Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm ka dhënë detaje në lidhje me procesin zgjedhor. Sipas policisë nuk është konstatuar asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisonerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm.
Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, më shumë se 7 mijë, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.
Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Maj10:29
Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para
Që në orët e para të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himar&...
POLITIKE
14 Maj10:17
Dhuna ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, arrestohet 33-vjeçari, procedohet një tjetër
Agresori që goditi kandidatin e Bashkisë së Kolonjës është arrestuar. Policia ka arrestuar Esmeraldo Kacolli, i cili goditi p&eu...
POLITIKE
14 Maj10:00
Dështon pajisja PEI në dhjetëra qendra votimi, KQZ urdhër komisioneve
Pajisjet PEI, të cilat bëjnë identifikimin e votuesve në mënyrë elektronike, nuk kanë funksionuar optimalisht.
Komisioni Q...
POLITIKE
14 Maj07:00
Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin elektronik
Në Shqipëri ka nisur që prej 07.00 procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e...
POLITIKE
13 Maj22:00
FoxNews: Biden po heq dorë nga Shqipëria, 'vakumin'; mund ta mbushin Rusia e Kina
SHBA- Ndërkohë që shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 14 maj në zgjedhjet lokale në një rajon që...
POLITIKE
13 Maj17:43
Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ: Operatorët teknikë të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat tha se të gjithë operatorët e caktuar për zgjed...
POLITIKE
13 Maj17:31
Drama sociale e emigrimit / Nga martesat me shkesi tek diferencat e moshës, si po prishet bërthama e familjes
Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në mënyrë madh...
POLITIKE
13 Maj16:00
Zgjedhjet e 14 majit, ushtria “blindon” ambasadat dhe institucionet në Tiranë
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet elektorale të 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur s...
POLITIKE
13 Maj10:00
Heshtje zgjedhore, të dielën shqiptarët u drejtohen kutive të votimit
Pas një muaji fushate, këtë të shtunë të gjitha palët politike që garojnë në zgjedhjet vendore të s&eum...