Auron Tare sjell një reflektim mbi librin “The Albanian File”, duke e lidhur atë me një kujtim personal nga Butrinti, ku takimi me dy nga figurat më të mëdha të arkitekturës botërore i shërben si pikënisje për një analizë më të gjerë mbi raportin mes pushtetit, peizazhit dhe kujtesës historike.
Duke rrëfyer një shëtitje në Butrint me arkitektin britanik Richard Rogers dhe më pas një darkë ku ishte i pranishëm edhe Norman Foster, Tare kujton një debat mes “titanëve” të arkitekturës, të cilët diskutonin mbi ndikimin e ndërtimit në peizazh dhe trashëgimi.
Në qendër të reflektimit të tij qëndron një thënie e Rogers: “Asnjëherë mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësinë e tyre.”
Sipas Tares, kjo ide shkon përtej arkitekturës dhe prek thelbin e marrëdhënies mes pushtetit dhe historisë. Ai thekson se autokracitë nuk mjaftohen me sundimin e njerëzve, por synojnë të kontrollojnë edhe peizazhin dhe kujtesën historike.
Në analizën e tij, “The Albanian File” nuk është thjesht një projekt arkitekturor, por “anatomia e një mendësie” që kërkon të lërë gjurmë në histori përmes transformimit të hapësirës dhe trashëgimisë. Tare paralajmëron se kur pushteti e trajton historinë si instrument ambicieje, arkitektura rrezikon të humbasë funksionin e saj artistik dhe të shndërrohet në mjet të vanitetit politik, duke ndikuar drejtpërdrejt në kujtesën kolektive të një kombi.
REAGIMI
Asnjëherë mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësinë e tyre.” Ishin këto fjalët e një burri të qetë, i cili atë mëngjes maji, duke shëtitur nëpër pyllin magjepsës të Butrintit, mahnitej nga natyra e qytetit antik. Personi që shikonte me kureshtje muret ciklopike ishte një arkitekt britanik. Kishte ardhur së bashku me një mik të përbashkët në Butrint dhe, pasi vizitoi të gjithë qytetin, shkuam në fushën e madhe të Vrinës për të parë gjurmët e ujësjellësit të ndërtuar në kohën e Perandorit August. Sapo i tregova se Butrinti kishte një ujësjellës romak, ai donte shumë ta shikonte, duke folur shpesh për zellin e madh të Augustit për ndërtimet monumentale, si një shprehje e dominimit të vullnetit të tij mbi hapësirat perandorake. Tek ndoqëm gjurmët prej 3 km në fushën e madhe të Vrinës, biseda mbi arkitekturën dhe ndikimin e saj në peizazh ishte një leksion i jashtëzakonshëm për mua. Arkitekti që po mrekullohej me peizazhet e Butrintit quhej Richard Rogers, një emër që atëherë nuk më thoshte asgjë. Pas një dite të gjatë në këmbë, u kthyem në Korfuz, ku në darkën e shtruar në një ish-gurore të kthyer në një nga hapësirat me ujë më të bukur në Mesdhe, kam dëgjuar një nga leksionet më interesante mbi arkitekturën dhe ndikimin e saj në peizazh. Ishte një debat midis disa arkitektëve, të cilët, siç kuptova, kishin qenë shokë që në rininë e hershme dhe kishin punuar bashkë për shumë kohë në projekte të ndryshme nëpër botë. Diku ishin ndarë, pasi këndvështrimet e tyre nuk përputheshin më, por kishin mbetur miq të mirë.
Më vonë, shumë më vonë, mësova se kisha pasur fatin të merrja pjesë në një përplasje “titanësh” të zhvilluar në atë tavolinë buzë ish-gurores mesjetare. Përveç personit që kishte bredhur me mua në fushat e Vrinës në gjurmët e ujësjellësit romak, atë natë ishte edhe një arkitekt i quajtur Norman Foster. Në tavolinën prej guri, ndër temat që silleshin përqark shumë veprave moderne apo antike, Butrinti zinte vendin parësor. “E sheh,” m’u drejtua një çast Richard Rogers, duke buzëqeshur, “mbaj mend çfarë të thashë në mëngjes, mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ne kërkojmë pavdekësinë në ato që krijojmë.” M’u kujtuan të gjitha këto, kur rilexova jo vetëm letrën e arkitektit holandez mbi propozimin e tij për kurorën mbretërore shqiptare, por edhe faqet e atij libri që tashmë ka marrë vlerën e një dëshmie. Fjalët e njërit prej mjeshtërve më të shquar të arkitekturës së shekullit XX Richard Rogers, më tingëllojnë ende në kujtese. Autokracitë nuk kënaqen duke sunduar njerëzit, ato kërkojnë të robërojnë edhe peizazhin, edhe kujtesën historike. Çdo despot ushqen iluzionin se pushteti i tij do të zgjasë më tepër se koha dhe se emri i tij do të mbetet i gdhendur në qytetet që ndërton apo pejsazhet qe shkatërron. Prandaj, The Albanian File nuk është thjesht rrëfimi i një projekti arkitekturor. Ai është anatomia e një mendësie. Një mendësi që nuk mjaftohet të ndryshojë peizazhin e trashëguar nga historia, por synon t’i imponojë historisë vulën e vet. Nuk i mjafton të prekë monumentet, kërkon të zotërojë edhe kujtesën që ato mbartin. Nuk i mjafton të ndërtojë mbi tokë, dëshiron të ndërtojë mbi ndërgjegjen e një kombi. Dhe kur pushteti fillon të besojë se historia është lënda e parë e ambicies së tij, atëherë arkitektura pushon së qeni art dhe shndërrohet në vegël të vanitetit politik.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Qershor11:01
KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV, PD: Kur shkelja e ligjit bëhet normë, kryeministri të japë dorëheqjen
Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë...
POLITIKE
27 Qershor10:23
Një vështrim astrologjik mbi flamingot dhe sikletet e Ramës
Nga Kristiana Filip
Po sikur historia mos lëvizë në vijë të drejtë (kohë lineare), por në cikle (kohë spirale)?&...
POLITIKE
27 Qershor09:19
Protestat masive, Irena Beqiraj: Autokrat me shije apo i çmendur?
Nga Irena Beqiraj
“Profesioni ynë ka qenë historikisht i varur nga patronazhi politik dhe kohët e fundit më janë nëpër...
POLITIKE
27 Qershor08:36
Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”
Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga pod...
POLITIKE
27 Qershor08:19
Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!
Sot në orën 19:00 do të mbahet në Tiranë protesta e 28-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cilë...
POLITIKE
27 Qershor08:09
A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
Një reagim i papritur përfshiu Shqipërinë. Një projekt që deri dje paraqitej si mundësi për zhvillim, turizëm lukso...
POLITIKE
27 Qershor08:06
Ilir Zela godet fort Ramën dhe Ballën: Mallkuar kush përçan shqiptarët, lavdi dëshmorëve të UÇK-së
Pas reagimeve përçarëse dhe fyeye të Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut d...
POLITIKE
26 Qershor22:51
“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Përshkallëzohet aksioni qytetar, letër ambasadave perëndimore
Lëvizja qytetare në Tiranë, e cila po mban gjallë një cikël të gjatë dhe të qëndrueshëm protestash masi...
POLITIKE
26 Qershor22:25
France 24 për protestat: Resorti luksoz i mbështetur nga Kushner shkakton zemërim, duke përçarë popullsinë shqiptare
TIRANË- Televizioni francez 'France 24' i ka kushtuar një reportazh valës së protestave dhe polemikave që kanë shoq...
POLITIKE
26 Qershor22:21
Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me arkitektët e huaj dhe kullat ku janë pastruar paratë e drogës
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sekt...