Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël 10 vjet pas Brexit
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me tensionet e dy ditëve të f...

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi mandatet e anëtarëve të saj është cilësuar si finalizimi i një “loje të pistë” për “rrëmbim mandatesh”, një akt që konsiderohet qartësisht anti-kushtetues.
Petrit Vasili, Ish deputet i PL, i ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", theksoi se, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është një akt flagrant i shkeljes së Kushtetutës dhe një manipulim i hapur politik për rrëmbimin e mandateve.
Ai u shpreh se ky vendim është një “lojë e pistë” që ka vetëm një qëllim: mbrojtjen e interesave të ngushta të individëve dhe jo mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë. Sipas Vasilit, ky vendim është një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vepruar mbi ligjin, duke shtrembëruar një proces të qartë që përcakton Kushtetuta.
Vasili e cilësoi këtë vendim si një shkelje të hapur të parimeve kushtetuese, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke e quajtur këtë akt një veprim të shoqëruar me manipulim dhe politizim të vendimeve. Ai theksoi se ky është një shembull i qartë i politizimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vepruar në mënyrë selektive dhe jashtë kompetencave të saj.
Gjithashtu, Vasili nënvizoi se ky vendim është një moment turpi për çdo qytetar që beson në drejtësinë e pavarur dhe të paanshme, dhe se institucioni i Gjykatës Kushtetuese po përjeton një nga ditët e tij më të shëmtuara, duke u bërë një instrument në duar të interesave të ngushta politike.
Pjesë nga deklarata:
Ajo që ne të gjithë kujtojmë është se e gjithë kjo ishte një lojë e pistë për të rrëmbuar mandate, që e kishim mundësinë ta konsumonim. E gjithë kjo nuk kishte asnjë sens, as ligjor, as kushtetues, pasi kushtetuta dhe ligji ishin shumë të qarta dhe shteruese. Së dyti, në momentin që po bisedojmë, përfundimi i kësaj loje të pistë, që nuk është thjesht një konflikt interesi, por pjesë e një loje të tërë të pistë, është pikërisht ky vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim është qartazi anti-kushtetues, pasi ka dalë mbi kushtetutën dhe e ka shtrembëruar atë, e cila ka qenë shumë e qartë. Për këdo që na dëgjon, kushtetuta flet për mandate të shkurtuara vetëm për dy gjyqtarë, ata që kanë marrë mandatin e ish-gjyqtarëve që e kanë mbaruar në vitin 2017 dhe 2020.
Ndër të cilët nuk është pjesë fare gjykatësja Sonila Bejtja, e cila ka marrë mandatin e ish-gjyqtarit Sokol Berberi, një mandat i skaduar në prill të vitit 2016. Kushtetuta thotë qartë se dy mandatet që shkurtohen janë vetëm ato të vitit 2017 dhe 2020. Ky është ligji për Gjykatën Kushtetuese, i cili gjithashtu nuk flet për asnjë shkurtim mandati tjetër, por vetëm përcakton mënyrën e vazhdimit të emërimeve të ardhshme në Gjykatën Kushtetuese.
Për ta kujtuar, ligji i vetë Gjykatës Kushtetuese – a bazohen këta mbi ligje të tilla, apo jo? Nuk besoj se bazohen vetëm mbi diçka të tillë. Ata duhet të bazoheshin në diçka më të fortë, dhe jo mbi këto skenarë mafiozë. Ligji thotë që kjo formulë është e vlefshme deri në vitin 2022. Dhe për ta mbyllur këtë ekspozitë, është shumë e turpshme ajo që ka ndodhur.
E para sepse presidenti i tanishëm, Begaj, në kërkesën e tij kërkonte një interpretim për të gjithë mandatet e gjykatësve të Kushtetueses, me saktësi se kur mbaronin. Kishte kaq shumë merak saqë kishte një deklaratë të mëparshme, me të cilën shoqëroi letrën që i dërgoi Gjykatës Kushtetuese, ku e saktësonte se i duhej një interpretim për të gjithë mandatet. Pse i duheshin këto interpretime? Nuk e di, por është e qartë që ai ishte pjesë e një pazari dhe i kishte hallet e veta. Por situata ishte shumë e qartë, dhe kërkonte interpretim për të gjithë.
Çfarë bënë ata? Ata, në funksion të pazarit, thanë se mandati i Sonila Bejtjes mbaron dhe ia vunë vulën. Mandati i saj përfundoi dhe e shpallën atë të mbaruar. Po për veten e tyre, pse nuk vunë datën dhe emrin e të gjithëve? Për arsye shumë të thjeshta: po të ishin korrektë, do të ishin pjesë e pazarit.
Por, për të mbyllur këtë çështje, është që kjo Gjykatë Kushtetuese është kaq pa turp dhe kaq e degraduar, saqë vetë Gjykata Kushtetuese e mëparshme për çështjen e rotacionit të mandateve kishte pasur një vendim shumë të qartë. Madje Sadushi, i cili nguli këmbë për këtë histori, tha që në këtë situatë Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe plotësojë ligjin, pasi ligji nuk mbështeste këtë lloj rotacioni. Dhe këta janë në të njëjtën situatë, pasi ligji përcakton një formulë deri në vitin 2022.
Pra, gjëja më e paktë që duhej të bënin, ishte të mos e merrnin fare në konsideratë këtë lojë të pistë të Bajram Begajt. E para. Dhe, në rastin më të keq, që e morën në konsideratë, duhet t'u kthenin një përgjigje shumë të thjeshtë: "Drejtohu Kuvendit të Shqipërisë, sepse ligji, kushtetuta dhe ligjet që kemi në duar nuk e mbështesin këtë lojë për rrëmbimin e mandateve." Në të kundërt, ata po bëjnë një punë që sot është e turpshme. Gjykata Kushtetuese, nga këndvështrimi i moralit institucional dhe integritetit juridik, besoj se po përjeton ditën e saj më të shëmtuar.
Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande q&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj pezullimit të vizave amerikane dhe ndëshkimeve ndërkombëtare, duke theksuar...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në orën 10:00, në...
Gazetarja Blerina Gjoka ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë aplikimin për viza...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, dhe 7...
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria &eu...
Pas një dekade debatesh të ashpra dhe akuzash për korrupsion, qeveria ka vendosur të tërheqë koncesionin e sterilizimit të ...
Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, pasi Bashkimi Evropian e kritikoi Parlamentin në raportin e fundit, se nu...
Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta mbarëkombëtaer e thirrur në datën 24 janar para kryeministrisë. Në mbledhjen q&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të op...