POLITIKE

Ligji që po bën Rama për portet turistike/ Eksperti: Favorizon klientë të qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 22:12
Ligji që po bën Rama për portet turistike/ Eksperti: Favorizon

Kur një port turistik është pjesë e një investimi strategjik të miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), ndërtimi dhe operimi i tij nuk do t’i nënshtrohet më procedurës koncesionare. Në vend të kësaj, porti do të ndërtohet dhe operohet drejtpërdrejt nga investitori strategjik. Një projektligj i shkurtër (dy nene) i propozuar nga deputetja e PS-së Vlorë, Zamira Sinaj, i hap dritën jeshile këtij procesi, për pasojë privatizimit të porteve detare.

Procedurat, rregullat dhe dokumentacioni i nevojshëm për lidhjen e kontratës për ndërtimin dhe operimin e portit/eve turistik/e do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Qëllimi

Referuar relacionit, drafti justiifikohet me faktin se ka mbivendosje mes dy ligjeve aktuale: ligjit për portet turistike (dhënien me koncesion ose forma të tjera konkurruese) dhe ligjit për investimet (procedura të asistuara) Kjo, sipas deputetes Sinaj, ka sjellë vonesa dhe paqartësi edhe pse nuk shoqërohet me shembuj konkret.

Praktikat e BE

Ne relacion specifikohet se, projektakti nuk synon përafrim të drejtpërdrejtë me acquis Communautaire te BE-së. Thuhet se është në përputhje me Kushtetutën dhe me hirearkinë e akteve normative. Eshte specifikuar gjithashtu se projektakti nuk sjell efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

Megjithatë referuar praktikave të BE-së rëndësi në këto procese duhet të ketë konkurrenca e lirë dhe transparenca.

Për rastin konkret, në njërën anë theksohen përfitimet që do të vijnë, si rritja e investimeve, zhvillimi rajonal, vende te reja pune, por nga ana tjetër lind dyshimi për reduktim të konkurrencës, transparencës dhe rritje privilegjesh për investitorë të caktuar.

Problematika

Nisur nga eksperienca e deritashme, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, kritikon  dhënien e statusit “investitor strategjik” nga qeveria si një mekanizëm që, sipas tij, ka shërbyer për të favorizuar klientë të saj, oligarkë dhe madje segmente të krimit të organizuar. Argumenti kryesor, sipas tij, është se ky status u siguron bizneseve të përzgjedhura përfitime të pamerituara si përjashtime nga taksat, shpronësime të tokave dhe shmangie nga konkurrenca, duke anashkaluar parimet kushtetuese të garës së lirë.

Amendimet e propozuara, sipas Preçit, e përforcojnë këtë praktikë “duke u dhënë investitorëve të dyshimtë mundësinë të marrin edhe portet bregdetare, pa një master plan kombëtar për zhvillimin e tyre”.

“Sipas mendimit tim, ky amendim thjesht favorizon disa klientë të qeverisë duke shkelur ligje të tjera që janë në fuqi gjithashtu”, thotë për Faktoje.al, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?