Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu, aktor dhe regjisor, piktor që mban titullin “Nderi i Kombit”, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për 2 librat më të fundit të tij me poezi, “Seferi i Tironës” dhe “Poezi humoristike e satirike”, të promovuara ditët e fundit.
Kapexhiu zbuloi ndër të tjera në intervistë se ndër personazhet e njohur që u ka dedikuar poezi janë dhe figura politike, një prej tyre kryeministri Edi Rama.
“Miku im i gjatë, nxito, gjurmë do të jenë brekushet apo barcaletat”, është një nga poezit e Bujar Kapexhiut, shkruar për Ramën, që ai e quan miku i tij i kahershëm.
Kapexhiu thotë se poezitë e tij janë humoristike, si mik e shok, pa e fyer dhe denigruar figurën e tij duke u mundur të ruhet etika.
“Kjo është merita e humorit të vërtetë e qytetar dhe jam munduar ta ruaj këtë etikë”, tha Kapexhiu gjatë intervistës me moderatoren Nisida Tufa.
Ai ka treguar se e ka patur pasion poezinë shumë herët, që fëmijë ndërsa poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1970.
“Poezinë e parë e kam shkruar në vitin 1970, kur isha regjisor në Estradën e Tiranës dhe atëherë bëhej propagandë e madhe nga arti socialist kundër poezisë dekadente, që quhej poezi hermetike dhe kjo goditje ishte për perëndimorët.Dhe unë atëherë shkrova një tekst poezi hermetike për të goditur poezën hermetike si në karikaturë.
Më vonë erdhi një ndodhi tjetër. Festohej 80 vjetori i lindjes të të ndjerit artistit dibran Hazis Ndreu, kompozitor, instrumentist brilant, këngëtar poet ku ka fituar çmime kombëtare madje ka shkruar dhe poezi humoristike. Dhe mua më lindi një ide, që të gjithë ata që ishin në skenë, poetë, këngëtarë, vallëtarë që këndonin këngët e tij, unë shkrova një vjershë sikur ta shkruante Azisi sikur të ishte gjallë. Dhe të nesërmen një gazetare shkroi se në koncert ishte dhe Azis Ndreu”, tha Kapexhiu.
Ndër të tjera në intervistë, artisti Bujar Kapexhiu ka theksuar se në Shqipëri ka shumë material për letërsi humoristike, por fatkeqësisht nuk ka letërsi.
“Më vjen keq që ka shumë pak autorë që shkruajnë letërsi satirike dhe humoristike.
Problematika sot është kaq për të qeshur, kaq për tu tallur, kaq për tu stigmatizuar, dhe për tu goditur. Dhe prapë letërsi humoristike ka pak. Përderisa një poet shkrimtar, krijon një vepër humoristike, pikërisht atje ka një subjekt, atje ka një subjekt që është ndeshur, që nuk është dakord me disa gjëra.
Pra tallet me të e stigmatizon atë, në drejtim të progresit. Dhe kjo kontradiktë ndodh midis autorit dhe ngjarjes. Bën që të lindë kjo vepër humoristike. Dhe natyrisht kur e lexon spektatori kënaqet me humorin. Është një nga gjëra më të bukura t’i japësh spektatorin ose lexuesin të qeshurën”, tha Kapexhiu.
Kapexhiu njihet dhe si karikaturist ku në fokus të punimeve të tij kanë qenë politikanë që jo në pak raste e kanë telefonuar pasi janë “prekur” nga karikatura, por ai tha se nga këto punime ka bërë shumë miq nga politika.
Artisti Bujar Kapexhiu tha se Rama dhe Berisha janë politikanët të cilëve u ka kushtuar më shumë karikatura.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin &ld...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komenton thirrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku pritet t'i ko...
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi zhvillimet nga SPAK, lidhur me marrjen nën hetim të zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve d...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e ...
Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar qendrimin e kryeministrit Edi Rama per Belinda Ballukun, e cila eshte marre ne hetim nga SPAK. Kreu i qeverisë ...
Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me Diellën dhe 83 fëmijët. Shehu th...
Gazetari Fatjon Gjinaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me ministren Belinda Balluku, duke treguar se regjistrimi i saj në regjistrin e pr...
Zv. Sekretarja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat, e ka quajtur "Tetorin Rozë" një...
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Ilirjana Kucana, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor paratë e drogës ...
Qeveria shqiptare ka prezantuar për herë të parë një projektligj që synon të rregullojë veprimtarinë e lobimit, d...