POLITIKE

'Kjo është fytyra e qeverisjes 12-vjeçare'/ Abilekaj: Babëzia e ndërtimit dhe paratë e pista e lanë Vlorën pa ujë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 17:57
'Kjo është fytyra e qeverisjes 12-vjeçare'/ Abilekaj:

Protestat në Vlorë për mungesën e ujit të pijshëm kanë rikthyer në vëmendje krizën e thellë infrastrukturore dhe menaxheriale që ka përfshirë qytetin bregdetar. Ndërsa qytetarët vuajnë prej pesë ditësh pa furnizim me ujë, debati politik është ndezur sërish mbi përgjegjësitë e një situate që, sipas analistëve, është produkt i një keqqeverisjeje të gjatë.

I ftuar në një intervistë në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetari Enton Abilekaj e cilësoi krizën si "një situatë të pritshme" nga një qeveri që ka vepruar për 12 vite pa strategji dhe vizion. Ai argumentoi se Vlora është shndërruar në një qytet ku "i mungon gjithçka", duke u bërë viktimë e "babëzisë së ndërtimit" dhe një modeli ekonomik të bazuar te turizmi dhe ndërtimet pa kriter.

"Ka bërë që Vlora sot të jetë qyteti që nuk ka ujë, qyteti që përmbytet menjëherë sa i bie shi, qyteti që nuk ka as dalje në plazhe," theksoi Abilekaj, duke e përshkruar si një qytet "pothuajse i pajetueshëm". Sipas tij, zhvillimi pa investime në infrastrukturën bazë ka çuar në mënyrë të pashmangshme në këtë kolaps. Ai shtoi se edhe investimet e mëdha strategjike të planifikuara për zonën, si ato në Sazan dhe Nartë, ngecin pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës mbështetëse, duke bërë që investitorët e huaj të tërhiqen.

Abilekaj e lidhi këtë zhvillim kaotik me një model që bazohet te rritja e çmimit të truallit dhe ndërtimit, duke lënë të kuptohet se burimi janë "paratë e pista". Lidhur me justifikimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ia faturoi përgjegjësinë një projekti të vitit 2009 të qeverisë Berisha, Abilekaj e quajti këtë një shmangie nga përgjegjësia. Ai kujtoi se që prej vitit 2007, me procesin e decentralizimit, ujësjellësi i ka kaluar në menaxhim Bashkisë së Vlorës, e cila nuk është drejtuar nga Partia Demokratike prej më shumë se dy dekadash. 

Ai e vijoi analizën e tij duke e cilësuar qeverinë si "hajdute, gënjeshtare dhe mashtruese", e cila edhe pas 12 vitesh në pushtet, vazhdon të fshihet pas paraardhësve. Sipas tij, protestat e fundit tregojnë se "qytetarët e Vlorës e kuptuan se në qoftë se nuk kërkojnë atë që u takon, nuk do ta kenë kurrë."

Abilekaj:

Një situatë e pritshme me një qeveri partizane që ka 12 vjet që qeveris vetëm me aksione, që nuk ka as strategji dhe as vizion, dhe që e ka shndërruar Vlorën në një qytet i cili i mungon gjithçka sot. Pra, babëzia e ndërtimit në favor të të një, turizmi, ekonomie turistike, më lehtë të themi, ekonomie e ndërtimi, ka bërë që Vlora sot të jetë qyteti që nuk ka ujë, qyteti që përmbytet menjëherë sa i bie shi, qyteti që nuk ka as dalje në plazhe, as aksese  në plazhet të që ka që e rrethojnë, dhe një qytet pothuajse i pajetueshëm.

Kështu që mënyra se si është zhvilluar pa kriter, pa investime, pa infrastrukturë,  Vlora, do të çonte në një rezultat të tillë, ashtu siç ne e dimë që ë, rezultati i tillë është i pashmangshëm pavarësisht atyre investimeve të premtuara për ujësjellësin e Vlorës, ashtu siç ne e dimë që investimet që pritet të bëhen në Vlorë në pjesën e Sazanit, në  Nartë, në Zvërnec, janë të gjitha investime të cilat nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t'u bërë dhe kjo është arsyeja që ato vazhdojnë të shtyhen nga ata që që janë investitorë të huaj dhe shikojnë se si nuk ka fare infrastrukturë, pra s'ka ujë, s'ka linja të të furnizimit me ujë, s'ka linja të furnizimit me energji elektrike e të tjera e të tjera.

Sepse ky është një zhvillim i cili nuk bazohet mbi zhvillimin e qëndrueshëm, por bazohet mbi çmimin e të truallit dhe të çmimin e metrit katror të ndërtimit, mbi paratë e pista. Kështu që Vlora sot është viktimë e një keqqeverisjeje 12-vjeçare, sidomos 12-vjeçare, që bazohet kryesisht te lejet e ndërtimit dhe në shkatërrimin e gjithçkaje. Përveç Lungomares, e cila është e vetmja gjë që që ka ndodhur mbi të mirë të këtij qyteti.

Është e qartë që, këtu kemi të bëjmë me një shpjegim. Sepse edhe sikur të të marrim që në vitin 2009, në vitin 2009 mund të jetë bërë investim, duhet të kemi, të dimë që në 2007-ën, decentralizimi i pushtetit qendror ia la, ja kaloi ujësjellësin qytetit, bashkisë së Vlorës. Pra, bashkinë e Vlorës nuk e ka qeverisur që nga 96-ta, që nga 92, 2000-shi domethënë, nuk e ka qeverisur asnjë kryetar bashkie i Partisë Demokratike. Prandaj Edi Rama nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë. Nuk është, përgjegjësia duhet të ishte mirë që të analizohej nga UKT-ja, nga Rama, nga Ministria, nga të gjithë, nga qeveria, dhe të bëhej transparente. Edhe në qoftë se do të ishte faj i qeverisjes së Berishës, do ishte mirë që të bëhej transparente.

Por ata nuk e bëjnë transparente sepse e dinë që është përgjegjësia e tyre. E dyta është që, ja ky tubi që rrëshkiti në një, që nuk mendohej kurrë që mund të rrëshkiste ajo pjesë, po për shkak të ndërtimeve pa kriter ka rrëshkitur. Por e zëmë se ky tubi rrëshkiti ishte i PD-së. Po të gjitha këto që përmendët juve, që nga plehrat, që nga përmbytjet e të tjera e të tjera që përmendëm, mungesa e burimeve ujore, mungesa e burimeve energjetike tani, mungesa e linjave dhe e infrastrukturës, nga se vjen? Edhe për këto e ka fajin Saliu? Pra, është e qartë tani që këtu kemi të bëjmë me një qeveri hajdute, gënjeshtare, mashtruese, që edhe pas 12 vjetësh mundohet të fshihet pas Sali Berishës.

Kjo nuk e shpëton dot. Nuk ka, nuk ka më qytetarë në Shqipëri që mendon që fajin për atë që, për 12 vitet e fundit, ose për atë që e gjen sot pas 12 vjetësh, e ka qeveria e para 12 vjetëve. Sepse i bie pastaj të themi që fajin e ka Ramiz Alia, e ka Enver Hoxha e të tjera e të tjera, për këto që ne nuk po bëjmë sot. 

Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët e Vlorës sot, dje e kuptuan, sot e zhvilluan që në qoftë se nuk janë, nuk kërkojnë atë që u takon, nuk kërkojnë minimumin e asaj që u takon, nuk do ta kenë kurrë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan