54 ditë revoltë! Protestuesit rrethojnë godinën, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga...
Ashtu siç pritej, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë me...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për portalin "Syri. net" e quajti procesin e tij gjyqësos si kriminal dhe pengmarrje politike. Ai tregon dhe cila është gjëja e parë që do bëj kur të dal nga burgu
Pjesa e parë e Intervistës
Z. Meta, u mbushën 13 muaj që ju vazhdoni i izoluar në mënyrë ekstreme, aq sa edhe Avokati i Popullit publikoi së fundmi një tjetër raport shumë kritik për shkeljen e të drejtave tuaja në paraburgim..
Unë ndihem sinqerisht 13 muaj më i ri se më 21 tetor 2024, ditën kur Narkoshteti më rrëmbeu në mënyrë mafioze publikisht, siç e kanë parë të gjithë.
Çdo ditë që kaloj këtu është një ditë e re në drejtim të përvojës, të leximeve, të shkrimeve, të reflektimeve dhe projektimeve për të ardhmen.
Por në aspektin fizik çdo ditë më bën më të ri, më të shëndetshëm, më të fuqishëm, aq sa i premtova para pak ditësh gjatë një bisede telefonike superkampionit olimpik të peshëngritjes, Z. Piro Dhima se gjëja e parë që do të bëj kur të dal këtej është se do mund ish-rekordmenin e njohur, mikun tonë të përbashkët, Z. Muharrem Berisha.
Ndërkohë si po ecën procesi kundër jush?
Ky është një proces sa skandaloz, aq edhe kriminal, “standardet” e të cilit janë vulosur në mënyrën e rrëmbimit tim, që i ngjan vetëm rrëmbimit të Aldo Moros nga brigadat terroriste në mes të Romës.
I paligjshëm ka qenë i gjithë procesi hetimor edhe para rrëmbimit, por unë nuk jam shqetësuar asnjëherë sepse kam qenë i bindur se kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj dhe kjo për arsyen e thjeshtë se gjithmonë kam dashur të jem i lirë, sovran dhe i pashantazhueshëm nga askush, brenda apo jashtë vendit.
Shkeljet proceduriale të qëllimshme të bëra nga organi i akuzës, janë shumë të rënda dhe këto do faktohen gjatë gjykimit në themel ku i ftoj të gjithë gazetarët të jenë të pranishëm dhe do çuditen nga gënjeshtrat, falsifikimet dhe fabrikimet politike që nuk janë të denja as për “Zërin e Popullit” para 1990 dhe jo më për një organ akuze të një vendi që ka nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Kam një pyetje për ju, meqënëse hetimi ka mbaruar dhe “provat” janë mbledhur përse akuza (regjimi) insiston që unë të rri në paraburgim kur unë jam Presidenti i forcës së tretë politike në vend në këto 20 vite, anëtarët dhe simpatizantët e së cilës i paguajnë shumë shtrenjtë prokurorët e SPAK-ut dhe GJKKO, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, por edhe për të garantuar process të rregullt ligjor siç e imponon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Kanë të dhëna se mund të intimidoj dëshmitarë?
Kush i pengon t’i mbrojnë këta dëshmitarë të “çmuar”?
Kanë të dhëna se do intimidoj prokurorë?
Unë deri tani në pyetje jam marrë vetëm nga një prokuror, Z. Sotir Kllapi dhe komunikimi me të ka qenë shumë i sjellshëm dhe i sinqertë.
Po kështu nëse do tentohej nga ana ime t’u bëhej presion dëshmitarëve ose prokurorëve, kjo do ishte në interesin e SPAK-ut se do ngrinte një akuzë të re kundër meje.
Gjithçka është pengmarrje politike.
Shikoni sa të vendosur janë për të dhunuar procesin e rregullt ligjor.
“Rastësisht” shorti për gjykimin e seancës paraprake i bie gjyqtares, Znj. Irena Gjoka. Ne kërkojmë përjashtimin e saj për faktin se ajo është nën hetim nga Z. Dumani, i cili është ështe prokurori i dosjes time.
Ky konflikt interesi nuk merret parasysh nga GJKKO.
Po kështu “rastësisht” i bie shorti gjykatësit, Z. Ilir Panda në Gjykatën e Lartë.
Ne përsëri kërkojmë përjashtimin e tij për arsye se kur unë kam qenë Kryeministër në vitin 2000 e kam shkarkuar nga detyra si Ministër i Drejtësisë dhe ai është në konflikt interesi për gjykim të paanshëm.
Por përsëri Gjykata e Lartë vazhdon me shallin e pionerit, si para 1990, dhe nuk i intereson procesi i rregullt ligjor.
Edhe sot e kësaj dite ende nuk jam njohur me aktet fizike të akuzës (SPAK-ut), të cilat i kërkova edhe personalisht në seancën e fundit të gjykimit paraprak.
Ky degradim i standardeve të procesit gjyqësor shoqërohet me përkeqësimin e standardeve të paraburgimit, të cilat janë shumë më repressive se të personave që akuzohen për vrasje.
Të gjitha këto ligësi të sinkronizuara nga një dorë e vetme veçse më motivojnë më shumë, në betejën time politike kundër këtij regjimi kuislingësh me në krye regjentin e George Soros, që çdo ditë shet dhe fal copa Shqipërie vetëm për të shtyrë sa të mundet qëndrimin në pushtet dhe ditën e ndëshkimit.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas qëndrimeve të përsëritura të Edi Rama se pezullimi i Belinda Ballukut ka bllokuar pun&eum...
Këtë të premte, më 5 dhjetor, do të zhvillohet seanca e radhës për kreun e PL-së dhe ish-presidentin Ilir Meta, ku pri...
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama ...
Erion Braçe: Ne të dy nuk kemi folur përpara kësaj. Grida Duma: Që nga koha e Parlamentit Erion Braçe: Nuk ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’ në Mirditë...
Analisti, Agim Baçi thekson se aferat e zv.kryeministres Belinda Ballukut e kanë vënë në momentin më të vështirë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, deklaroi se dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përbën rr...
Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e organizuar në Mirditë, shprehu mirënjo...
Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer në një narko-shtet, nd&e...