FOTO/ Ky është Dorian Kasa që i vendosi thikën në fyt policit te “Kthesa e Kamzës”
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e njohur si “Casa Italia”, ku nj&e...
Forcat politike mbyllën në Shqipëri fushatën zgjedhore për pushtetin vendor pas 30 ditë tubime të ngjeshura, ku ranë më shumë në sy protagonizmi i kryetarëve partiakë dhe sulmet e ndërsjella mes tyre. Partia Socialiste zhvilloi tubimin përmbyllës të fushatës në Durrës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se projektet e zhvillimit turistik dhe ekonomik kanë nevojë për mbështetje me vota në pushtetin vendor.
“Bëhet fjalë për të ardhmen dhe një potencial të jashtëzakonshëm, dhe nevojitet më shumë punë dhe energji, që ta vëmë në shërbim të komunitetit. Ne iu themi të gjithëve që të votojnë për kandidatët tanë, se ata punojnë për të ardhmen”, tha Rama.
Partia Demokratike e mbylli fushatën me një tubim në kryeqytet. Kryetari i saj, Enkelejd Alibeaj, tha se Partia Demokratike ka kaluar vitin e fundit periudhën më të vështirë të saj si dhe një fushatë plot pengesa nga makineria shtetërore e kryeministrit Rama, nga ish- kryeministri Sali Berisha, person i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, si dhe nga ish- presidenti Ilir Meta.
“Trekëndëshi i së keqes u mundua me të gjitha mjetet, mediatike, financiare dhe kriminale për të ndaluar në rrugën e saj Partinë Demokratike, por ne nuk u stepëm aspak dhe nuk u dekurajuam për asnjë moment”, tha Alibeaj.
Ai shprehu optimist se pjesëmarrja e masive e qytetarëve në votimet e së dielës do të fuqizojnë alternativën e djathtë, Partinë Demokratike në të ardhmen e afërt, si dhe do të ndëshkojë korrupsionin qeveritar.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” zhvilloi po ashtu një tubim përmbyllës në kryeqytet. Kryetari i Partisë së Lirisë, pjesëtare e koalicionit, Ilir Meta, deklaroi se me zgjedhjet vendore e 14 majit do të ndahet nga një regjim monist dhe i korruptuar i kryeministrit Rama.
“Rama u përpoq të rrotullonte fushatën rreth emrit të tij dhe u përpoq të shmangte llogaridhënien. Rama është kryeministri më i dështuar, dhe ka qenë edhe basketbollist i dështuar”, tha Meta. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” po bën thirrje qytetarëve të reflektojnë për gjendjen ekonomike, me çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata të borxheve nëpër shitore.
“Rama u tall me qytetarët gjatë fushatës, zbrazi sharje ndaj kundërshtarëve. Mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave”, tha ish-kryeministri Berisha.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me përgjegjësi dhe të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në pushtetin vendor, pasi kanë dëgjuar prej disa javësh propozime dhe platforma nga më të ndryshmet.
“Vota juaj është thelbësorja. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni. Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës”, iu drejtua Begaj qytetarëve me një mesazh publik. Ambasada e SHBA-ve shpërndau përmes faqes së saj të internetit një deklaratë, ku u bëri thirrje partive politike dhe institucioneve të zbatojnë ligjin shqiptar dhe standaret ndërkombëtare gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.
“Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. Të dielën Shqipëria voton për kryetarët dhe këshillat e 61 bashkive të vendit. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan pothuaj gjithë bashkitë e vendit.
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat tha se të gjithë operatorët e caktuar për zgjed...
Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në mënyrë madh...
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet elektorale të 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur s...
Pas një muaji fushate, këtë të shtunë të gjitha palët politike që garojnë në zgjedhjet vendore të s&eum...
Belind Këlliçi intervistohet nga "Piranjat". Me pyetje ndryshe, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi i f...
Florjan Binaj Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve...
Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetares së Bashkisë...
Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë ku ...
Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” p&...
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bash...