Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË - Më shumë se 2 milionë votues në Kosovë do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën për të zgjedhur një parlament të ri me 120 vende për një mandat tjetër katërvjeçar, në një proces që shihet gjerësisht si një test popullariteti për Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ai kërkon një mandat të dytë.
Ndërsa zgjedhjet e së dielës do të përcaktojnë përbërjen e Kuvendit, fokusi kryesor mbetet gara për postin e kryeministrit. Kurti do të përballet me Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka pasur gjashtë qeveri dhe pesë kryeministra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk e përfundoi mandatin e plotë. Megjithatë, fitorja dërrmuese e Vetëvendosjes në vitin 2021 i mundësoi partisë të qeverisë e vetme për një mandat të plotë.
Ato zgjedhje tronditën opozitën, pasi PDK dhe LDK, dikur forcat dominuese në skenën politike, ranë përkatësisht në 17 dhe 12 për qind të votave, krahasuar me më shumë se 50 për qind për Vetëvendosjen.
Megjithëse Kurti kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur, mandati i tij është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme me Perëndimin, veçanërisht për përpjekjet e tij për të shtrirë autoritetin e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut.
Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar shpesh veprimet e tij kundër institucioneve të kontrolluara nga Serbia, të cilat kanë vazhduar të operojnë në këto zona. Në qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas një operacioni të sigurisë për të vendosur kryetarë shqiptarë të komunave në veri, i cili shkaktoi protesta të dhunshme nga serbët, duke plagosur dhjetëra pjesëtarë të trupave paqeruajtëse të NATO-s.
BE-ja kërkoi nga Kosova të tërhiqte policinë nga ndërtesat komunale dhe tha se kryetarët e rinj – të zgjedhur nga një numër i vogël votuesish pas bojkotit serb – duhet të ushtronin detyrën e tyre nga lokacione të tjera. Po ashtu, Brukseli kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrje të plotë të komunitetit serb.
Në ditët e fundit, Richard Grenell, ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë veçanërisht kritik ndaj politikave të Kurtit.
Kur të mërkurë, në një intervistë për një televizion në Istog, Kurti deklaroi se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë “më të forta se kurrë”, Grenell e ironizoi këtë pohim.
“Fantazi. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të këqija. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata Biden, NATO, BE-ja, ambasada amerikane, Antony Blinken, etj.,” shkroi Grenell në rrjetin social X.
Të dielën do të hapen 903 qendra votimi në Kosovë, me një total prej 1,280 kandidatësh që përfaqësojnë parti politike, koalicione, nisma qytetare dhe një kandidat të pavarur. Një subjekt politik duhet të kalojë pragun prej 5 për qind të votave për të siguruar një vend në Kuvend.
Përveç 1.9 milionë votuesve brenda Kosovës, rreth 50,000 qytetarë do të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata të Kosovës jashtë vendit. Mbi 50,000 të tjerë janë regjistruar për të votuar me postë.
“Kjo është hera e parë që po organizojmë votime në ambasada dhe konsullata. U bëj thirrje qytetarëve të regjistruar të respektojnë rregullat në vendet ku do të votojnë. Dua një proces të qetë,” tha të premten Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje, 100 deputetë do të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë, ndërsa 20 vendet e mbetura në Kuvend janë të rezervuara për komunitetet jo-shqiptare, nga të cilat dhjetë vende i takojnë komunitetit serb.
Tradicionalisht, partia Srpska Lista, e mbështetur nga Beogradi, ka qenë forca dominuese në politikën e serbëve të Kosovës. Që nga nëntori i vitit 2022, deputetët serbë kanë bojkotuar punimet e Kuvendit në shenjë proteste ndaj politikave të Kurtit në veri të vendit./BIRN
KOSOVA- Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbe...
ilirjan celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka theksuar ditën e sotme se regjistrimi i votuesve nga...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë...
Rama në Spanjë TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me...
Foto ilustruese KOSOVË - Në 30 ditë fushatë, qytetarët e Kosovës dëgjuan premtime të ndryshme nga partitë poli...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare, mandatin e tij 4 vje&...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mandatin e tij 4 vjeçar dhe ambicien...
KOSOVA- Kandidatët për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, kanë shkëmbyer urime...
Haki Abazi TIRANË - Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, deputeti Haki Abazi, tregoi arsyet se përse këto zg...
Doarsa Kica TIRANË - Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica, ka ngritur mbrëmjen e sotme akuza të forta kundrejt Albin Kurtit. Në...