POLITIKE

'Korrupsioni, problem serioz '/ Haxhinasto: Patronazhimi dhe mungesa e garës së barabartë alarmojnë BE-në

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 10:41

'Korrupsioni, problem serioz '/ Haxhinasto: Patronazhimi dhe mungesa e

Ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit politik dhe polarizimi i vazhdueshëm në vend.

Sipas Haxhinastos, në Shqipëri është krijuar një model i gabuar politik ku “sukseset i përkasin mazhorancës, ndërsa dështimet i atribuohen gjithmonë palës tjetër”, duke e cilësuar këtë si “recetë për të mos pasur sukses”. Ai theksoi se dokumentet dhe raportet e Bashkimit Europian kërkojnë qartë angazhimin e të gjitha palëve politike, përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile, në mënyrë që procesi i integrimit të ecë përpara.

Duke komentuar fazën aktuale të negociatave, Haxhinasto tha se Shqipëria ndodhet në një etapë të ndërmjetme të përmbushjes së standardeve apo “benchmark”-eve, të domosdoshme për të nisur procesin formal të mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Ish-ministri nënvizoi se Shqipëria ka humbur shumë vite në rrugën drejt integrimit europian, duke kujtuar se vendi ishte ndër të parët në Ballkan që nisi marrëdhëniet me Bashkimin Europian që në vitin 1992.

Ai theksoi se raportet e BE-së evidentojnë probleme serioze në shtetin e së drejtës, demokraci, zgjedhje, ekonomi të tregut dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Sipas tij, gjuha e përdorur në raportet europiane është “jashtëzakonisht e qartë dhe eksplicite”, duke përmendur shqetësimet për patronazhimin, mungesën e garës së barabartë në zgjedhje dhe korrupsionin në administratën qendrore e lokale.

Haxhinasto përmendi gjithashtu kritikat e Bashkimit Europian për mungesën e angazhimit ndaj tregut të lirë, si dhe problemet në arsim, inovacion dhe investimet e ulëta në prodhimtari.

"Po, ka një model fatkeqësisht që adoptohet herë pas here në këtë vend që gjithmonë sukseset i përkasin njërit, mazhorancës, dhe kemi shumë problem... defektet i përkasin palës tjetër, gjithmonë palës tjetër. Që është receta për të mos pasur sukses. Pasi edhe në shkrimin shumë të qartë të këtij dokumenti, por edhe në kërkesat e vazhdueshme të në raste të tjera, qoftë në progres raportin e 2015-ës apo në dokumente të tjera të komunikimit, por edhe në mbledhje në forume si të thuash në komunikimin e vazhdueshëm që Shqipëria bën me Bashkimin Europian, kërkohet patjetër që të ketë një angazhim të gjithë palëve. Ju dëgjuat edhe thirrjen për të angazhuar shoqërinë civile dhe pastaj për opozitën aty është shumë i qartë dokumenti që vazhdon polarizimi, problemet në parlament e tjerë e tjerë. Kështu që ky është një model fatkeqësisht që duhet të na bëjë që në një moment të caktuar të reflektojmë edhe t'i hedhim poshtë.

Kjo është një fazë e ndërmjetme, janë ato standardet ose benchmark-et që i quajnë këto të ndërmjetme, të cilat duhet të kalohen patjetër me qëllim që të fillojë tani si të thuash procesi formal edhe i mbylljes së kapitujve. Jo vetëm që janë hapur, por çdo kapitull tani duhet të ketë si të thuash dinamikën e vet, vlerësimet e veta dhe në fund mbylljen e tyre. Dhe në fund mbyllen ato kapitujt që janë themeloret, që janë ato që mbi të cilat ngrihet gjithë ngrehina e Bashkimit Europian, që janë në fakt më themeloret. Kështu që ky është një hap i domosdoshëm, i ndërmjetëm dhe pa këtë hap nuk mund të fillojë mbyllja e kapitujve.

Ky hap na ka kushtuar shumë e shumë e shumë vite, duhet të ishte arritur shumë kohë përpara, pasi Shqipëria në fakt është vendi në Ballkan... të paktën në Ballkan, vendi i parë që ka kërkuar, ka filluar një marrëdhënie me Bashkimin Europian. Që në vitin 92 është bërë marrëveshja e parë me Bashkimin Europian dhe duhet të ishte shumë më përpara sesa aktualisht. 2026-ta. Dhe unë e kam thënë dhe herë të tjera, është projektuar edhe kur duhet të ishte Shqipëria vend anëtar i Bashkimit Europian dhe shumë drejtues të lartë të Bashkimit Europian e kanë parashikuar vitin 2014 për shembull, sepse në atë kohë do të miratohej edhe buxheti që do të parashikonte Shqipërinë, ndihmën për Shqipërinë, e tjerë e tjerë. Sot jemi në 2026-tën dhe jemi akoma, lumturohemi me një fazë të ndërmjetme të vlerësimit të kapitujve. 

Jo vetëm kaq, jo vetëm çështja e imunitetit, por unë jam plotësisht dakord edhe e nisa te ajo që kanë të bëjnë me çështje themelore të shtetit të së drejtës, të demokracisë, të zgjedhjeve, të patronazhimit siç e përmendi edhe zoti Bumçi. Ka të bëjë me çështje të të drejtave, ka të bëjë me çështjen e ekonomisë së tregut të lirë. Ka të bëjë, domethënë, me të gjithë thelbin e kritereve për t'u afruar me Bashkimin Europian ose mbi të cilat ngrihet ngrehina e anëtarësimit. Këtu ke probleme serioze. Ke probleme me legjislacionin. Në shumë raste, domethënë unë jam plotësisht dakord me zotin Bumçi, gjuha është jashtëzakonisht e qartë, eksplicite.

Kjo është, prandaj doja ta shpjegoja që kjo është një moment i cili bën, si të thuash, inkurajimin. Ju e dëgjuat edhe në konferencën e shtypit, ne e inkurajojmë Shqipërinë. Ky është një moment për ta inkurajuar Shqipërinë për të vazhduar me reformat. Por u theksua që reformat është shumë thelbësore që të vazhdohen. Kjo nuk do të thotë që këtu kanë mbaruar reformat. Jo. Kjo është një hap, ok këtë e pamë, tani të marrim hapin tjetër. Kush është hapi tjetër? U tha në konferencë shtypi: arritje të prekshme në të gjitha këto fusha. Domethënë, ky raporti patjetër që është një skaner, i thotë: ja ku i ke, duhet të arrish rezultate konkrete, të prekshme dhe të pakthyeshme. Që do të thotë që ti mund të bësh ca ligje, të cilat... edhe për ligjet është shumë kritik ky qëndrimi këtu, ky raport, sepse thotë ka shumë ligje të cilat nuk janë në përputhje me acquis.

Ose me Bashkimin Europian, domethënë nuk janë in line me Bashkimin Europian.

Një nga ligjet e thanë në mënyrë shumë konkrete para pak kohe, u tha për ligjin për portet turistike, në qoftë se ju kujtohet. Doli Bashkimi Europian thanë ne po e ndjekim këtë ligj nëse është në përputhje me kriteret tona. Pra, raporti, unë jam plotësisht dakord me zotin Bumçi. Po nuk kisha futur akoma këtë, ka të bëjë me krimin, me korrupsionin. Kur kemi parë ne që thotë: vend origjine, apo jo, vend trafikimi, tranziti, dhe vend pritës i trafiqeve ilegale. Kur e ke parë? Në cilin dokument e ke parë? E ke këtu, në këtë raport. Pra, ky është një raport shumë kritik, absolutisht.

Çfarë thotë? Korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave në jetën publike dhe të biznesit, duke përfshirë të gjithë degët e qeverisjes qendrore dhe lokale. E kuptoni çfarë thotë ky raport? Kjo është shumë e zi. Por përsëri, unë e shikoj në atë kontekstin e një vullneti politik të Bashkimit Europian, në një kontekst të caktuar gjeopolitik që kemi thënë, tashmë këto vende, për shumë arsye, ne duhet të paktën t'i shtyjmë, sa kemi mundësi t'i shtyjmë. Por kjo s'do të thotë që ne jemi të verbër. Ja ku janë problemet, edhe problemet kanë dalë shumë qartë. Kjo gjuhë këtu është shumë eksplicite, shumë e qartë.

Edhe atë thotë, po ka futur dhe patronazhimin këtu, përveç të tjerave. Përveç që nuk ka fushë të barabartë zgjedhjesh, thotë elementet e patronazhimit, që është një term që ne e themi përditë, por në raporte të tilla unë s'e kisha parë më përpara. Domethënë, kjo, në të gjitha fushat, në të gjitha fushat këtu e ke, në ekonominë funksionale të tregut. Çfarë thotë? Domethënë, duhet të ketë një angazhim... kjo është skandaloze. Duhet të ketë një angazhim politik ndaj tregut të lirë, liberal, të liberalizuar. Çfarë do të thotë kjo?

Që mungon angazhimi politik ndaj tregut të lirë. Por tregu i lirë është një nga tre themelet e Bashkimit Europian.

Pastaj, pastaj, këtu kanë hyrë në arsim. Janë marrë me arsimin, janë marrë me inovacionin. Kanë thënë rezultate, investime shumë të ulëta në arsim, në inovacion, në prodhimtari. Domethënë, ata i kanë bërë një skaner Shqipërisë, kanë nxjerrë gjithë problematikën e cila është e jashtëzakonshme.

Por, pavarësisht prej kësaj, unë dua ta vendos në atë kontekstin që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik për ta shtyrë Shqipërinë...

Dashamirësinë, për ta shtyrë Shqipërinë dhe për ta çuar sa më afër Bashkimit Europian. Por pritet rezultate konkrete, të prekshme dhe të pakthyeshme", tha Haxhinastro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan