POLITIKE

"Kemi një kalendar ambicioz"/ Rama: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2025, 09:11

"Kemi një kalendar ambicioz"/ Rama: Anëtarësimi në

DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t'i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t'u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-ën si datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur thjesht nga dëshira, por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që thashë.

DW: Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.

Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që...

DW: Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Unë, t'ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t'ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

DW: Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.

DW: Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

DW: Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.

Edi Rama: Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. 

/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan