7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme lidhur me situatën në Zvërnec që solli edhe protestës që u mbajt një ditë më parë në Tiranë, vjen edhe reagimi i Belind Këlliçit.
Në një reagim në statusin e tij në facebook, Këlliçi shprehet se Rama nuk shpëton dot nga roja i sigurisë duke e akuzuar kryeministrin si dhunuesin dhe plaçkitësin e vendit.
Reagimi
Edi Rama, nuk të shpëton dot roja i sigurisë, je ti dhunuesi e plaçkitësi i këtij vendi!
Vetëm një politikan i korruptuar dhe një qënie pa moral e virtyt, mund të bëjë atë që bëri sot Edi Rama.
Me siguri, ai kishte planifikuar një tjetër fjalim, atë që bën zakonisht ku shan, dhunon e mallkon këdo që nuk është në klanin e tij. Por kur protesta dhe revolta i shkoi tek zyra, e grisi dhe sot mbajti një tjetër fjalim, atë që mban vetëm kur kërkon të ruajë pushtetin e lëkurën e tij.
Bëri viktimën dhe të përulurin, bëri atë që nuk është dhe dha shpjegime të gjëra e të gjata për Zvërnecin.
Po si ka mundësi që ai nuk bëri transparencë më parë, kur njerëzit dhe mediat ja kërkonin?!
Pse i shpërfilli ai të gjithë dhe e trajtoi si çështjen e tij personale deri dje pasdite?!
Pra Edi Rama edhe një herë tregoi se shpjegimi, transparenca, llogaridhënia, nuk janë zgjedhja e tij. Ai e bën këtë vetëm kur është i detyruar. Vetëm kur vihet në rrezik karrikja e tij.
Vetëm atëherë dhe prapë duke fshehur të vërtetën e madhe të asaj që ndodhi në Zvërnec. Se dhunuesi i qytetarëve aty nuk është një polic privat që po shihet me dëshpërim nga qeveria e kreu i saj si komardare shpëtimi.
Sepse ai është frymëzuesi i arrogancës, i goditjes së njerëzve.
Sepse Edi Rama është rreshtuar që në fillim me oligarkët e të fortët kundër interesit publik. Sepse tek Edi Rama, kriminelët dhe bandat e këtij vendi kanë gjetur partnerin me të cilin kanë dhe koordinator.
Pra nuk është aspak rastësi, apo incident ajo që ndodhi në Zvërnec dhe solli revoltë. Eshtë efekt i qeverisjes shtypëse të një kryeministri të korruptuar në palcë!
Një dhunë e tillë ndodh sot kudo në Shqipëri ku qytetarët shkelen me këmbë, nuk gjejnë të drejtën, sorollaten e fyhen nga njerëzit që kanë pushtetin.
Me aplogjinë e gjatë ku bëri sërish viktimën, Edi Rama vetëm i ka ftuar protestuesit të jenë më të shumtë sot pasdite dhe jo siç e ka menduar se duke nxjerrë një fytyrë që nuk e ka, do t’i mashtrojë të rinjtë e të rejat, do t’u hedhë hi syve.
Në mbyllje po të bëj një pyetje Edi Rama!
A i the të gjitha të vërtetat për Zvërnecin?!
Ti nuk do bësh kurrë transparencë, se ajo dihet.
Transparencën e munguar do e bëjmë ne!
Partia e Lirisë ka denoncuar me forcë, udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë për terapinë hormonale fa...
Partia Demokratike mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, duke theksuar se terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmij&eu...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tensionuar për mediat, ka goditur tavolinën me grusht duke shpallur se “nuk ka marin&eum...
Kryeministri Edi Rama thotë se Pishë Poro nuk përmban statusin e zonës së mbrojtur, por peisazhit të mbrojtur. Rama tha se b&eum...
Kryetari i PD, Sali Berisha në respektim të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ ka dhënë deklaratën e tij p...
Kryeministri Edi Rama komentoi reagimin e autoriteteve greke pas incidentit të dhunës në Zvërnec ndaj protestuesit, edhe me shtetësi ...
Kryeministri Edi Rama tha se ngjarjet e fundit dhe reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec e kanë bërë të reflektojë ...
Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kundërshtimeve dhe protestave për projektin e investimit në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se nu...
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e paralajmëruar në lidhje me projektin e Zvërnecit që ka ndezur protestat ditët e fund...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv. Gjat&eum...