POLITIKE

Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 20:42

Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lanës në Tiranë, një nga ndërhyrjet urbane më të njohura të dy dekadave të fundit në kryeqytet.

Postimi shoqërohej me një koment ironik nga vet Rama: “Eh eh eh, llafet i merr lumi”. Brenda pak orësh, video u shpërnda gjerësisht, duke grumbulluar mbi 1.4 milionë shikime, mijëra pëlqime e komente, si dhe qindra shpërndarje. Ajo u amplifikua më tej nga ministra, deputetë të shumicës, media online si dhe televizione kombëtare.

Por, ndërsa videoja u paraqit si një dëshmi vizuale e transformimit të Lanës, në asnjë moment nuk u bë e qartë për publikun se përmbajtja ishte e krijuar pjesërisht me inteligjencë artificiale (AI).

Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se videoja nuk është një dokumentim i pastër “para dhe pas”, por një produkt i përpunuar me teknologji AI. Një kontroll i thjeshtë përmes mjeteve të disponueshme publikisht, përfshirë analiza bazike të detektimit të përmbajtjes së gjeneruar, ngriti dyshime mbi autenticitetin e pamjeve.

‘Video e marrë pa leje’

Për të sqaruar më tej, Faktoje kontaktoi edhe me autorin e videos, i cili konfirmoi përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e saj.

“Unë jam content creator dhe po implementoj AI në projektet e mia duke e përdorur për të tërhequr audiencën, duke qenë se është bërë trend në rrjete sociale,”  shpjegon autori i faqes rigo.vision për Faktoje.al. Sipas tij, videoja për Lanën është pjesë e një serie përmbajtjesh që po prodhon për profilin e tij personal dhe nuk është krijuar për qëllime politike.

“Foto ‘para’ është realizuar me AI, me referencë nga foto reale në Google, ndërsa ‘pas’ është reale 100%, por është përdorur AI për timelapse me prompte specifike”, sqaron më tej natyrën e materialit autori.

Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me

Pra videoja nuk është një krahasim autentik mes dy momenteve reale në kohë, por një kombinim mes realitetit dhe simulimit. Megjithatë, kjo nuk u komunikua në asnjë nga postimet që e shpërndanë, përfshirë atë të Kryeministrit.

Një tjetër element problematik lidhet me mënyrën se si videoja u përdor nga vetë kreu i qeverisë. “Për publikimin nga Kryeministri, as nuk ka marrë leje fare nga mua, asnjë lloj mesazhi. Thjesht kanë bërë reupload videon time, e cila tashmë ishte bërë virale,”  thotë krijuesi i faqes

‘Manipulim opinioni’

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, rasti ngre një problem më të gjerë që lidhet me standardet e transparencës në epokën e inteligjencës artificiale.

 “Kjo video e publikuar nga Edi Rama ngre një problem serioz: përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa i deklaruar si të tilla” shpjegon Semanaj. 

Ai thekson se në nivel europian tashmë ka standarde të qarta për përdorimin e përmbajtjeve të tilla. “Në Bashkimin Europian, përmes EU Artificial Intelligence Act, kërkohet që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara me AI të etiketohen në mënyrë të dukshme, sidomos kur mund të ndikojnë opinionin publik.” 

Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me

Ndaj, sipas Semanaj, mungesa e transparencës krijon pasoja konkrete. “Kur materiale të tilla shpërndahen si ‘të vërteta’ nga aktorë publikë, rrezikohet manipulimi i opinionit dhe cenohet besimi te informacioni – transparenca nuk është zgjedhje, është detyrim”

Lana

Përpos videos së gjeneruar me AI, Lana sot ka edhe anën tjetër të realitetit. Faktoje ka shkruar më herët mbi fenomenin e ndotjes së Lanës pasi impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, i financuar me kredi nga jashtë vite më parë, përfundoi i braktisur e i degraduar, duke lënë Tiranën me një lum të ndotur, me pasoja mjedisore, shëndetësore dhe ekonomike.  

Përfundim 

Në një kohë kur teknologjitë gjeneruese po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dallimi mes realitetit dhe përmbajtjes së manipuluar vizualisht bëhet më i vështirë për publikun e gjerë. Ndaj dhe mungesa e transparencës për përdorimin e AI në një përmbajtje që shpërndahet nga nivelet më të larta të komunikimit publik përbën problem.

Rehabilitimi i Lumit Lana është pjesë e ndërhyrjeve urbane të realizuara gjatë periudhës kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës (2000–2011). Në atë kohë, administrata vendore ndërmori një sërë aksionesh për pastrimin e shtratit të lumit nga ndërtimet pa leje, rikthimin e hapësirave publike dhe shtimin e gjelbërimit në qytet.

Pra, ndërhyrja në Lanë është një fakt i dokumentuar dhe i njohur publikisht. Megjithatë, përdorimi i një videoje të manipuluar pa e deklaruar këtë fakt krijon problem edhe për mënyrën se si komunikohet ky realitet.

Rasti ilustron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në hapësirën digjitale, ku përmbajtjet e krijuara me AI përdoren për të rritur angazhimin dhe për të tërhequr audiencë. Vetë autori e pranon këtë. “Po e përdor AI për të tërhequr audiencën, pasi është trend në rrjete sociale”, thekson ai.

Por kur këto përmbajtje ripërdoren nga aktorë publikë dhe media pa asnjë shpjegim, ato mund të marrin një peshë tjetër duke u perceptuar si burime informacioni dhe jo thjesht si produkte kreative. Në përfundim, rasti tregon se përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa etiketime të qarta mund të kthehet në një formë të re të propagandës vizuale, ku teknologjia përdoret për të ndërtuar narrativë publike që nuk dallon lehtësisht nga realiteti. /Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë