POLITIKE

Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin elektronik

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 07:00
Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin

Në Shqipëri ka nisur që prej 07.00 procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Probleme të shumta janë verifikuar në pjesë të ndryshme të vendit me funksionimin e pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, bëri të ditur rreth orës 10:00 se sistemi ka funksionuar normalisht në të paktën 85 përqind të 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Në momentin që flasim janë 4469 të cilat funksionojnë normalisht sa lidhet më pajisjen elektronike. Janë 205 qendra votimi, të cilat sipas informacionit në kohë reale që marrim, na tregojnë se atje, pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyre. Janë 531 qendra të tjera votimi, për të cilat nuk kemi informacion”, deklaroi zoti Celibashi. Pak përpara daljes së tij publike, ai dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, kishin urdhëruar që aty ku pajisja nuk funksionon “identifikimi të vijojë me mënyrën tradicionale, pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi për të pritur më shumë”. Zoti Celibashi u shpreh se ishte herët për të folur për arsyet e situatës së krijuar.

Teknologjia, këtë herë edhe për votimin dhe numërimin elektronik, po zbatohet në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë. Numërimi në pjesën tjetër të vendit do të realizohet manualisht, në 92 qendra të numërimit të ngritura posaçërisht.

Për zgjedhjet e kësaj të diele në listat e votuesve janë mbi 3 milion e 650 zgjedhës, përfshorë dhe emigrantët. Këta të fundit mund të votojnë vetëm nëse ndodhen në atdhe. Për pasojë numri i votuesve realë, pritet të jetë 30-40 përqind më i ulët nga ai në lista.

Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

Zgjedhjet për pushtetin vendor po ndiqen nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit. Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkrutër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.

Procesi u parapri nga një incident në mesnatë, ku është dhunuar kandidati socialist dhe drejtuesi aktual i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, nga persona që dyshohet të jenë mbështetës së opozitës. Zoti Isai deklaroi se njëri prej dhunuesve është dhe anëtar i Komisionit Zonal. Policia ka arrestuar njërin prej agresorëve.

Nën hetim ka përfunduar gjatë ditës dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçvës, Lefter Maliqi, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer 4 persona në një lokal.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 12 Maj23:35

Të votosh apo mos të votosh!

Florjan Binaj Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan