7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
I ftuar në një intervistën e ditës në Syri TV, Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, foli mbi V-Platform, projektin e ri dixhital të Partisë Demokratike, i cili synon të transformojë mënyrën e organizimit dhe komunikimit të opozitës me qytetarët.
Muçollari u shpreh se platforma, e mbështetur te inteligjenca artificiale dhe sistemi i matjes së performancës, do të vendosë meritokracinë në qendër të funksionimit të partisë, duke monitoruar objektivat dhe rezultatet e çdo drejtuesi, ndërsa do t'i japë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të kontribuojnë drejtpërdrejt me idetë dhe shqetësimet e tyre.
Ai theksoi se, V-Platform është pjesë e vizionit për ta kthyer Partinë Demokratike në një forcë moderne, të bazuar te të dhënat, e aftë të reagojë shpejt ndaj problematikave dhe të përgatitet për sfidat e ardhshme elektorale.
Muçollari: E para, për ata që nuk e kanë dëgjuar, V-Platform vjen, si fjalë, si përdorim, si emër, si brand, nga Victory Platform dhe nga shenja tradicionale e demokratëve, por jo vetëm, që është pikërisht fitorja, si një simbol i cili rrëzoi diktaturën. Por tani, i kthyer në një dimension tjetër, V-Platform është nga anglishtja: Voice, Vision, Victory.
Që do të thotë: Voice, zëri i qytetarëve, mënyra se si një parti moderne komunikon në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët. Vision, vizioni i partisë, është pikërisht qytetarë të barabartë, me të drejta të barabarta dhe që jetojnë njësoj si të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Dhe, patjetër, koncepti i Victory është pikërisht fitorja e Partisë Demokratike dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve.
Nën këtë koncept është ndërtuar një platformë që shkon përtej dixhitalizimit. Një platformë që tenton ta kthejë Partinë Demokratike në një parti moderne, në një parti të dekadës së ardhshme. Bëhet fjalë për ndryshimin e kulturës, ose përmirësimin e kulturës së organizatës. Partitë moderne sot në botë janë parti të fokusuara te të dhënat, te rezultatet.
Çfarë bën V-Platform? V-Platform do të vendosë në marrëdhënie pune dhe mbi koncepte objektivash dhe matjeje performance të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deri te, të themi, niveli më i ulët, që është seksioni.
Në qendër të punës, dhe këtë radhë me sisteme të matshme dhe me transparencë të qartë. Që do të thotë, i është vendosur objektiv edhe Grigelsit, edhe Bledit; i është vendosur objektiv të bëjë tre takime në zonën elektorale që përfaqëson.
Po flasim... supozojmë që jemi pjesë e kësaj. Do të ketë objektiv për të përmirësuar rezultatin në zgjedhjet e ardhshme në këto zona. Do të ketë objektiv për të rritur anëtarësimet e reja. Dhe të gjitha këto, në mënyrë periodike, mujore, do të kenë një matje performance, ku të gjithë drejtuesit së bashku, të gjithë, të themi, kryetarët e degëve, do të shikojnë ku ndodhen.
Dhe ky është një element korporativ, që edhe shumë parti të tjera të djathta po e përdorin. Është pikërisht për të krijuar një pasqyrë të qartë, që meritokracia të kthehet në elementin bazë të promovimit dhe, ndërkohë, të ketë sisteme të matshme, sisteme të cilat e matin këtë. Ky është elementi i parë i V-Platform.
Elementi i dytë është pikërisht se, nëpërmjet inteligjencës artificiale, ne do të komunikojmë me qytetarët nëpërmjet kësaj platforme, ku çdo qytetar, çdo anëtar partie, çdo, të themi, njeri që do të kontribuojë, do të japë mendimin, do të shkruajë për çështje të caktuara dhe inteligjenca artificiale do të na bëjë raportet pikërisht rreth asaj që mendojnë qytetarët. Dhe pse jo, të evidentojë ndonjë gjetje apo ndonjë ide edhe më të mirë, që mbase neve nuk na shkon në mendje.
Kjo është mënyra sesi ne do t’i angazhojmë votuesit tanë dhe anëtarët tanë, duke i vendosur në qendër, duke pasur si kryefjalë mendimin e tyre dhe angazhimin mes nesh.
Patjetër që përdorimi i V-Platform lidhet edhe me, të themi, sentimentin dhe ndjeshmërinë që kanë qytetarët.
Platforma është në ndërtim. Është koncepti i cili u miratua në Kuvend. Platforma është në ndërtim e sipër. Programuesve ne u kemi paraqitur vizionin se si do të jetë një parti moderne, një organizatë e fokusuar te të dhënat dhe te marrja e vendimeve të bazuara në të dhëna, në mënyrë shumë të shpejtë.
Që do të thotë se edhe një person që nuk e përdor shumë mirë telefonin mund të shkruajë një mesazh. Një mesazh që, automatikisht, kalon në rrjetet e, të themi, “trurit” të inteligjencës artificiale dhe të jep produkt. Dhe kjo do të krijojë një parti shumë dinamike.
Ne jemi një parti që komunikojmë shumë me anëtarët tanë. Jemi një parti që në katër vjet kemi bërë shumë procese zgjedhore. Dhe pikërisht themeli ynë ka qenë demokracia dhe komunikimi i vazhdueshëm me anëtarët. Ushtrime që herë pas here mund të kenë pasur edhe defektet e tyre, por çdo herë ne përmirësohemi.
Që do të thotë se qëllimi i Partisë Demokratike për t’u kthyer në një parti moderne, në një parti të së ardhmes, është qëllimi kryesor për të ndërtuar marrëdhënien me qytetarët. Një marrëdhënie që duhet të konsolidohet dhe që duhet të ketë reagime të shpejta nga drejtuesit e partisë në raport me atë që mendojnë qytetarët.
Kjo është partia që do të sjellë fitoren e Shqipërisë. Dhe ne besojmë se shumë shpejt do të jemi në një proces zgjedhor, qoftë në një proces të parakohshëm, por edhe nëse i referohemi zgjedhjeve të radhës.
Për mua kjo nuk ka rëndësi. Ne duhet të jemi gati sa më shpejt. Dhe nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, që do të thotë se koha është më e ngushtë. Nëse kemi zgjedhje lokale, kemi pak më shumë kohë, por kjo nuk duhet të na ndalojë që të mirëfunksionojmë dhe të kemi dinamizmin si elementin kryesor.
Dhe meritokracinë, komunikimin, shpërndarjen e mesazhit. Bëhet fjalë për një ndryshim, po e them, plotësisht të frymës dhe të mentalitetit brenda Partisë Demokratike.
Është pikërisht kjo. Është vizioni që kryetari i partisë ka vendosur, të paktën për këtë mandat, për Partinë Demokratike.
Është partia e së ardhmes. Ripërtëritja do të thotë se ne kemi nevojë të angazhojmë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Ne kemi nevojë të jemi më dinamikë. Ne kemi nevojë të jemi edhe më meritokratikë. Ne kemi nevojë të jemi edhe më të hapur. Ne kemi nevojë të jemi edhe më komunikues me qytetarët.
Duhet të kuptojmë se kemi përballë një makineri manipulimi në të gjitha aspektet, duke filluar nga propaganda dhe deri te procesi zgjedhor. Dhe ne duhet të bëjmë maksimumin që të prodhojmë një produkt cilësor, të prodhojmë një ide për Shqipërinë, të prodhojmë një parti e cila do të përfaqësojë më së miri qytetarët.
Kjo na bën ne, Bledi, të kuptojmë në mënyrë shumë të shpejtë se ku çedon mesazhi dhe nga kush nuk është përthithur. Të themi, nga kjo grupmoshë apo nga kjo zonë elektorale. Dhe kjo na bën të rifokusojmë forcat pikërisht për të qenë më organizativë dhe më efektivë në rezultatin tonë zgjedhor.
Partia Demokratike ka kaluar një kalvar të madh.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e gjatë të sotëm të kryeministrit Edi Rama lidhur...
Reagimin e tij të parë publik mbi protestën e së shtunës në Zvërnec, ish-kryeministri Sali Berisha e bëri të h&eu...
PD përfundoi të dielën procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kan&eu...
Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në pe...
Babai i ish-Presidentit Ilir Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ish-Presidenti Meta ka bërë një reagim në Faceboo...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë Edi Rama i ka të ...
Pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme lidhur me situatën në Zvërnec që solli edhe protest&eum...
Partia e Lirisë ka denoncuar me forcë, udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë për terapinë hormonale fa...
Partia Demokratike mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, duke theksuar se terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmij&eu...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tensionuar për mediat, ka goditur tavolinën me grusht duke shpallur se “nuk ka marin&eum...