Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit ditën e djeshme. Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi.
Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme.
Grupi shpreh solidaritet të plotë me Vokshin dhe bën thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin gjuhën dhe sjelljet seksiste.
“Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike,” thekson EPP Women në deklaratën zyrtare.
Reagimi i plotë në shqip:
Ne, EPP Women, dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë seksiste të kryetarit socialist, Taulant Balla, drejtuar zv. kryetares sonë, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, duke sugjeruar se numri i saj është “0900” – referencë për një linjë seksi!
Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Dështimi për të adresuar këtë incident gjatë seancës është i papranueshëm.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me zv. kryetaren tonë dhe bëjmë thirrje për të gjithë aktorët politikë, veçanërisht ata të shumicës qeverisëse, që të ndalojnë përdorimin e gjuhës dhe sjelljeve që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat e grave.
Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Mars17:02
Trazirat në Kuvend/ Mazhoranca kërkon përjashtimin e dy deputetëve të PD
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etik&...
POLITIKE
6 Mars16:08
Ngjarja në gjimnazin e Delvinës, deputetja Zhupa: Një sinjal për të rishikuar seriozisht masat e sigurisë
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas incidentit të rëndë në gjimnazin “Sulejman Delvina” ...
POLITIKE
6 Mars15:24
''SPAK kërkon arrestimin''/ Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin!
Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të b...
POLITIKE
6 Mars15:17
Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar për herë të par&eu...
POLITIKE
6 Mars14:58
Sjellja banale e Ballës në Kuvend, Tabaku: Arroganca e pushtetit po shfaqet me fyerje
Jorida Tabaku komentoi ncidentin e ndodhur të enjten në Parlament ku kreu i grupit socialist Taulant Balla, ofendoi deputeten e opozitës Albana...
POLITIKE
6 Mars14:27
Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit për Çës...
POLITIKE
6 Mars13:32
Berisha: Begaj u bë ''Harami i Presidencës'' me firmat që vendosi për ministrat
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar presidentin Bajram Begaj si 'haramin e Presidencës', pas dekretimit të ministrave t&...
POLITIKE
6 Mars13:01
“Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut”/ Berisha: Ministrat e rinj kanë firmat e tyre në aferat më të mëdha korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi ceremoninë e sotme të betimit të ministrave të rinj në Presidenc&eum...
POLITIKE
6 Mars12:57
Berisha: Protesta në 12 mars, kërkojmë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të konferencës për mediat nga selia blu, ka bërë thirrje për mobili...