POLITIKE

“Dikur arrestonte krerët e opozitës, sot mbron krimin me kamionë me dokumente”, Berisha: Lubia ka 300 apartamente, imagjinoni sa ka Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 19:30
“Dikur arrestonte krerët e opozitës, sot mbron krimin me

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën, se donin që ta shuanin opozitën me marrëveshje të fshehta dhe ta bënin njësh me pushtetin pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ai deklaroi se me betejën e saj opozita faktoi farsën elektorale të Ramës dhe skandalet korruptive përpara syve të të gjithë botës.

Berisha vijoi akuzat ndaj Ramës duke thënë se dikur arrestonte liderët e opozitës, kurse tani fsheh kamionë me dokumente të abuzimeve që ka bërë, që të mbrohet nga drejtësia.

“Tani doli se njeriu që vraponte të arrestonte kundërshtarët politikë, tani me kamionë me dokumente vrapon që të mbrojë korrupsionin. Qeveria që vjedh qytetarët, nuk meriton të qëndrojë një ditë në pushtet. Në 1997 u thanë se qeveria mori paratë tuaja dhe qytetarët kërkonin paratë e tyre, ata e besuan se qeveria u kishte marrë paratë.

Por qëllimi dhe vendimi ishte ky, bashkëpunëtorë të mi u thashë, ne do dalim në opozitë, nuk pajtohemi me këtë, të dalim në opozitë dhe të faktojmë se nuk kemi vjedhur asnjë qindarkë. Qeveria nuk mund të shlyente kurrë një borxh që s’e kishte marrë, ajo ishte amorale, duhet të shkelja norma morale, s’mund të ndodhte kurrë. Po tani, këta janë kapur, kanë vjedhur”, bëri analogji politike kreu i opozitës para qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i PD-së tha para mbështetësve se opozita tani ndodhet në betejë dhe në aktin final për rrëzimin e kësaj qeverie, edhe pse janë të dëshpëruar, të rraskapitur edhe të lodhur, por nuk do të dorëzohen.

“Ku jemi tani? Në situatën që këta kanë plaçkitur shqiptarët dhe thonë jemi mbi ligjin, drejtësia nuk ekziston dhe tani thotë janë minj, janë qenë, me gjuhë ordinere. Por ne, ja do vdesim e ja do rrojmë, këta do i nxjerrim nga pushteti. Këta nuk duhet të qëndrojnë asnjë ditë më shumë, jo, kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin shqiptarët, janë armiq të kombit, e shkatërruan.

I kanë bërë të këqija këtij kombi, Rama dhe organizata e tij kriminale, jemi të lodhur, të rraskapitur, e pranoj, edhe të dëshpëruar, por nuk ka gëzim më të madh, është nder që në momente kritike të gjendesh në këto kohë, sot dhe ne jemi në betejën finale”, u shpreh ai.

Në fund Berisha paralajmëroi se do të sekuestrohen pasuritë e zyrtarëve dhe pushtetarëve të korruptuar, ndërsa do gjenden e do kapen kudo që të fshihen.

“Ua them unë ju, dhe këtë betejë ne do e fitojmë është e drejtë, asgjë s’do na pengojë ne pa u dhënë atë që meritojnë. Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët, kanë zhytur shqiptarët në varfëri, i kanë larguar nga vendi. Të këqijat që kanë bërë do i paguajnë, beteja e kryengritja jonë është paqësore dhe vetëm paqësore. Ua them unë, siç kapëm Aldo Baret me shokë kudo që ishin fshehur ashtu do kapen edhe këta qeveritarë kudo që të fshihen. Një Agjenci e posaçme do krijohet për konfiskimin e pasurive të tyre. 300 apartamente Lubia, e imagjinoni juve? Paratë e rrugës aty i merrte kjo për apartamente atje. Dhe dihen vetëm kaq. Po Rama? Ka miliarda! 200 mln kishte vetëm si kryetar bashkie, e denoncoi raporti i OSBE”, tha ai.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?