Deputeti Belind Këlliçi akuzoi Partinë Socialiste për mungesë transparence dhe vendime të motivuara politikisht. Ai deklaroi se mazhoranca po zhvillon “një farsë parlamentare” për të miratuar projektligje të rëndësishme, si ai për barazinë gjinore dhe akti normativ për ndërtimet, pa debat publik. Sipas Këlliçit, mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PS-së është një manovër për të justifikuar përjashtimin e Sali Berishës dhe për të shmangur diskutimin mbi çështje që prekin qytetarët.
Opozita, theksoi ai, do të vazhdojë të kërkojë transparencë, debat dhe mbrojtjen e interesave të publikut.
Belind Këlliçi: Vendimi është politik i Partisë Socialiste, në vijim të asaj sjellje që kanë patur në këto dy muaj, që duan të kalojnë pa debat, pa diskutim, pa transparencë për qytetarët shqiptarë, qoftë programin qeverisës, qoftë çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, çështjet që kanë të bëjnë me ujin, me energjinë elektrike, çështje kaq e rëndësishme siç është ligji për barazinë gjinore, apo akti normativ për çështjet e ndërtimit e të tjera. Tani që ne po flasim, është duke u zhvilluar një farsë, një mbledhje farsë e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Janë njoftuar në pushimin prej 30 minuta të gjithë deputetët e Partisë Socialiste që të vijnë në seancë. Do të shihni një skenë të parapërgatitur nga Taulant Balla, ku do të kërkohet përjashtimi qoftë i zotit Berisha apo i ndonjë deputeti tjetër të PD-së për fyerje ndaj ambasadorit të BE-së, që kjo nuk ka ndodhur, është një inskenim i organizuar qoftë nga ministri Gogu apo qoftë nga Taulant Balla. Do të shikoni justifikime të panumërta për të kaluar seancën direkte në votim.
Dhe do të shihni që ligjet e rëndësishme të paraqitura ditën e sotme, projektligjet, do të kalojnë të gjitha pa debat dhe do të kalojnë në votim pasi po priten që të mblidhen deputetët e PS-së. Ky është një skenar i parapërgatitur. Ne e kemi thënë me dhjetëra herë. E rëndësishme është që unë po jua them tani që të dini që këtu ka dy palë qartazi të ndara në qëndrimet e tyre në raport me interesin e qytetarëve. Është opozita dhe PD-ja që do debat, do diskutim, do transparencë, do të flasë për hallet dhe problemet e qytetarëve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Nëntor21:08
A i kërkon falje ambasadorit Gonzato? Berisha: Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i ...
POLITIKE
6 Nëntor20:49
'60 euro për person'/ Skandali i blerjes së votave në Britani, Këlliçi akuza Ballës, citon raportin e 'Follow the money'
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi në seancën e sotme parlamentare ka cituar n...
POLITIKE
6 Nëntor20:41
Berisha: Nuk kam fyer asnjë ambasador, i kërkoj sërish Gonzatos direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore
Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazhit të komisioneres Marta Kos.
Beri...
POLITIKE
6 Nëntor20:25
Berisha replikon me Toni Gogun: E ngatërron fjalën binar me bipolar! Për këtë të fundit pyet kryetarin tënd
Nga Parlamenti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, duke e akuzuar se...
POLITIKE
6 Nëntor20:14
Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklarat&...
POLITIKE
6 Nëntor20:02
Berisha zbulon të dhëna të tjera nga dosja për Taulant Ballën: Kreu porosi për vrasje. Prokurori e dogji
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit pa...
POLITIKE
6 Nëntor19:16
“Këta i peshojnë lekët, nuk i numërojnë dot”/ Banorët e Vlorës mosbesim për zgjedhjet e së dielës dhe akuzave për patronazhim
Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboar...
POLITIKE
6 Nëntor19:14
Afera 50 mln euro e Tunelit të Llogarasë, Birn: Socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që op...
POLITIKE
6 Nëntor19:10
Ligji për barazinë gjinore, Rama nuk tërhiqet dhe i kërkon falje ambasadorit të BE
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Marta Kos, duke kërkuar ndjesë për mënyrën fyese me të cilën sipas tij...
POLITIKE
6 Nëntor19:05
“Ambasadori Gonzato imponon bindjet e tij”, Marta Kos reagon pas deklaratave të Berishës
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokr...