FOTOLAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi: Mos i mbroni plehrat!
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë presioni në rritje në disa fronte, nga afatet e brendshme politike lidhur me ish-ministren e tij Belinda Balluku, deri te reagimet ndërkombëtare pas një letre të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Teksa data 5 mars shihet si një ultimatum për kryeministrin, i cili duhet të vendosë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres Balluku, redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj, paralelisht me këtë presion të brendshëm, letra e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit drejtuar Brukselit shihet si një manovër për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, siç janë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe lidhjet me kartelet e drogës.
Letra u publikua në një ditë simbolike, theksoi Bushkolaj, në një kohë kur Kosova përkujtonte masakrën e Likoshanit dhe Vuçiç shpërndante video nacionaliste. Sipas tij, Rama po tenton të pozicionohet si një faktor stabiliteti në Ballkan për të kompensuar vështirësitë në vend.
Kjo ndërthurje e interesave politike, ekonomike dhe kriminale shihet si një kërcënim serioz për stabilitetin dhe proceset demokratike në rajon, theksoi ndër të tjera Bushkolaj.
Këtë e shoh pak të lidhur në fakt edhe me letrën e Ramës me Vuçiç karshi Brukselit. Dhe pse? Edhe pse e shoh të lidhur? E shoh në momentin më të vështirë për Edi Ramën, pra që ka përballë kartelet e drogës, është mes AKSHI-t edhe mes Belinda Ballukut, papritur na del një letër, në ditën që në Kosovë përkujtohet një nga masakrat më të rënda të regjimit serb, që është masakra e Likoshanit me 24 të vdekur dhe po atë ditë, presidenti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rrjetet e tij sociale kishte shpërndarë një video që fliste se si Kosova është zemra e Serbisë.
Dhe kam përshtypjen që Edi Rama po tenton që ta shfrytëzojë këtë moment të tij të vështirë në Shqipëri, në bashkëpunim me Vuçiçin për ta nxjerrë veten dhe si një faktor stabiliteti apo destabiliteti po themi në Ballkan. Sa herë që flasim për kryeministrin Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, duhet të kemi parasysh diçka. Është një informacion që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka sqaruar në momentin që ka thirrur atje Altin Dumanin. Edhe vetë zoti Dumani është pyetur në parlament edhe ka folur për këtë lloj bashkëpunimi dhe ajo çfarë koncidon është që kulmi i ecurisë së projektit të Open Balkan, që kishte nivelin më të lartë të takimeve, dinamikën më të lartë, na përkon me një bashkëpunim ose një bashkërendim të grupeve shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës me ato serbe dhe me ato malazeze.
Dhe jo e rastësishme ishte vizita e Dumanit në Mal të Zi dhe vizita e kryeprokurorit special të Serbisë në Shqipëri. Sepse ne nuk e kishim këtë linjë po themi me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë, apo me Kosovën edhe me Kroacinë, por përkoi që ta kishim këtë pikërisht me Serbinë edhe me Malin e Zi. Çfarë ndodh? Grupet kriminale serbe që operojnë në Amerikën Latine, për hir të së vërtetës, janë të vjetra, janë që në vitet '90, janë ato grupet e Arkanit dhe gjithmonë e kanë pasur një lidhje me pushtetin e Beogradit. Dhe kjo lidhje është ruajtur, është trashëguar. Dhe nëse grupet kriminale shqiptare, sa i përket bashkëpunimit me shtetin, kanë mësuar diku, nuk kanë mësuar as nga Italia e Jugut, nuk kanë mësuar as nga vendet e tjera, por kanë mësuar pikërisht nga Serbia. Pse? Se atje interesat ekonomikë, politikë dhe kriminalë prej vitesh janë të kryqëzuara.
Qeveria nuk e ka ende një faturë, se sa dëm u është shkaktuar fermerëve nga përmbytjet e muajve të fundit. Në komis...
Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, &eu...
Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi lidhjet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus marrëdhëniet me ...
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integ...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...
Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. N...
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndan&e...