Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...

Debati mbi procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është ndezur në Kuvend. Deputeti Arjan Ndoja ka zbardhur arsyet e ngërçit ligjor dhe politik që po mban pezull këtë proces kyç për institucionet.
Gjatë fjalës së tij në seancë, ai sqaroi se procesi i përzgjedhjes kalon në dy faza kryesore. Faza e parë përfshin shprehjen e interesit nga kandidatët dhe dëgjesat publike në Komisionin për Çështjet Ligjore. Faza e dytë, dhe më thelbësorja, është ajo e mbështetjes, ku një kandidat duhet të sigurojë firmat e të paktën 28 deputetëve për të kaluar për votim në seancë plenare.
Në qendër të polemikave është çështja e nënshkrimeve të deputetëve. Deputeti mbrojti veprimin e kolegëve të opozitës, të cilët kanë firmosur për të gjithë kandidatët që shprehën interes. Sipas tij, ky veprim është në përputhje me ligjin dhe synon të ruajë fshehtësinë e votës. Duke iu referuar nenit 60 të rregullores së Kuvendit, ai argumentoi se nëse një deputet do të firmoste vetëm për një kandidat, kjo do të përbënte një deklarim publik të votës së tij, duke cenuar parimin e votimit të fshehtë.
“Në qoftë se ndonjëri nga deputetët e opozitës duhet të kishte nënshkruar vetëm një nga kandidatët, atëherë i bie që ai do kishte deklaruar publikisht qëndrimin e tij dhe ky votim në fshehtësi do ishte në shkelje të rregullores”, u shpreh ai.
Më tej, situata paraqitet edhe më e komplikuar kur bëhet fjalë për propozimin zyrtar. Sipas deputetit, propozimi i Partisë Demokratike nuk ka qenë për një kandidat specifik, por vetëm një pëlqim që ata të hynin në garë. Kjo do të thotë se, në fazën aktuale, nuk ka asnjë propozim formal nga partia më e madhe opozitare për një kandidat konkret që të kalojë në votimin final.
Duke theksuar se mandati i Avokatit të Popullit ka mbaruar prej më shumë se tre vitesh, Ndoja bëri thirrje për vullnet politik për të respektuar procedurën dhe për të çuar përpara procesin, duke lënë të kuptohet se pa një propozim të qartë nga opozita, procesi mbetet i bllokuar.
Arjan Ndoja: Ka të bëjë dhe me atë nënshkrimin personal. Unë personalisht kishte shqetësim zoti Shalsi, mos gaboj dhe ndonjëri nga kolegët e opozitës. Unë i kam nënshkruar të gjithë kandidatët që më kanë ardhur për të paraqitur interes dhe kanë shprehur interes për t'u bërë avokat i popullit. Dhe mendoj që ligjërisht jam shumë në rregull. Pra, procedura për përzgjedhjen dhe mënyrën e emërimit të avokatit të popullit nga Kuvendi kalon nëpër disa faza. Baza ligjore kryesore është neni 111, i rregullores së Kuvendit.
Ai parashikon dy faza. E para është ajo shprehja e interesit të kandidaturave, të cilët kalojnë për të bërë dëgjesën publike në komision. Komisioni përkatës përgjegjës është komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike. Unë bëj pjesë dhe kam marrë pjesë aktivisht në çdo seancë, bile në këtë rast jemi thelluar në diskutime.
Faza e dytë pas dëgjesës publike është ajo që quhet ndryshe mbështetja. Dhe mbështetja ka të bëjë me faktin që një numër i caktuar deputetësh, të cilët duhet të jenë jo më pak se 28, i japin mbështetjen një kandidati për të ardhur dhe për t'u paraqitur në seancë plenare për votim.
Tani ju ndodheni përpara një fakti. E para ka pasur një qëndrim ligjor të kryetarit të komisionit tonë, i cili është tërhequr nga ky qëndrim dhe ka thënë që ne paskemi zbatuar ligjin në seancën e fundit në komision për shqyrtimin e kësaj çështje, dhe thotë që një deputet mund të bëjë një nënshkrim.
Kam përshtypjen që ata që janë juristë duhet t'i referohen dhe nenit 60 të po kësaj rregulloreje që flet për votimin e fshehtë. Dhe votimi i fshehtë ka të bëjë me personat. Në qoftë se ndonjëri nga deputetët e opozitës duhet të kishte nënshkruar vetëm një nga kandidatët, atëherë i bie, fazën e parë gjithmonë ? Se ka dy faza kjo gjëja. Atëherë i bie që ai do kishte deklaruar publikisht qëndrimin e tij dhe ky votim në fshehtësi do ishte në shkelje të rregullores bazuar në nenin 60, pika 1.
Kështu që ky është arsyetimi se pse ne deputetët e opozitës i kemi dhënë nënshkrimin çdo personi që ka ardhur dhe ka marrë pjesë në garë.
Ndërsa përsa i përket mbështetjes, e kam thënë edhe në komision, Kodi i procedurës civile dhe penale, për ata që janë juristë, që është ligj me shumicë të cilësuar, parashikon që subjektet procedurale edhe mbasi e kanë ushtruar një të drejtë të tyre, brenda afatit të tyre të ankimit, heqin dorë nga e drejta e tyre e ankimit.
Që do të thotë që ky vullnet nuk ekziston më. Kështu që bashkohem me zotin Dule dhe e them, në qoftë se ka vullnet politik që ta zgjedhë opozita avokatin e popullit, le të respektojmë procedurën, kanë kaluar tre vite e sa e të tjera e të tjera që ka mbaruar mandati dhe nuk është bërë. Propozimi i Partisë Demokratike nuk është për asnjërin nga kandidatët. Është dhënë pëlqimi vetëm për të hyrë në garë. Ndërsa sot ju nuk keni si kryetar kuvendi një propozim nga partia më e madhe opozitare për një kandidat të vlefshëm për postin e avokatit të popullit. Ky është sugjerimi im. Faleminderit.
Deputeti demokrat, Edi Paloka, teksa mori fjalën në Kuvend, tha me ironi se nuk mund të presin që Edi Rama të respektojë një...
Debati për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka sjellë akuza të ashpra në seancën parlamentare. Në fjalën e ...
Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregu...
Deputeti i PD, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit ...
Teksa po fliste për prokurorimet publike, Rama tha sot se ministrja e tij, ''Diella'' nuk do të marrë dot vendime. Ai tha se në fun...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate, ku opozita ka akuzuar mazhorancën p&eu...
Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se rezultatet e arritura...
Seanca plenare e Kuvendit është përfshirë nga debate. Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debati...
Partia Demokratika ka kërkuar sot në seancën plenare, që mazhoraanca të njohë tërheqjen e mbështetjeve të PD p&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot në seancën plenare arsyen e pse demokratët u tërhoqën nga zgjedhja e Avokat...