Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se për ndërtimet qëndrimi i PD-së është që nuk do të ketë asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove. Berisha tha se ekonomia shqiptare nuk ka nevojë për asnjë qindarkë narkoeuro. Sipas tij, narkoeurot janë toksike për ekonominë shqiptare dhe të çdo vendi tjetër. Berisha shtoi se PD ekonominë do ta bazojë në iniciativën e lirë, në një sistem fiskal që i jep frymëmarrjen më të madhe inicativës së lirë dhe te barra më e ulët fiskale për biznesin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
E vërteta është sot se ajo që duhet të jetë promotori i ekonomisë tonë dhe gjeneratori i zhvillimit, dmth prodhimi, është në një rënie progresive prej 3 vitesh me radhë. Rënie që ka sjellë humbjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës dhe thellimin e madh të deficitit tregtar, pra të eksporteve me importet. Është e vërtetë që sot dy janë sektorët kryesorë, por këta dy sektorë de facto jo që nuk gëzojnë apo nuk ndihmojnë shumicën e shqiptarëve, por këta ndëshkojnë shumicën e shqiptarëve. Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht këtë. Edi Rama pretendon se në Shqipëri kanë ardhur 10 milionë turistë në vit. Por 10 milionë turistë kanë të regjistruar 6 milionë net fjetje. Pra rezulton se kanë fjetur në Shqipëri gjysmë nate dhe ky është informalitet. Këta 10 milionë turistë në shitjet e përgjithshme të restoranteve, hoteleve, etj, kanë krijuar rreth 160 milionë euro të ardhura në euro.
Nga këto 160 milionë euro në vit, TVSH e tyre është rreth 8 milionë euro. 8 milionë euro kanë përfituar qytetarët shqiptarë në taksa nga turizmi. A mund të imagjinoni për një moment? Mijëra hotele, 100 mijë shtretër turistikë në hotele dhe AirBnB, të prodhojnë gjithsej të ardhura në taksat e shqiptarëve në nivelin 8 milionë euro. Kurse qytetarët shqiptarë, për zhvillimin e infrastrukturës turistike të klientelës së Edi Ramës, shpenzojnë çdo vit 430 milionë euro. Para e buxhetit, që përdoret për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, energjisë elektrike, etj, për resortet turistike, është 430 milionë euro në vit. Pra, çdo qytetar shqiptar paguan nga taksat e tij për turist 230 euro në vit dhe fiton 4 euro në vit. Kush fiton? Sigurisht fitojnë, fitojnë pronarët e hoteleve, resorteve, AirBnB, po këta nuk janë shumicë, këta janë pakicë e vërtetë. Këta janë maksimumi disa dhjetëra mijëra. Ndërkohë kur shumica është miliona.
Le të marrim pak ndërtimin. Çfarë ndodh me ndërtimin? E kam shtruar dhe e shtroj disa herë pyetjen: kush përfiton nga kullat e Tiranës, monumente të drogës dhe korrupsionit. Çmimet në këto kulla për metër katror janë stratosferike, janë absolutisht shumë më të shtrenjta se në Bruksel, se në Vjenë dhe një seri qytetesh të tjera perëndimore. Sigurisht në këto ndërtime punësohen punëtorët e ndërtimit, por këto nuk i blejnë dot shqiptarët. Këto janë mollë e ndaluar. Për të blerë një apartament në këto, një qytetar shqiptar duhet të punojë 104 vite. Cili është qëndrimi ynë? Ai që ka qenë, asnjë kullë. Dy, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Ekonomia shqiptare nuk ka nevojë për asnjë qindarkë narkoeuro. Narkoeurot janë toksike për ekonominë shqiptare dhe të çdo vendi tjetër. Ku do e bazojmë ne? Ne do e bazojmë në iniciativën e lirë. Ne do e bazojmë në një sistem fiskal që i jep frymëmarrjen më të madhe inicativës së lirë.
Ne do e bazojmë tek barra më e ulët fiskale për biznesin. Ne do e bazojmë në garantimin e konkurrencës dhe garës së ndershme. Ne do e bazojmë në një kuadër derregullator që lehtëson burokracinë, por edhe korrupsionin ndaj bizneseve. Pra, do bëjmë gjithçka që motori i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë të jetë vetëm prodhimi. Do krijojmë fondin e mbështetjes së eksporteve. Do heqim taksat për importet, për mallrat që eksportohen. Çmimi i energjisë do zbresë në 6 lekë për biznesin nga 18 që është sot. Barra e sigurimeve shoqërore do përgjysmohet. Do rivendoset taksa e sheshtë 9 përqind. Pra, ne do ndezim, do rindezim motorët e biznesit dhe do e shndërrojmë biznesin në promotorin kryesor të zhvillimit të Shqipërisë.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij n&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se PD disponon t&...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku foli lidhur me investi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se primaret do të ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se gjatë këty...
TIRANA- Media amerikane "New York Times" i ka kushtuar një artikull faktit se qeveria shqiptare i ka dhënë miratimin paraprak një...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme me rubrikën “Sy m’sy”, ku i është pë...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime n...
Flamur Noka TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar situatën brenda partisë në...