POLITIKE

‘Kërkesa mbetet dorëheqja e Edi Ramës’/ Stafa tregon kush janë organizatorët e protestës

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 21:59
‘Kërkesa mbetet dorëheqja e Edi Ramës’/ Stafa tregon

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në emisionin A Show në Syri TV me Adi Krastën, foli për protestën qytetare që po zhvillohet prej 45 ditësh para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një ngjarje të paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Sipas Stafës, ndryshe nga protestat e organizuara nga partitë politike ndër vite, lëvizja aktuale ka lindur nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj korrupsionit, varfërisë, shpopullimit dhe mungesës së perspektivës.

Ai theksoi se protestuesit mbeten të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Krasta: Faleminderit për atë që ti bën vazhdimisht. Natyrisht secili nga ne ka bërë atë që ka mundur, atë që ka ditur, por për ata që bëjnë gjithçka me një lloj kurajoje, edhe duke marrë përsipër edhe të këqijat që ju ndodhin në jetën e tyre jo domosdoshmërisht profesionale por edhe njerëzore, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t'ju heqim kapelen dhe t'ju themi faleminderit. Si ndihesh ti aktualisht?

Stafa: Së pari, kur dëgjoj këto fjalë nga ti dhe të thëna nga ti, që unë jam rritur me ty, është një super vlerësim dhe realisht të falënderoj dhe të përkulem dhe unë për modelin që i ke dhënë gazetarisë. Edhe në momente kur të shtëjnë për të mos folur dhe ti ke vazhduar të flasësh me atë kokëfortësinë tënde. Si ndihem? Jam i lumtur. Jam i lumtur për një shkak sepse përpara se kjo të ndodhte e kisha humbur shpresën se do vinte kjo ditë ku të rinjtë shqiptarë, ku shqiptarët të ngriheshin pa i thirrur partia. Sepse kemi parë në 36 vite që shqiptarët i ka thirrur partia në sheshe, shqiptarët nuk e kanë mbushur ndonjëherë sheshin pa i thirrur partia. Dhe ky është një model, pra po ndryshon diçka në Shqipëri, se kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Ne kemi 36 vite demokraci dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe është shpresëdhënëse edhe për brezat e ardhshëm. Në qoftë se prindërit tanë neve na kanë thënë se mos fol se do ikim nga puna, mos fol se do na heqin pensionin, mos fol se do na bëjnë këtë, do na bëjnë atë, këtu ke prindër që kanë marrë fëmijët e tyre të vegjël për t'i mësuar që duhet të flasin. Duhet të flasim sepse një popull në qoftë se flet, demokracia nuk shkatërrohet siç është shkatërruar në Shqipëri, sepse në qoftë se kemi një popull që flet, ajo demokracia sado e brishtë të jetë, mbahet brenda asaj kornizës apo në ato shina që duhet të mbahet.

Krasta: Le të flasim pak, më fal të të ndërpres... do të japim pak ritëm, sepse ne kemi nevojë të dimë më shumë. Natyrisht gjithë entuziazmin tënd atje e detektojmë fare pas forcim. Ajo që po ndodh është e jashtëzakonshme, por Osman le të heqim disa hije që rrotullohen rreth kokës së protestës, thuhet edhe me ndihmën, pothuaj agjenturore, të qeverisjes e cila dëshiron që ta shpartallojë këtë protestë, e cila nuk i pëlqen fare. Thuhet fillimisht që atmosfera midis drejtuesve të protestës, organizatorëve të saj është e pashëndetshme. Si në çdo ambient ku ka shqiptarë, edhe kur dëshiron të bëjnë një gjë të mirë, ata menjëherë fillojnë të luftojnë njëri-tjetrin, nuk kanë unitet dhe sidomos humbin fokusin e asaj që duan të realizojnë. Është, po ndodh kjo me njerëzit organizatorë të kësaj proteste?

Stafa: Unë nuk di që tek pjesa e cila merret... pra nuk ka një organizator njëherë. Unë të sfidoj ty që më nxirr ti mua një shqiptar që të bëjë një thirrje dhe të mbledhë këtë popull. Është halli i këtyre njerëzve që ka bërë që këta njerëz të dalin në shesh dhe organizator është secili prej tyre.

E di kush është organizator? Është korrupsioni, është shëndetësia, është arsimi, është shpopullimi, janë pensionet e ulëta, janë rrogat e ulëta, pamundësia për të ndërtuar një të ardhme, pamundësia për të blerë një shtëpi. Këto janë organizatorët që kanë bërë që këta njerëz, e sidomos të rinjtë, të dalin në protestë. Unë nuk di që... pra ti normalisht në një grup, edhe sado i vogël, do kesh ide që do i rrahësh, po. Dikush thotë unë jam i mendimit për ta përshkallëzuar, dikush tjetër thotë unë mendoj se qëndresa qytetare është zgjidhja e kësaj proteste, dikush tjetër mendon se duhen bërë protesta një herë në javë. Por ajo çfarë unë ndiej në këtë protestë dhe shikoj është se këta qytetarë, këta të rinj nuk duan të ikin nga sheshi. Pra nuk duan që e gjithë kjo çfarë është krijuar të humbasë dhe vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vijojnë të kërkojnë... janë anti-sistem, kundër kësaj klase politike të cilën e bëjnë përgjegjëse për situatën ku ata ndodhen sot. Prandaj unë nuk mendoj se kjo është një çështje mes disa individësh të cilët përpiqen që ta ndihmojnë protestën. Më shumë sesa organizatorë, unë do i cilësoja persona që e ndihmojnë protestën, dhe që përpiqen që kjo energji të derdhet këtu në sheshe, të vijojë dhe të shkojë aty ku duhet.

Krasta: Shiko, natyrisht që për organizime të kësaj natyre, edhe kur janë të vetëdijshme, edhe kur ndodhin sepse njerëzit janë bindur... dhe në një kuptim mua më gëzon shumë, por në një kuptim dhe më shqetëson. Se si një grupim kaq i madh njerëzish përpara zverneckit nuk dinte dhe kuptonte asnjë gjë, sepse nuk ishte as në rrugë, as në sheshe...

Stafa: Epo nuk ishte, epo nuk ishte. Atëherë do të ta jap një përgjigje për këtë.

Krasta: Që e ka kuptuar është e jashtëzakonshme, është gati me fuqinë e zotit. Ky është një bekim i madh për Shqipërinë. Pyetja që mua më lind natyrshëm si një dashurues i protestave dhe një mbështetës i madh i kësaj proteste, është... njerëzit, cilido që del atje Osman, e ka vendosmërinë e duhur për të kuptuar që kjo protestë nuk duhet të pakësohet, nuk duhet t'i ulet ritmi, duhet të vazhdojë derisa kryeministri të largohet. Mund ta pyesim ne nëse kjo ndodh?

Stafa: Dëshira dhe qëndresa e këtyre njerëzve shkon në atë që ata e kanë thirrur në 45 ditë. Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. A do arrihet kjo, sa do arrihet kjo, unë nuk mund ta përcaktoj dot, nuk mund ta imagjinoj dot dhe nuk mund ta them dot. Patëm dy vite protesta në Serbi dhe atëherë u lajmërua nga presidenti i atjeshëm se do shkonte në zgjedhje. Patëm dy muaj protesta në Bullgari dhe qeveria ra. Pra unë mendoj se qëndresa dhe vendosmëria e këtyre njerëzve është verë, do duhet ta kuptojmë, dhe normalisht njerëzit mund të përgatisin planet e tyre për pushime, është vapa, janë shumë e shumë arsye të cilat nuk e favorizojnë. Dhe prandaj kjo protestë kërkon që të mbijetojë me këto numra, 1000, 2000, 3000, 4000 që vijnë në shesh për t'i mbijetuar kësaj vere dhe më pas për të vijuar edhe në shtator, edhe në tetor. Ka një qëndresë, janë njerëz të cilët kanë ardhur edhe nga jashtë. Dhe për të thënë diçka pse tani? Po vjen një moment që tani mbushet kupa. Tani mbushet kupa, tani pra janë këtu skandale nga më të frikshmet, Belinda Balluku që mbrohet nga kryeministri dhe Partia Socialiste.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan