarmi? Po mirë, si ka mundësi? Po marr një tregues tjetër që lidhet me jetën e përditshme të shqiptarëve. Se përmendët remitancat. Madje lavdëroheni, janë rritur remitancat. Po, janë rritur remitancat sepse është zhvlerësuar euroja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?