POLITIKE

‘Ky vend është i marrë peng nga korrupsioni’, Cakrani: Kryemafiozi Rama është sot kryeministër!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 09:58

‘Ky vend është i marrë peng nga korrupsioni’,

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka shkaktuar reagime të ashpra, veçanërisht për trajtimin minimal të krimeve zgjedhore, ku përmbledhja prej vetëm 16 rreshtash për një nga çështjet më themelore të demokracisë është cilësuar si qesharake dhe si një dëshmi e dështimit të kësaj strukture.

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Kujtim Cakrani Në një dalje televizive, lëshoi akuza të rënda ndaj SPAK-ut, duke e quajtur atë një institucion të "katandisur" që ka humbur besimin e publikut dhe i shërben pushtetit.

Sipas tij, raporti është praktikisht i njëjtë me vitet e kaluara, por shmangia e thelluar e temës së zgjedhjeve këtë vit është tregues i një problemi madhor. "Ajo ka qenë tema kryesore e vitit të kaluar," deklaroi ai, duke theksuar se SPAK është ndërtuar me qëllimin e vetëm, hetimin e veprave të tilla penale.

Cakrani argumentoi se Prokuroria e Posaçme ka dështuar në misionin e saj themelor, duke u kthyer në një "seksion të partisë në pushtet".

Duke e përshkruar situatën në disa qarqe si një "kasaphanë elektorale", Cakrani foli për një mekanizëm kriminal të ngritur nga "bandat me pushtet" – institucione si INUK-u, tatimet apo bashkitë – të cilat, sipas tij, ushtruan presion dhe shantazh për të siguruar votat.

Ai theksoi se duke mos hetuar këto fenomene, SPAK po shkatërron thelbin e demokracisë. "Nëse ti shkatërron një vendi zgjedhjet e lira, ke shkatërruar demokracinë, dhe për këtë ka përgjegjësi prokuroria e posaçme," u shpreh Cakrani. Në përfundim, analisti deklaroi se vendi është marrë peng nga korrupsioni dhe është kthyer në një "banditizëm", duke shkuar deri aty sa të cilësojë se "kryebanditi, kryemafiozi, është sot kryeministër".

Reagimi i Cakranit:

"Edhe në raportet e shkuara të vitit 2024 e kështu me radhë, SPAK-u këto qëndrime ka mbajtur. Pra është i njëjti raport, vetëm se i ka ndryshuar vitet. Por këtë vit ka patur një ndryshim, sepse ka përmendur aty në, në 16-rreshtat që ju thoni, ose më saktë që janë aty, vetëm për sa i përket zgjedhjeve, kur në fakt ajo ka qenë tema kryesore e vitit të kaluar, 2025-a, pasi ne e dimë që si përfunduan ato zgjedhje dhe më vjen shumë keq që një prokurori e posaçme që është e ndërtuar për këtë lloj veprash penale, siç janë zgjedhjet dhe korrupsioni e kështu me radhë, sepse zgjedhjet prodhojnë korrupsionin, korrupsioni prodhon zgjedhjet e vjedhura. Dhe është për të ardhur keq që ajo prokurori është katandisur në këtë farë gjendje, ku ka humbur tashmë besimin e të gjithëve. Ka humbur besimin e çdo shqiptari që të cilët besonte tek, të paktën te ajo strukturë e posaçme, sepse fundi i fundit u ndërtua edhe për këtë.

Problemi është që nuk kanë guximin që të përballen me një realitet. Dhe në momentin që prokurorët, ata prokurorë të cilët janë përzgjedhur që të përballen me lloj-lloj çështjesh, me krimin e organizuar, me korrupsionin, po edhe korrupsionin zgjedhor, e anashkalojnë. Dhe kjo është për të, kjo është për të, ky evidentim i tyre prej 16 rreshtash, është fundi, për mua, i kësaj prokurorie e cila deri sot, në gjashtë vitet e saj, nuk ka bërë asgjë dhe vazhdoi të këmbëngulë, është një prokurori e cila ka dështuar në punën e saj. Po, padyshim, ajo ka një meritë të veçantë, sepse ka burgosur të gjithë liderat e opozitës. Kështu unë mendoj që ajo strukturë e cila kishte pritshmëri tek opinioni publik, te shqiptarët, u kthye në një seksion në partisë në pushtet dhe vazhdoj ta theksoj, unë ua kam thënë dhe në sallë gjyqi, nuk kam asnjë lloj kompleksi ndaj tyre, madje ua kam thënë edhe zotit Kraja e të gjithë atyre që kam përballë në çështjen e zotit Meta.

Ajo u kthye në një prokurori politike dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe i ka shërbyer dhe vazhdon t'i shërbejë pushtetit. Nuk ka më, unë s'kam asnjë dyshim. Sepse prokuroritë e posaçme, qoftë në 25-ën, qoftë tani, i shërbyen partisë në pushtet. Atëherë ishte Rilindja e parë, tani është Rilindja e dytë dhe nuk kam asnjë dyshim. Thjesht kanë ndryshuar brezat, por nuk është se ka ndryshuar qasja dhe mentaliteti dhe fryma që ka drejtësia. E drejtësia e re ishte dhe në 25-ën, drejtësia e re quhet edhe tani. Në fakt, në fakt është mentaliteti i vjetër dhe këtë, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Nuk ka drejtësi në Shqipëri të re. Në Shqipëri ka vijimësi drejtësie, vetëm janë ndryshuar ca personazhe në prokurorinë e posaçme, në prokurorinë e krimeve të rënda, u hoqën ca prokurorë që s'u pëlqenin këtyre dhe i zëvendësuan me prokurorë partiakë, të cilët sot ne po i shikojmë, po ku ka shkatërruar gjënë më kryesore në një vend që janë zgjedhjet e lira.Nëse ti shkatërron një vendi zgjedhjet e lira, ke shkatërruar demokracinë.

Dhe për këtë ka përgjegjësi, padyshim, prokuroria e posaçme, sepse është struktura e cila duhet ta luftojë zgjedhjet. Pra duhet të luftojë korrupsionin zgjedhor. Dhe ata nuk arritën dot, përveç se dy, tre personazhe që ishin të opozitës apo të partive të tjera, që i morën në përgjegjësi penale dhe asnjë nga krerët kryesorë të pushtetit, të cilët i vodhën votat hapur, të cilët bënë premtime elektorale hapur, të cilët shantazhonin qytetarët hapur, ne kemi qenë dhe i kemi parë, nuk arritën dot, nuk arritën dot të merrnin në përgjegjësi penale asnjë prej këtyre personazheve. Qoftë në qarkun e Fierit që unë e njoh shumë mirë, sepse qarku i Fierit është bërë kasapana më e madhe elektorale. Kasaphana më e madhe elektorale. Nuk të fliste më shoku, nuk flisnin më njerëzit sepse kishin frikë nga bandat e Belinda, jo bandat, bandat nga këta kriminelët, por bandat me pushtet, bandat e INUK-ut, bandat e tatimeve, bandat e bashkisë, banda të veshur me pushtet. Pra, kishin frikë t’i flisnin shoku shokut, komshiu komshiut, sepse mendonin që ti mos votoje opozitën.

Dhe nuk arriti dot prokuroria e posaçme të evidentonte këto lloj qasjesh kriminale që u përdorën në Fier. Në Fier është përdorur një mekanizëm kriminal në Fier. Të paktën flas për qarkun që e njoh mirë, Fierin. Dhe nuk arriti dot prokuroria e posaçme. Të evidentonte këtë lloj mekanizmi. Tani, çfarë mundet ne t'i themi kësaj prokurorie? Si mundet t'i japim ne merita? Flavio, marrin 10.000 euro në muaj, Flavio. 10.000 euro në muaj. E frikshme. 6.000 i marrin pagë dhe benefitet e tjera. Janë 10.000 euro. E paguan ti dhe unë. Përse e paguan? Për të ngritur akuza false? Për të ngritur akuza të paqena? Për të montuar akuza? Ky vend është i gjithi i korruptuar. Ky vend është i marrë peng nga korrupsioni. Nuk ke hapësirë më. Këtu, po s'ishe me pushtetin, ti këtu nuk përfiton dot asgjë. Ti nga, nga darka në mëngjes, ti bëhesh investitor strategjik këtu. Ti nga darka në mëngjes me një VKM bëhesh i pasur, duke i grabitur pronën pronarit legjitim. Pra, ky është një vend i kthyer në një banditizëm. Sepse kryebanditi është sot kryeministër. Pra, kryebanditi, kryemafiozi, është sot kryeministër dhe prandaj gjërat kanë shkuar kështu."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan