I ftuar në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, gazetari Bledi Koka deklaroi se protesta kundër qeverisë Rama ka hyrë në një fazë të re, duke u kthyer në një ngjarje që “prodhon ngjarje”. Koka u shpreh se forca e protestës qëndron te bashkimi i qytetarëve me bindje të ndryshme rreth një kërkese të përbashkët: largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai hodhi kritika edhe ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e menaxhimit të protestave, ndërsa akuzoi qeverinë se po ndërmerr masa kundër kundërshtarëve politikë. Gazetari komentoi gjithashtu debatin për review-t ndaj bizneseve, duke u ndalur te rasti i biznesmenit Gjergj Luca, ku në momentin që një biznesmen mban publikisht qëndrim politik në mbështetje të qeverisë dhe kundër protestuesve, ai bëhet pjesë e debatit publik dhe kritikave të qytetarëve.
Fjala e tij:
Protesta, mendoj unë që është futur në një fazë e cila, e them shpeshherë me miqtë e mi, është një ngjarje që prodhon ngjarje. Kjo e sotmja është shumë interesante. Kur ka ndodhur që drejtori i Policisë së Shtetit, që ka Gysa Gasin në kërkim, të merret dhe të kërkojë, në vend që të kërkojë Gysën, kërkon algoritmin? Dhe kjo është shqetësuese, dhe mënyra se si vepron policia me protestat.
Si sukses nuk e di ku e pe, po the: pajtohemi me protestën dhe po themi, protesta është një sukses, nuk kemi asnjë problem.
Në protestë ka shumë zëra dhe forca e protestës është se ka shumë njerëz që mendojnë për gjëra të ndryshme.
Kjo është forca përballë atyre që duan ta zhbëjnë protestën. Aty, për shembull, ka njerëz që, ndërkohë që falen, pashë dje edhe një flamur me Shqipërinë ku shkruhej: Emanuel, Mësuesi, Zoti. Pra, janë të gjithë zërat. Dhe fakti tregon se ata mendojnë ndryshe për shumë gjëra, por janë dakord për një gjë: te pjesa Rama duhet të japë dorëheqjen. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
Sot, e di pse? Sepse pak më vonë besoj do të diskutojmë edhe për atë që ka ndodhur dje në kufi. Kemi siguruar edhe dokumente ekskluzive që konfirmojnë se si veprohet dhe pse veprohet. Dhe është gjë akoma më e rëndë. Pra, sot për herë të parë, Edi Rama, në qoftë se Enver Hoxha nuk lejonte askënd të futej apo të dilte nga Shqipëria që nuk e miratonte ai, sot Edi Rama është në fazën që nuk lejon të futet askush në Shqipëri që nuk e do ai, sepse i rrezikon pushtetin.
Tani, pse kemi shkuar te review-t? Çfarë janë review-t, t’ua shpjegojmë qytetarëve.
Mospëlqime janë. Pra, janë semantike, nuk kanë asnjë lloj efekti te biznesi. P.sh., te biznesi është sulm kur ti shkon te biznesi dhe i nxjerr njerëzit me zor nga kafja (një), kur i gjuan me gurë biznesit (dy), dhe kur i helmon në ushqimin që u nxjerr njerëzve. Ky është sulmi ndaj biznesit. Ndërkohë, kur thua biznesit që ky biznes i vë atë review... Tani, pse u bë kjo?
Gjergj Luca! Pse e gjithë gjëja... Gjergj Luca, nga momenti që është biznesmen, është një çështje. Në momentin që vendos të bëhet aktor politik dhe të dalë në rrjetet e tij sociale dhe t’u thotë qytetarëve: "Ju jeni ca hiça që protestoni".
Biznesi Luca e bën këtë si pronar i biznesit. Nuk e bën si, ku di unë, si një pushues.
Patjetër që e bëj në emër të Syrit.
Sot mendoj që Luca është marrë në mbrojtje nga ana e policisë, se ca njerëz po e shajnë. Dhe policia e mbron Lucën nga qytetarët kur ata e shajnë Lucën, se praktikisht ato janë sharje aty. Por ama, kur Luca shan qytetarët, policia nuk reagon. Përkundrazi, ndoshta shkon e ha dhe ndonjë tavë peshku te Luca, ndërkohë që Luca bën ato videot, të cilat kryesisht kanë tendenca bullizuese në raport me këdo që shan Edi Ramën. Është simboli, prandaj po e marrim Lucën ne.
Në momentin që bizneset dalin dhe mbajnë qëndrime publike politike në krah të Edi Ramës kundër qytetarëve që protestojnë, ata shikohen si njerëz të sistemit dhe regjimit, të cilët janë pre e protestës. Pra, ata që kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës, i shohin ata si grupi i biznesmenëve të Ramës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Korrik22:12
Strasburgu pa marrëveshje/ Rama: Eurodeputetët votuan për Shqipërinë, opozita zgjodhi protestën
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përba...
POLITIKE
9 Korrik22:07
Bardhi i përgjigjet Ramës pas mbledhjes BE-Shqipëri: Të ka dalë boja, Europa pa korrupsionin tënd
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur mbledhjen e Komitetit Parl...
POLITIKE
9 Korrik21:46
Hetimet për review-t online, Abilekaj: Rama po tenton të mbyllë gojën e qytetarëve, po kriminalizohet kritika
Debati për hetimin e mijëra llogarive online dhe procedimin e qytetarëve për vlerësimet negative në internet ndaj bizneseve ka sje...
POLITIKE
9 Korrik21:11
Neomalësorja "thyen" heshtjen: Rama më paralajmëroi se do të mbetem vetëm si deputete e pavarur
TIRANË- Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka thyer heshtjen me një intervistë, disa ditë pas vendimit të saj për t&eu...
POLITIKE
9 Korrik21:04
Skandali i Ramës me koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shikon, i fshehur pas një pale syzesh blu të çelëta, me një shprehje serioze drejt nj&...
POLITIKE
9 Korrik20:48
Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj
Media italiane Il Fatto Quotidiano i ka kushtuar një artikull debatit në Shqipëri për financimin me 4 milionë euro nga fondi rezerv&eum...
POLITIKE
9 Korrik20:34
TV publik belg: Rama sërish nën zjarr, 4 mln euro sponsorizim dhe stadium i ri për koncertin e Kanye West
Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet sërish me kritika, këtë herë për vendimin e tij për të ndarë 4 milion&e...
POLITIKE
9 Korrik20:32
Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
POLITIKE
9 Korrik20:31
Mesazhi/ Të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
Protesta masive kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 40-të radhazi, duke dëshmuar një qëndresë të...
POLITIKE
9 Korrik20:22
Erodeputeti belg, Botenga: Shqiptarët po mbrojnë demokracinë e tyre
Eurodeputeti belg Marc Botenga ka ngritur zërin ashpër kundër zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i cilësuar planet p&eum...