POLITIKE

Logu: Tentativa për t’i dhënë imunitet Ballukut është vendosje e politikës mbi ligjin

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 17:50

Logu: Tentativa për t’i dhënë imunitet Ballukut

Drejtësia dhe politika gjenden në një betejë të hapur që ka në qendër fatin e zyrtarëve të lartë. Rasti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po shërben si një test vendimtar për funksionimin e shtetit ligjor dhe balancat mes institucioneve. Konflikti u ndez pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të ministres Balluku, një hap i nevojshëm për të proceduar më tej me hetimet ndaj saj.

Avokati Besard Logu deklaroi se përplasja e fortë mes qeverisë dhe drejtësisë nuk është një krizë politike, por një provë reale për funksionimin e shtetit ligjor.

Logu: Dëgjo, fakti që ka konflikt mes pushteteve është lajm i mirë. Do të thotë që gjërat janë në normalitetin e tyre. Vetë pushteti kam parasysh pushtetin politik nga natyra është korruptues; ai të korrupton dhe korrupton këdo që del përpara. Në këto kushte, një gjyqësor i pavarur dhe funksionimi normal i pushteteve të ndara do të sjellë pa diskutim përplasje mes këtyre dy pushteteve.

Dua të sjell një shprehje për krahasim, nëse nuk gaboj, të Borselinos, i cili thoshte se shteti dhe krimi janë gjatë gjithë kohës në një luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Në momentin që ka armëpushim, ka paqe, diçka e keqe po ndodh, po gatuhet. Duke e konkretizuar me temën: nëse do të kishim paqe mes gjyqësorit dhe politikës, pa diskutim që kjo do të ishte problem. Fakti që politika po shfrytëzon çdo mekanizëm juridik e politik tregon se ajo, për ta thënë në zhargon, është vendosur në cep nga ana e gjyqësorit. Në vlerësimin tim, viti 2026 do të sjellë surpriza: do të ketë procedime, do të ketë ndalime, përtej vullnetit politik që deri tani duket se po mbron zyrtarët e saj.

Nëse është e nevojshme, le të burgosen të gjithë, sepse për hir të së vërtetës burgjet janë të mbushura me njerëz ndaj të cilëve janë aplikuar masa të tepruara shtrënguese, madje edhe për vepra penale për të cilat mund të aplikoheshin dënime alternative. Këtu bëhet fjalë për shpërdorim të besimit publik dhe të fondeve publike. Këta zyrtarë duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Sa i përket mbrojtjes, veçanërisht për zonjën Balluku që është rast klasik, pasi është njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre duket se ka dy momente. Së pari, ankimi në Gjykatën Kushtetuese, që realisht është mbrojtja më e rrezikshme, sepse po tentohet t’i jepet një mbrojtje kushtetuese zonjës Balluku në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres. Së dyti, mbrojtja politike që po i bëhet dhe që pritet të intensifikohet në rastin e heqjes së imunitetit, me gjasë në janar, pasi ky vit po mbyllet. Pse është rast i keq? Sepse po bëhet qëllimisht një interpretim i gabuar i nenit 103, paragrafi 3, i Kushtetutës. Po barazvlerësohet posti i ministrit me atë të deputetit, duke i dhënë garanci imuniteti. Ky është një keqinterpretim. Në rastin e zonjës Balluku duhet bërë ndarja mes pushtetit që buron nga mandati i deputetit i dhënë nga populli përmes votës dhe pushtetit që buron nga propozimi i kryeministrit dhe dekretimi i presidentit.

Imuniteti i deputetit cënohet vetëm në raste të caktuara, si arrestimi apo kontrolli personal i banesës. Ndërsa shkrirja e këtyre dy statuseve juridike në një të vetëm është e gabuar. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ndjekë këtë linjë, do të krijojë një precedent shumë të rrezikshëm, sepse po i jepet ministrit një imunitet që Kushtetuta nuk ia njeh. Në këtë rast bie parimi universal i barazisë para ligjit. Kam përshtypjen se Gjykata Kushtetuese do të tregojë integritetin e saj, pasi ka anëtarë që gëzojnë integritet profesional. Nga votimi i fundit u panë lëvizje qëndrimesh, por duke parë edhe zhvillimet e fundit dhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, mendoj se Gjykata do të rishikojë mendimin paraprak lidhur me pezullimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO-së.

Zoti Rama pretendon se ka konflikt dhe cenim të ndarjes së pushteteve. Por realisht, në momentin që zonja Balluku nuk jep dorëheqje dhe kryeministri nuk e zëvendëson, është ekzekutivi ai që krijon konfliktin. Nuk është gjyqësori. Gjyqësori është në të drejtën e tij kur thotë: kam një ministre nën hetim dhe çmoj se duhet aplikuar një masë sigurimi.

Në vlerësimin tim, zonja Balluku ose po këshillohet keq, ose po keqpërdoret. Çdo akt i prokurorisë apo i gjykatës që kontestohet politikisht dhe që shoqërohet me mbrojtje juridike, në fakt po ia rëndon pozitat penale. Hetimi nisi me tenderin e Llogarasë, kaloi te loti i parë, u hapën shtatë lote të tjera dhe tani kërkohet heqja e imunitetit. Nëse kjo refuzohet, mund të ketë kërkesa të tjera, deri edhe në raste flagrante për intimidim dëshmitarësh apo prishje provash.

Zonja Balluku duhet t’i thërrasë vetëdijes. Nuk bëhet luftë me institucionin e drejtësisë. Lufta bëhet brenda institucionit, në sallën e gjyqit. Shko, provo pafajësinë, merre kartën morale dhe dil para publikut. Kjo do të krijonte respekt. Duhet bërë dallimi mes retorikës politike të opozitës ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të caktuar dhe luftës institucionale që po bën mazhoranca për t’i dhënë ministrit një imunitet që Kushtetuta nuk e parashikon. Imuniteti vlen për ushtrimin e mandatit të deputetit, jo të funksionit të ministrit. Deputeti nuk ka funksion administrativ, ndërsa ministri po. Ministri ka vartës, nxjerr urdhra, udhëzime, emëron dhe shkarkon; deputeti jo. Këto janë elemente që i kupton edhe një student i vitit të parë.

Zonja Balluku po hetohet në cilësinë e ministres dhe zëvendëskryeministres, jo si deputete. Të çosh çështjen në Gjykatën Kushtetuese, të tentosh ndikim apo presion ndaj saj, është shumë më e rrezikshme sesa një letër apo retorikë politike. Këtu po flasim për krijimin e precedentëve kushtetues, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe na largon nga parimet e shtetit të së drejtës.

Më kujtohet shprehja e ish-ambasadorit Lu: “Do të kapim peshqit e mëdhenj”. Peshqit e mëdhenj këta janë. SPAK dhe GJKKO gëzojnë mbështetje të lartë publike pikërisht sepse pritet që të luftojnë korrupsionin në nivelet e larta. Në momentin që kapet një “peshk i madh”, nuk mund të fillojmë me interpretime artificiale kushtetuese për ta shpëtuar. Përndryshe, po krijojmë idenë se kushdo që do t’i shpëtojë ligjit, mjafton të bëhet ministër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan